
5 Shkurt 2019 / 11:14
Gjatë ditës së djeshme, një person nga Kosova është privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë”, njofton Ministria e Brendshme.
“Në datën 04.02.2019 në orën 16.00, personi M.R. (63) nga Kosova është privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë” pasi që është konstatuar se kërkohet në listën e Interpolit me masën “arresto”. Personi M.R. është ndaluar në Stacionin Policor të Kisella Vodës”, shtojnë nga Ministria e Brendshme.


