Author: almakos

6 Shkurt 2019 / 14:26 Nikolla Gruevski nuk ka pasur ndihmës në shërbimet shtetërore të cilët i kanë mundësuar të arratiset nga Maqedonia pa u vërejtur. Prokuroria e krimit të organizuar pas tre muajve nga arratisja e tij, përmes njoftimit sqaroi se çfarë kanë bërë lidhur me zbardhjen e rastit, përkatësisht si ish kryeministri në vend që në burg, përfundoi në Hungari. Procedura parahetimore ka treguar se ka lëshime tek institucionet, por se Prokuroria nuk mundet konkretisht të detektojë përgjegjësi penale. Janë siguruar regjistrime nga kamerat e sigurisë nga bulevarde nëpër Shkup, regjistrime nga disa hotele në aeroportin e Shkupit…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të miturit F. V. “I mituri dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare. Me këto veprime i mituri F. V., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 14:16 Konkursi publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ende nuk është shpallur, por e gjithë procedura është në rrjedhë e sipër. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se në mbledhjen e fundit është diskutuar për emërimin e drejtorit të këtij Institucioni, por shtoi se shpallja e konkursit është përgjegjësi e Sekretariatit të Përgjithshëm. Sipas Hoxhës në krye të këtij institucioni mund të ketë vetëm drejtor dhe jo ushtrues detyre. Pas publikimit të shpalljes dhe pas përfundimit të shpalljes do të bëhet edhe përzgjedhja e drejtorit i cili…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 13:48 Vendet anëtare të NATO-s sot në Bruksel pritet ta nënshkruajnë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, më pas Kuvendet nacionale të vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë protokollin dhe Maqedonia do të merr pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s, në përbërje të vendit të ftuar. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se për shkak se ratifikimi kërkon miratimin nga 29 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, hyrja në aleancë mund të marrë një vit kohë sikurse ndodhi me Malin e Zi në vitin 2017. Por, veç lajmit, qytetarët duan të dinë…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 13:32 Kreu i partisë demokratike të Shqipërisë Lulzim  Basha ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e madhe për rajonin tonë. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë”,  shprehet Basha, ndërsa shton se në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike. “Ndihem krenar që në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 13:28 Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se nënshkrimi  i këtij protokolli do të thotë më shumë siguri, paq dhe stabilitet në rajon. “Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, shkruan ai. Loading…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 13:08 Qeveri në mbledhjen e djeshme është angazhuar të shpallë konkursin për drejtorin e ri të Agjencinë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Lajmin e ka bërë të ditur sot zëdhënës i Qeverisë, Muhamet Hoxha në një konferencë për shtyp pranë selisë së Qeverisë Agjencinë e Zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është një institucion që  buron nga ligji i përdorimit të gjuhëve ku në mesin e muajit janar hyri edhe në fuqi. Në seancën e djeshme të Qeverisë u diskutua edhe emërimi i Drejtorit të agjencisë i cili do të merret me…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 12:38 Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë solli vendim për formimin e grupit ndëresorësh të punës që do të ketë për detyrim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Grupi i punës i formuar dje në seancën e Qeverisë do të hartojë planin nacional të veprimit për realizimin e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe do të ndjekë dinamikën e realizimit dhe implementimit të planit nacional të veprimit në bazë të kahjeve të mëparshme të institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, implementimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve për realizimin e obligimeve që…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 12:04 Menjëherë pas nënshkrimit të Protokolit për në NATO, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ish kryeministri Nikolla Gruevski. Gruevski derisa në mënyrë ironike ka uruar nënshkrimin e Protokollit ka theksuar se pas situatës së sapokrijuar është koha për një strategji të re nacionale. Gruevski: Paradigmë e re. Për emrin Uroj nënshkrimin e sotëm të Protokollit për NATO. Koha për strategji të re nacionale pas situatës së sapokrijuar me emrin. Paradigma e deritanishme për arritjen e një kompromisi dështoi. Emërimi i qeverisë marionetë e rrënoi konceptin përmes të cilit kërkohej marrëveshje korrekte, fer dhe e…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 11:52 Gjatë ceremonisë në selinë e NATO-s në Bruksel, kanë qenë të pranishëm ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, i cili mëngjesin e sotëm ka udhëtuar nga Uashingtoni për në Bruksel. Sekretari gjeneral i NATO-s Jans Stoltenberg në fillim deklaroi: “ ky është një moment historik për vendin. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë treguar guxim duke e arritur dhe nënshkruar Marrëveshjen e Prespës, me çka kanë kontribuar për stabilitet dhe siguri në rajon”. Kjo ishte rrugë e vështirë me shumë kompromise. Shumë kohë Ju presim që të bëheni pjesë e familjes. Keni qenë…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës bëri të ditur se në Mitrovicë gjatë një pikë kontrolli, të martën Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar një veturë Golf II, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një thes i mbushur me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Forenzika rajonale dhe Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë. Nga Policia është arrestuar personi i dyshuar B.R., 29 vjeçar dhe si dëshmi materiale është konfiskuar paketimi-thesi i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku pesha e përgjithshme…

Lexo më Shumë

6 Shkurt 2019 / 11:05 Maqedonia do e merr vendin e saj në NATO. Ulemi në karrigen tonë, në tavolinë të Aleancës – NATO, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Vendet anëtare të NATO-s sot nënshkruajnë Protokollin për pranimin e Maqedonisë në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Akt historik dhe sukses për vendin tonë dhe të gjithë qytetarët. Pas shumë viteve izolim, regres dhe paqartësi, Maqedonia ulet në të njëjtin vend me shtetet nga bota demokratike. Hyrja e Maqedonisë në NATO nënkupton siguri dhe stabilitet të garantuar, siguri të kufijve tanë, por edhe përfitime të ndryshme ekonomike për…

Lexo më Shumë