5 Shkurt 2019 / 15:47 Qeveria pritet të vendosë për konkursin për drejtorë të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve. Pika e vendosur në rend dite akoma nuk është shqyrtuar, por siç mëson Alsat për të njëjtën është duke diskutuar edhe departamenti për çështje kadrovike. Loading…
Author: almakos
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një grabitje të armatosur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë. Pas marrjes së këtij informacioni, strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila është…
5 Shkurt 2019 / 15:32 Nesër në Bruksel do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Pas firmës së 29 ambasadorëve të vendeve anëtare Maqedonia do të mund të marr pjesë në mbledhjet e Aleancës. Pas aktit të nesërm i cili cilësohet si historik për vendin, Greqia do të jetë e para që do të ratifikojë protokollin në parlamentin e saj gjë për të cilën nevojiten 151 vota. Siç njoftojnë mediat greke ratifikimi pritet të ndodh të premten. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit të sotëm me kolegun e saj kroat Damir Kërstaçeviq tha se Maqedonia shumë…
Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve në vazhdimësi lidhur me rastin e grabitjes së armatosur më 22 janar në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ka arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët ishin në arrati. Pas marrjes së urdhëresës nga Gjykata dhe Prokuroria, njësiti rajonal i hetimeve DRP-Pejë me asistim të NJRSH-Pejë, sot është kryer bastisja në një banesë në Fushë Kosovë. Pas arrestimit të dyshuarve dhe kontrollimit të banesës është gjetur edhe një sasi e narkotikëve dhe një pajisje për bluarjen e marihuanës. Dy nga pesë të arrestuarit pas intervistimit nga hetuesit rajonal DRP-Pejë, me urdhër të Prokurorit…
5 Shkurt 2019 / 15:04 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do ta heqë taksën për mallrat serbe pa e njohur vendin tonë. Ai pas mbledhjes së Qeverisë akuzoi Beogradin zyrtar se është duke i bërë shantazh Kosovës duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës. “I kemi treguar argumentet për taksën. Është e papranueshme të kushtëzohet dialogu, dialogu duhet me u kthyer, nuk humb vetëm Kosova pa dialog, por edhe rajoni. Taksa do të mbetet deri në njohje, besoj për këtë nuk keni dilema më. Serbia po bën…
5 Shkurt 2019 / 14:59 VMRO-DPMNE-ja zyrtarizon emrat e kandidatëve për president. Nga 10 kandidatët e paraqitur, komisioni i ka kthyer si negative dy kandidatura. Në garë mbeten 8 kandidatë ku në mesin e tyre dallojnë kandidaturat e profesoreshës Gordana Siljanovska dhe deputetit Vllatko Gjorçev. Partia e Hristijan Mickoskit hedh poshtë zërat se ky subjekti favorizon dikë nga kandidatët e paraqitur. Ne do ta mbështesim atë kandidat i cili do të fitojë në kongres. I bëj apel të gjithë kandidatëve që në këtë periudhë ta shfaqin vizionin dhe programin e tyre, t’i përvetësojnë zemrat e qytetarëve. Nga aktivitetet e tyre…
5 Shkurt 2019 / 14:45 Ministria e Brendshme ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dokumentacione për hetimin e hapur nga Prokuroria për vaksinat me deklarata me afat të skaduar. Nuk ka informacion ende se çfarë dokumentesh janë kontrolluar nga ana e inspektorëve të MPB-së dhe nëse janë konstatuar lëshime gjatë procedurës së furnizimit me vaksinën kundër fruthit. Nga Prokuroria thonë se deri tek ta nuk ka arritur raport mbi hetimin e MPB-së. Ndërkohë varësisht nga raporti i Prokurorisë pritet të vendoset për gjobat eventuale ndaj mjekëve të Shtëpive të Shëndetit të cilët ua kanë dhënë fëmijëve vaksinën kundër fruthit, derisa…
Një i mitur ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të moshës së mitur (14 vjeçe). Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar në rrugën “Ramiz Cernica”, në Gjilan. “Me kërkesën e prokurorisë pas një pune operative-hetimore zhvilluar nga policia, është arrestuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, i cili kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën gjithashtu moshë e mitur (14 vjeçe) femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.…
Një person është arrestuar ku pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe ka rrahur bashkëshorten. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:07, në Podujevë. Siç thuhet në raport, si pasojë e rrahjes viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën shëndetësore të Podujevës. Ndërkaq, viktima është intervistuar në prani të punëtorit të QPS, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
5 Shkurt 2019 / 13:37 “Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa të caktuar për ndryshimin e sistemit për ngrohje në disa institucione shëndetësore publike. Prioritet e kemi Spitalin e Posaçëm për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, si dhe spitalet e përgjithshme në Kumanovë dhe Strumicë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se projektet janë të gatshme, kanë hyrë në planin e furnizimeve publike dhe do të fillojnë të realizohen si prioritet pikërisht në këto tre institucione shëndetësore publike. “Shpresoj se aq sa zgjat procedura e tenderit dhe të gjitha afatet ligjore do të kalojnë pa…
Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dhe ka therur me thikë një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:20 në rrugën “19 Qershori”, në Podujevë. Siç thuhet në raport, viktima si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë. “Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë, ku me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.…
5 Shkurt 2019 / 13:20 VMRO-DPMNE shpalli emrat e kandidatëve të paraqitur për kandidat për president të shtetit. Deri tek kjo parti opozitare kanë arritur gjithsejtë 10 kandidatura, ndërkohë që një kandidaturë nuk është pranuar meqë është dorëzuar pas skadimit të afatit. Kandidatë për presidentë janë paraqitur: Nikita Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija dimovski, profesor në pension në Fakultetin e Pylltarisë, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski. Kandidatët e paraqitur deri më 16 shkurt do të duhet të promovojnë programin e tyre në komitetet komunale të partisë. Ndërkohë që fjalën e fundit e ka…

