Author: almakos

4 Shkurt 2019 / 11:59 Gjykatësja Olja Ristova e cila i gjykon funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, në rastin “Titanik 3” tërhiqet nga lënda. Ristova nga kreu i Gjykatës Penale ka kërkuar të tërhiqet nga lënda, ndërkohë që Gjykata ka pranuar kërkesën e saj. Shkak për tërheqjen sipas Ristova është deklarata e Katica Janevës se cila theksoi se nuk ka rend në Gjykatë. Loading…

Lexo më Shumë

4 Shkurt 2019 / 11:43 Më 12 shkurt pritet të realizohet një takim me përfaqësuesve të Nismës- Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit dhe kryeministrit Zoran Zaev, takimi në fjalë vjen pas protestave të shumta kundër menaxhimit të ELEM-it me Kodrën e Diellit dhe thirrjes së vazhdueshme ndaj kryeministrit Zaev që personalisht ta vizitojë Kodrën e Diellit për tu njohur nga afër me problemet me të cilat përballet kjo Qendër Turistike. Sipas drejtuesit të Nismës Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit, Hamdi Sulejmanit, fillimisht do analizohen shkaqet dhe shkaktarët që kanë sjellë deri tek kjo gjendje e kësaj Qendre Turistike dhe më…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar, derisa ishin duke vuajtur dënimin, kanë arritur të arratisen nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri. Rasti ka ndodhur të dielën në ora 18:30-18:45. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të dyshuarve. /Telegrafi/ Foto: Ilustrim

Lexo më Shumë

Janë arrestuar tre persona, një anglez dhe dy jordanezë, pasi të njëjti pas një mosmarrëveshje kanë kanosur viktimën, shqiptar, derisa ishin duke banuar me qira në shtëpinë e tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mustafë Kruja”, në Prishtinë, të dielën në ora 21:00. Viktima pa pranuar trajtim mjekësor si pasojë e shqetësimit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ Foto: Ilustrim

Lexo më Shumë

4 Shkurt 2019 / 11:12 Gjykata Penale në Shkup, ish drejtorit të DSK-së Vlladimir Atanasovski i shqiptoi 30 ditë paraburgim shtesë, njofton Makfaks. “Bashkim për veprim armiqësor”, është akuza e cila rëndon mbi ish drejtorin e DSK-së Vlladimir Atanasovski, i cili në krye të DSK-së erdhi në vitin 2016 kur nga ky post u largua drejtori i atëhershëm Sasho Mijallkov. Loading…

Lexo më Shumë

4 Shkurt 2019 / 10:59 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të vizitojë Bullgarinë, ku do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borissov. Të dy kryeministrat, siç njoftojnë nga Qeveria do të diskutojnë për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim. Në delegacion do të jenë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski. Gjatë kohës së vizitës, ministrat e kulturës të të dyja vendeve, Boil Banovo dhe Asaf Ademi do të nënshkruajnë “Program për bashkëpunim në fushën…

Lexo më Shumë

4 Shkurt 2019 / 10:20 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. As në Maqedoni gjendja  nuk është më e mirë. Në vitet e fundit është rritur numri i personave të prekur nga kanceri. Përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSH-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kanceret e gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë…

Lexo më Shumë

4 Shkurt 2019 / 9:57 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot të mbajë seancën e 83-të ku në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor në procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare dhe opozitës. Në seancën e sotme deputetët do të debatojnë është edhe rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediale, audio dhe audiovizuale në procedurë të shkurtuar. Loading…

Lexo më Shumë

4 Shkurt 2019 / 9:41 Me fjalë përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill 2017. Fjalë përfundimtare në seancën e kaluar kishte Prokuroria Publike, e cila është përfaqësues i akuzës për rastin “27 prilli” në të cilën ishin të akuzuar 33 persona, por në pajtueshmëri me ligjin për amnisti janë falur gjithsej 15 persona. Prokurorja Villma Ruskoska në fjalët përfundimtare ka thënë se në gjykatën nuk duhet të ndikojë ajo që dikush ballafaqohet me 10 vjet burg, ndërsa dikush tjetër për të njëjtën është amnistuar dhe se…

Lexo më Shumë

4 Shkurt 2019 / 6:39 Maqedonia do të fillojë zyrtarisht zbatimin e emrit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zbatimi do të nisë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror dhe lokal. “Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Gjilanit ende nuk ka arritur të ndriçojë rrethanat e vdekjes së një gjilanasi. 53-vjeçari E.Sh. është nxjerrë sot i vdekur nga ujërat e liqenit të Livoçit. Kërkimet për trupin e të ndjerit kishin filluar mbrëmë por ishin ndërprerë për shkak të motit të ligë. Operacioni kishte rinisur sot në mëngjes. Trupin e pajetë e kanë nxjerrë zhytësit e FSK-së, të cilët për të arritur deri te vendi ku gjendej viktima janë detyruar ta thyejnë akullin. Në lidhje me rastin, Kallxo.com ka kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini. Zëdhënësja tha se rasti vazhdon të cilësohet si…

Lexo më Shumë

3 Shkurt 2019 / 21:11 Një kandidat i ri hyn në garë për president të Maqedonisë. Është Amdi Bajram, kreu i Lidhjes së Romëve, i cili sonte mori mbështetje nga Komiteti Qendror i  partisë. “Në takimin e Komitetit Qendror të Lidhjes së Romëve u vendos që kandidat i vetëm për president të Maqedonisë nga partia të jetë lideri Amdi Bajram”, thuhet në njoftimin e Adnan Memedit, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Romëve në   Facebook. Bajrami për momentin është deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ai njoftoi se ka pranuar emërimin nga organi më i lartë i partisë. ALSAT…

Lexo më Shumë