6 Shkurt 2019 / 23:16
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Drenas, ku u raportua për dhunimin e një vajze të mitur nga mësimdhënësi dhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Veseli ka shpreh indinjatën e tij të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të vajzës në Drenas. Ai tutje kërkoi nga autoritete përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim.
Postimi i plotë i Veselit:
“Shpreh indinjatën time të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të një vajze në Drenas. Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim”, shkruan Veseli.
Loading…


