5 Shkurt 2019 / 13:01 Maqedonia e realizoi atë që Evropa e priste nga ajo dhe tani BE është në radhë, shkroi ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, në kolumnën e tij që “Velt” e publikoi mbrëmë, duke aluduar në atë se vendi duhet të marrë datë për negociata në qershor. “Zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është shembull i shkëlqyer për zgjidhje të konfliktit mes partnerëve evropian. Kompromisi e hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Tani BE duhet ta bëjë gjithashtu. Politikanët nga të dy anët shkruan histori përmes përkushtimit të tyre. Në…
Author: almakos
5 Shkurt 2019 / 12:00 Aktivitetet lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Prespës si dhe aktivitetet vijuese rreth ratifikimit të Protokollit qasës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, kanë qenë temë e takimit të ministrit për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov me ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë, Ves Miçel që u mbajt në Stejt Departamentin në kuadër të vizitës së punës në Uashington. Në takim, siç ka njoftuar MPJ, Dimitrov ka shprehur pritje se së shpejti do të pasojë edhe ratifikimi i protokollit në Senatin e SHBA-së. Ndihmës sekretari shtetëror Miçel, ka vlerësuar se Marrëveshja e Prespës dhe hyrja e…
[embedded content] 5 Shkurt 2019 / 11:39 Shtëpia për bonjakë “11 tetori” ka ngelur e zbrazur, kjo për shkak se fëmijët e kësaj Qendre janë shpërndarë nëpër shtëpi më të vogla si pjesë e reformave të cilat po i zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Autoritetet premtojnë se shtëpitë për fëmijët bonjakë do t’i mbesin të kaluarës. Material i përgatitur nga “360 gradë”. Loading…
Dy të mitur janë arrestuar pasi kishin kanosur një tjetër të mitur. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 06:43, në Lipjan. Sipas raportit të policisë dy të dyshuarit dhe viktima janë nxënës të shkollës së mesme. “Nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një shufër e metalit. Dy të dyshuarit pas intervistimit në prani të punëtoritë të QPS-së, me vendim të prokurorit, janë dërguar për 24 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/ Foto: Ilustrim
5 Shkurt 2019 / 11:14 Gjatë ditës së djeshme, një person nga Kosova është privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë”, njofton Ministria e Brendshme. “Në datën 04.02.2019 në orën 16.00, personi M.R. (63) nga Kosova është privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë” pasi që është konstatuar se kërkohet në listën e Interpolit me masën “arresto”. Personi M.R. është ndaluar në Stacionin Policor të Kisella Vodës”, shtojnë nga Ministria e Brendshme.
5 Shkurt 2019 / 10:58 Për të ardhmen e hetimeve të PSP-së dhe për marrjen e lëndëve nga prokuroritë e rregullta, përveç ligjit të ri, i cili është duke u përgatitur, do të vendosë edhe interpretimi autentik i Ligjit për PSP-në, të cilën Gjykata Penale do ta kërkoj nga Kuvendi përmes prokurorit publik shtetëror. Kjo u vendos dje pasdite nga kolegiumi gjyqësor në Gjykatën Penale. Fillisht prokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Joveski do të duhet të vendosë për atë se cila prokurori do të duhet të drejtojë me lëndët PSP-së të kontestuara nga Gjykata Supreme, por do të kërkoj edhe interpretim…
Sfidat ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara po testojnë stabilitetin e sistemit të saj kushtetues dhe kërcënojnë të minojnë të drejtat politike dhe liritë civile në mbarë botën, thuhet në raportin “Liria në botë 2019”, të lëshuar të martën nga Freedom House – grup joqeveritar, me seli në Uashington. Raporti i bën një vlerësim të veçantë gjendjes së demokracisë në SHBA, në kohën kur presidenti Donald Trump është në gjysmë të mandatit. “Derisa demokracia në SHBA mbetet e fuqishme për nga standardet globale, ajo është dobësuar ndjeshëm gjatë tetë vjetëve të fundit dhe sulmet e vazhdueshme të presidentit aktual mbi…
5 Shkurt 2019 / 7:24 Ministri i Punëve të Jatshme, Nikolla Dimitrov përmes një shkrimi në profilin e tij në Twitter, ka njoftuar se Maqedonia ka vendosur ta njohë zyrtarisht Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Republika e Maqedonisë, në përputhje me partnerët e saj evropian, në përputhje me Kushtetutën mbështet dhe njeh si president të përkohshëm, kryetarin e Kuvendit të Venezuelës, Juan Guadion, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve presidenciale të lira, të drejta, dhe demokratike”, ka shkruar Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme. Loading…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka treguar aftësitë e saj vokale gjatë pjesëmarrjen në një radiostacion në Portland. 24-vjeçarja ka interpretuar drejtpërdrejt para publikut në stacionin Z100 Portland, e përcjellë vetëm nga një kitarë akustike. Për performancën e saj, Ava e ka zgjedhur hitin e madh të Alicia Keys, “Fallin” dhe e ka kënduar për mrekulli. Amanda Ava Koci (emri i vërtetë i këngëtares) është duke e shijuar suksesin e këngës “Sweet but Psycho” që po shënon arritje të jashtëzakonshme. Lexo po ashtu: Krahas kryesimit nëpër top-lista dhe platforma të ndryshme të dëgjueshmërisë, videoklipi i kësaj kënge ka…
Policia e Kosovës ka konfirmuar grabitjen e armatosur e cila ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë për Telegrafin se rreth orës 17:55, policia ka pranuar një informatë se në afërsi të semaforëve në Pejë në filianin e Western Union ka ndodhur një grabitje e armatosur. “Menjëherë pas marrjes së informatës njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me të dalë në vend ngjarje kanë kontaktuar me viktimën e cila ka qenë punonjëse në Westrern Union dhe e njëjta ka…
4 Shkurt 2019 / 19:22 Maqedonia në qershor mund t fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Kështu ka deklarur kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Sofje, ku u takua me homologun e tij, Bojko Morisov. Pas takimit, kryeministri Zaev e ka përsëritur falënderimin e tij ndaj kryeministrit Borisov për nxitjen që kanë dhënë për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë, përderisa Bullgaria kryesonte me Bashkimin Evropian. TË dy kryeministrit, biseduan për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, projektet në sferën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Para takimit në…
Rreth orës 17:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ka ndodhur një sulm me armë afër një institucioni financiar. Telegrafi mëson se sulmi ka ndodhur në “Iute Credit”, e cila gjendet shumë afër stacionit policor në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore të cilat kanë izoluar zonën me shirita. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi, ndërkaq policia e kontaktuar nga Telegrafi kanë thënë se pas grumbullimit të informatave nga vendi i ngjarjes do të informoheni me kohë. /Telegrafi/

