22 Janar 2019 / 15:42
Agjencia për rezerva të mallrave bleu një makinë luksoze prej 31 mijë eurosh. Respektivisht “Shkoda Superb Ambishën” 2.0 TDI me 150 kuaj-fuqi. Tenderin e fitoi kompania Deluks-Auto nga Kumanova, për të cilën mediat tashmë shkruan se ishte shfaqur në listën e donatorëve të LSDM- së në pushtet. Marrëveshja është lidhur para Vitit të Ri dhe sot u publikua në Byronë për Prokurime Publike.
Sipas të dhënave publike të Byrosë për prokurime publike, Deluks-Auto nga Kumanova ka qenë aktive në procedurat e tenderëve të institucioneve shtetërore. Në fund të vitit të kaluar, si ofertues i vetëm e ka marrë tenderin për prokurim të një makine për Gjykatën Themelore në Tetovë. Ka shitur makinë me vlerë prej 19 mijë eurosh.
Në shtator të vitit të kaluar, Deluks-Auto gjithashtu nënshkroi një marrëveshje me Inspektoratin shtetëror të mjedisit. Ky institucion siguroi një automjet për në terren me vlerë prej 23 mijë eurove. Edhe në këtë rast, oferta e Deluks-Auto ka qenë e vetmja.
Të gjitha dokumentet për kontratat e lidhura janë publikuar në Byronë për Prokurime Publike. Por edhe vetë Byroja për Prokurime Publike ka blerë një veturë luksoze nga tregtari i makinave nga Kumanova. Shkoda Superb me lëvizje në katër rrota dhe 190 kuaj fuqi, Auto Deluks ia ka shitur Byrosë për prokurime publike në vlerë prej 32,000 Euro. Sipas kontratës së publikuar, edhe në këtë rast, në këtë institucion ka arritur ofertë vetëm nga kompania kumanovare.
Sipas informacioneve publike në dispozicion nga Byroja e Prokurimeve Publike, vitin e kaluar Deluks-Auto lidhi kontrata edhe me institucione të tjera si- Regjistri Qendror, Burimet Energjetike të Maqedonisë, Ministria e Mbrojtjes, si dhe Ndërmarrja Publike për furnizim me ujë “Studençica” nga Kërçova.
Nëse mblidhen shumat nga të gjitha kontratat që janë në dispozicion nga viti i kaluar, nga Byroja për Prokurim Publik në të cilat kompania kumanovare ka fituar tenderët shtetërorë nga institucionet, rezulton se “Deluks-Auto” nga shteti ka grumbulluar rreth 454 mijë euro.
Në mars të vitit të kaluar, Rrjeti hulumtues gazetaresk Ballkanik, BIRN, njoftoi se nga Deluks-Auto automjete ka blerë edhe Ministria e Brendshme përmes një donacioni prej një milion euro nga Republika Çeke. Sipas BIRN, atëherë ministria pa tender, për një milion euro, ka blerë 45 shkoda. Kontrollet shtesë të BIRN-it treguan se kompania kumanovare është në listën e donatorëve të LSDM-së, të cilën gjë e mohoi pronari i saj. Ai theksoi se vetëm LSDM-së i kanë dhënë zbritje për mirëmbajtjen e automjeteve.
Bojan Stojanovski
Loading…


