7 Shkurt 2019 / 11:59 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u takua me Nina Kostovskën nga Tetova, e cila kalon jetën e saj me sindromën Down. Në bisedë me kryeministrin Zaev ajo tregoi historinë e saj dhe mënyrën e jetës, si dhe sfidat me të cilat përballet çdo ditë, por gjithashtu vuri në dukje se në asnjë moment nuk u dorëzua. Ajo jeton dhe kryen të gjitha aktivitetet normale në jetë, si të gjithë moshatarët e saj, ndërsa ka diplomuar në Fakulteti e gjuhës dhe letërsisë maqedonase, njëkosisht ndihmon prindërit e saj në farmacinë e tyre. Në bisedë me kryeministrin…
Author: almakos
7 Shkurt 2019 / 11:18 “Maqedonia e ka fituar vendin e saj në NATO, është mundësuar e ardhmja e sigurt dhe e ndritshme për qytetarët dhe shtetin. Vendet anëtare të NATO-s e nënshkruan Protokollin për pjesëmarrje të Maqedonisë në Aleancë, Maqedonia e fitoi vendin e saj në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Nga një vend i izoluar për shumë vite, Maqedonia sot është në tavolinë të njëjtë, krah për krah me shtetet nga bota demokratike. Nënshkrimi i Protokollit është dëshmi për suksesin e politikës ndërkombëtare, vlerësim për punën në reformat, vizionin në zgjidhjen e çështjeve të hapur…
7 Shkurt 2019 / 10:55 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profiline tij në Facebook ka njoftuar se është takuar në beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Pata mundësinë në Beograd të takohem me presidentin e Serbisë dhe kryetarin e PPS-së, Aleksandar Vuçiq” “Biseduam për gjendjen në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit që i kemi në dispozicion” “Gjithashtu kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin mes dy partive si motra dhe shfrytëzimin e potencialit në këtë plan” “Republika e Maqedonisë duhet të ndërtojë politika të hapura fqinjësore, të bazuara në parime dhe vlera të sinqerta”, shkruan Mickoski në profilin…
7 Shkurt 2019 / 10:23 “Anulimi dhe prolongimi i afateve për sjelljen e vendimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare nga ana e LSDM-së është edhe një dëshmi se partia në pushtet frikësohet nga përballja me qytetarët.Pushteti e din se qytetarët nuk i përkrahin politikat e tyre antishtetërore të cilat e gjunjëzuan vendin dhe sollën në shkatërrimin e ekonomisë dhe prandaj fshihet dhe shtyn afatet”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti opozitare nënvizojnë se ekonomia, arsimi, shëndetësia, bujqësia, sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurisë nga pushteti aktual kanë rënë në gjunjë. “Me LSDM-në në pushtet nuk është i mundur…
Gjashtë persona janë arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin qenë të përfshirë në një rast të rrahjes brenda në një lokal. “Si pasojë e rrahjes viktima mashkull K/Shqiptar nga goditjet me mjete të forta kishte pësuar lëndime dhe i njëjti është në tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Para pak çastesh ka filluar heqja e rrethojës prej para qeverisë. Vendimin për heqjen e rrethojës e solli Qeveria në seancën e fundit, ndërkohë që qëllimi i heqjes së rrethojës është që të lirohet hapësira rreth godinës së qeverisë dhe të mund të shfrytëzohet nga qytetarët. Hiqet gardhi i hekurt te Qeveria!
Gjashtë persona janë përfshirë në rrahje pas një mosmarrëveshje mes tyre. Rasti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku si pasojë e kësaj rrahje lëndime trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Një femër është sulmuar fizikisht nga ish i fejuari i saj. Rasti ka ndodhur dje në komunën e Podujevës, njofton policia. “Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar –ish i fejuari i saj. Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
7 Shkurt 2019 / 9:30 Në gjykimin për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski sot do të bëhet rikonstruimi i ngjarjes në vetë vendin e ngjarjes afër stacionit të autobusëve në Autokomandë në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rastin e udhëheqë gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska dhe ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar dëshmuan të akuzuarit Besim Bela dhe Skender Demiri. Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri, së bashku me J.L. (19), i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur brutalisht Sazdovskin në stacionin e autobusëve para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandri i…
7 Shkurt 2019 / 8:23 Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdojë gjykimet për lëndët “Tortura, “Tarifa”, “T.N.T”, dhe “Total” të Prokurorisë Speciale Publike. Lënda “TNT”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajnkovski. Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale me urrejtje politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canovskit. Lënda “Tortura” në të cilën…
7 Shkurt 2019 / 8:13 Sot në Maqedoni gjatë ditës parashihet të kemi mot me diell dhe i kthjellët Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 5 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 7 deri 11 grad celcius. Në Shkup do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperatura do të lëvizë prej 6 deri në 10 gradë Celsius. Loading…
6 Shkurt 2019 / 23:16 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Drenas, ku u raportua për dhunimin e një vajze të mitur nga mësimdhënësi dhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Veseli ka shpreh indinjatën e tij të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të vajzës në Drenas. Ai tutje kërkoi nga autoritete përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim. Postimi i plotë i Veselit: “Shpreh indinjatën time të thellë për…

