4 Shkurt 2019 / 10:59
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të vizitojë Bullgarinë, ku do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borissov.
Të dy kryeministrat, siç njoftojnë nga Qeveria do të diskutojnë për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim.
Në delegacion do të jenë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.
Gjatë kohës së vizitës, ministrat e kulturës të të dyja vendeve, Boil Banovo dhe Asaf Ademi do të nënshkruajnë “Program për bashkëpunim në fushën e kulturës”, mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë.
Loading…


