Author: almakos

22 Janar 2019 / 15:59 Luhatje mes vendimit për organizim ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se për këtë çështje, kryesia e partisë do të mblidhet të premten, ku edhe mund të merret një vendim. Ne kemi debat dhe kryesinë qendrore me siguri do ta mbajmë të premten. Mund të sjellim vendim por mund të jetë edhe vetëm debat dhe për disa ditë të sjellim edhe vendim. Me siguri do të fillojmë me procedurat për nominimin e kandidatëve për president të vendit dhe kandidatëve për kryetar komune në Ohër, Novo Sellë…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 15:42 Agjencia për rezerva të mallrave bleu një makinë luksoze prej 31 mijë eurosh. Respektivisht “Shkoda Superb Ambishën” 2.0 TDI me 150 kuaj-fuqi. Tenderin e fitoi kompania Deluks-Auto nga Kumanova, për të cilën mediat tashmë shkruan se ishte shfaqur në listën e donatorëve të LSDM- së në pushtet. Marrëveshja është lidhur para Vitit të Ri dhe sot u publikua në Byronë për Prokurime Publike. [embedded content] Sipas të dhënave publike të Byrosë për prokurime publike, Deluks-Auto nga Kumanova ka qenë aktive në procedurat e tenderëve të institucioneve shtetërore. Në fund të vitit të kaluar, si ofertues…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit M.D për veprën penale Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi2 i KPK-së. “I akuzuari M.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh në të cilin dënim do i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Të akuzuarit M.D i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Gjykata ka konstatuar se i akuzuari M.D me qëllim që ti bashkëngjitet grupit terrorist në Siri, nga muaji mars të vitit 2013,…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 15:06 Qeveria shprehet e gatshme të nënshkruaj marrëveshje dëmshpërblimi me ish të dënuarit në rastin Sopoti. Kryeministri Zoran Zaev, ndonëse nuk dha datë konkrete se kur ekzekutivi do të prononcohet për kërkesën e banorëve të Sopotit, theksoi se është në interes të Qeverisë që çështja të mos zvarritet në procedura gjyqësore. Për Qeverinë është më e pranueshme të negociohet. Harxhimet gjyqësore zvarrisin dhe rrisin ndikimet ndaj buxhetit, por mbi gjitha harxhohet edhe kohë e nevojshme. Në shumë procedura kemi arritur marrëveshje deri tani që t’i ulim shpenzimet dhe ta kursejmë kohë dhe besoj se edhe në…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 14:59 Qeveria dërgoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin e Venecias. Ligji është dërguar si i plotë në përmbajtje, ndërsa në kërkesë është përfshirë edhe teksti alternativ me nenin 8, dispozitat e të cilit kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në banknota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se çdo rekomandim që do të dalë nga Komisioni i Venecias, do të përfshihet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Çdo mendim do të përfshihet në lidh dhe me këtë do t’i shuajm dyshimet te cilido qytetarë. Dua të theksoj…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 14:38 Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3” për të cilën akuzohen dy zyrtarë të BDI-së, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi që të lexohet dëshmia dëshmitares Resmije Bislimovska të cilën e kishte dhënë gjatë vitit 2016, pasi që e njëjta për momentin është e pakapshme për organet e rendit. Kërkesa u kundërshtua nga pala mbrojtëse me arsyetimin se nuk janë shterur të gjitha mundësitë për gjetjen e dëshmitares. Sipas avokatëve, dëshmitarja jeton në Gjermani. Në seancën e radhës që do të mbahet të enjten Këshilli duhet të deklarohet…

Lexo më Shumë

Arta Bajramin e njohim si një këngëtare mjaft atraktive dhe të suksesshme të estradës sonë shqiptare. Këngëtarja ka sjell ndër vite këngë të ndryshme muzikore, të cilat janë bërë edhe hite me kalimin e kohës. Por, zeshkania së shpejti do të vjen me një projekt të ri, por që është pak më i veçantë se të kaluarit. [embedded content] Ajo ka zgjedhur të bashkëpunoj me aktorin e humorit, Shpëtim Deskun, moderatorin e shout televiziv, “n’Kosove Show”. “Me kit njeriun funny, po njëkohësisht shumë serioz Shpetim Desku. Big projekte po vijnë”, ka shkruar Arta në llogarinë personale në Instagram. Lexo po…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë, për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit B.V.,për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare” nga neni 235 paragrafi 4 nënparagrafi 4.9 të KPRK-së. Sipas një njoftimi, i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ”Mazllum Këpuska”, në Gjakovë, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj 27 nxënëseve të një klase/paralele, në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, D.G, B.A, E.A, L.F për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 i KPRK-së, dhe ndaj të pandehurve B.B. dhe M.K., për veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së. Sipas aktakuzës, të pandehurit D.G., B.A., E.A, dhe L.F., në periudha të ndryshme kohore, si bashkëkryes kanë blerë dhe shpërndarë lloje të ndryshme të narkotikë, me çka kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 14:02 Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi sot se LSDM-ja ka kryer anketime për të matur rejtingun e kandidatëve të mundshëm për president. Në publik po spekulohet se sondazhet përmbajnë emra nga qeveria aktuale, si Shekerinska, Spasovski, Dimitrovi, Pendarovski. Zaev shtoi se në sondazhe ka më shumë se 10 emra, duke përfshirë edhe persona nga pothuajse të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni. “Mes tyre ka maqedonas, shqiptarë, turq, serbë. Sondazhet janë bërë për të parë se çfarë po mendojnë qytetarët. Ne bëjmë vlerësime të ndërsjella me emra nga pala tjetër, me qëllim që të arrijmë një zgjidhje brenda…

Lexo më Shumë

Një grabitje ka ndodhur sot në një supermarket në komunën e Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ibraj ka bërë të ditur se Policia është në kërkim të dyshuarve, kurse për detaje tjera ka thënë se do të njoftojnë më vonë. “Po ka ndodhur një grabitje. Policia me të gjitha njësitet është në vendin e ngjarjes. Ne jemi në kërkim të të dyshuarve, dhe për detaje tjera do të njoftojmë me një komunikatë”, ka thënë Ibraj për Telegrafin. Ende nuk dihet se çfarë është grabitur nga ky supermarket, përderisa…

Lexo më Shumë

22 Janar 2019 / 13:35 Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës së sotme për shtyp ka komentuar edhe dërgimin e Ligjit për gjuhët në Komisionin e Venecias. Zaev thekson se çdo rekomandim nga Komisioni i Venecias do të inkorporohet në Ligjin aktual për gjuhët. “Prej para një viti i pranuam sugjerimet që të evitojmë çdo gabim. Çdo rekomandim nga Komisioni i Venecias do të inkorporohen në Ligj. Kjo është një e drejtë që ishte e penguar“- pohoi Zaev. Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se nuk ka nevoë për përçarje dhe se kjo është e drejtë themelore e qytetarëve. “Të mos mendojnë…

Lexo më Shumë