A është ky niveli i dialogut politik që i duhet Maqedonisë?
Ish-kryetari i Komunës Lozovo nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj diskursit aktual politik, duke shtruar pyetjen nëse një mënyrë e tillë komunikimi është ajo që i nevojitet Maqedonisë.
Në postimin e tij, ai thekson se tashmë “30 vjet” qytetarët po dëgjojnë të njëjtën histori. Sipas tij, çdo zgjedhje shoqërohet me të njëjtat kërcënime, të njëjtat akuza dhe të njëjtat premtime se “do të ketë burgje”, por pas përfundimit të procesit zgjedhor, retorika qetësohet, ndërsa sistemi mbetet i pandryshuar.
Velkovski vë në dukje se për këtë arsye, shumë qytetarë me të drejtë pyesin veten nëse bëhet fjalë për një luftë të vërtetë kundër krimit, apo për teatër politik të përditshëm. Ai pyet më tej nëse, prapa konflikteve publike, elitave politike sërish u gjendet një mënyrë për të mbrojtur interesat e tyre.
Në postim thuhet gjithashtu se, në vend që institucionet të flasin përmes provave dhe vendimeve gjyqësore, politikanët garojnë se kush do të shqiptojë kërcënimin më të rëndë para kamerave, duke e kënaqur publikun me spektakël, kurse prapa kamerave…
Në fund, Velkovski thotë:
“Mjaft me teatër politik. Populli nuk kërkon aktorë më të mirë – kërkon jetë dinjitoze.”


