6 Mars 2019 / 8:15 Me propozim-ligjin për informacione të klasifikuara në lexim të parë, duhet të fillojë seanca e sotme e 90-të kuvendore. Përveç kësaj pike, në rend dite janë edhe Propozim-ligji i Agjencisë për siguri kombëtare, Propozim-ligji për koordinim të bashkësisë të sigurisë-zbulimit, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të punëve të brendshme, të gjithë në lexim të parë. Në seancë duhet të debatohet edhe për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, për dokumente…
Author: almakos
6 Mars 2019 / 7:49 Në ditën e dytë të Epopesë së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet akademi në shënimin e Epopesë së UÇK-së. Ceremonia e homazheve fillon që në orët e mëngjesit me nderime tek varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Prekaz. Po ashtu nga ora 15:30 Kuvendi i Kosovës mbanë seancë për Epopenë e UÇK-së. Kurse në ora 18:00 mbahet Akademi kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, mbahet Nata e zjarreve në Prekaz. Loading…
6 Mars 2019 / 7:47 Tuzi duhet të jetë një mësim për politikanët në Shqipëri dhe Kosovë. Kështu është shprehur akademiku Rexhep Qosja, duke komentuar zgjedhjet në Tuz, ku fituan forcat politike shqiptare. Sipas Qoses fitorja e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë në Tuz është fitorja e gjithë shqiptarëve të Malit të Zi. Statusi i Rexhep Qoses Shqiptarëve të Komunës së Tuzit, shqiptarëve të Hotit e Grudës, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, shqiptarëve të Malit të Zi, gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata ua uroj Fitoren e Madhe: fitoren e shqiptarëve në Komunën e Tuzit në zgjedhjet…
Gjashtë automjete janë përshirë në një aksident në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit, por pa dëmtime në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20.30 të së martës pranë azilit të të moshuarve. Dy mjete,një Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin ndërkohë që njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin duke dëmtuar edhe 4 mjete të parkuara në anë të rrugës, transmeton tch. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Për të parë videon klikoni KËTU
5 Mars 2019 / 23:20 Gazetari dhe opinonisti Goran Momirovski, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se bojkoti i zgjedhjeve presidenciale nuk shkon në favor të asnjë partie. Ai thotë më tej se, pas zgjedhjeve presidenciale, asnjë parti humbëse nuk mund të kërkojë zgjedhje të parkohshme. Sipas Mimorovskit partitë duhet të pranojnë rezultate cilado qofshin ato. [embedded content] Loading…
2 minuta më parë / E përditësuar 0Shares Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në një market në Lagjen Ulpiana në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se një person i maskuar me armë zjarri ka grabitur para të gatshme nga arka e marketit. “Me date 05.03.2019 rreth orës 21:45 ne Ulpianë-Prishtinë, Rruga ‘Henry Dynan’, kemi pranuar një informatë se në një market ka ndodhë një grabitje me armë zjarri. Rastit menjëherë iu kanë përgjigjur njësitë relevante policore. Sipas ankuesit deri sa…
5 Mars 2019 / 22:36 Sipas ekonomistit dhe analistit Visar Ademi, i ftuar në emisionin “Programi 200”, BDI-ja do të ketë dy vështirësi të mëdha në këto zgjedhje presidenciale. E para, BDI-ja do të ketë probleme me grupet konservative ose nacional-romantike në grupet e saja, të cilat do të kenë të vështirë të votojnë kandidatin e LSDM-së. Ndërsa pika e dytë do të jetë ajo e votuesve më liberalë të cilët do të arrijnë në konkluzione dhe do të bëjnë pyetjen: a na duhen më partitë me ndarje etnike? [embedded content] Loading…
5 Mars 2019 / 18:46 Qeveria në seancën e fundit ka miratuar emrat e ri të institucioneve shtetërore dhe disa organeve të tjera si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit. Bëhet fjalë për gjithsej 136 njëri të organeve shtetërore dhe publike dhe organizatave të tjera. Kështu ekzekutivi do të emërohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kurse ligjvënësi, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por, në disa raste kur emërimet kanë pasur termin “maqedonase”, zëvendësohen me termin “kombëtare” si psh. “Radiotelevizioni maqedonas” do të jetë “Radiotelevizioni kombëtar”, kurse еmri i ri i “Filharmonisë maqedonase” do të jetë…
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.F., pasi dyshohet të ketë kryer veprat penale, ‘’Trafikimi me njerëz’’ dhe ‘’Fshehja e dokumentit të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz’’. Prokuroria për këtë rast, ka filluar hetimet edhe ndaj të dyshuarës R.A, pasi që dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin R.F., ka kryer veprat e lartshënuara penale. Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji maj 2003, deri më 4 mars 2019, në Gjilan, i dyshuari R.F., me dashje dhe me qëllim të…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.S., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij. Rasti ka ndodhur me datë 04.03.2019, në fshatin Hoqë e Madhe, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tij, ku në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, P.S., e ka goditur dhe rrëzuar atë, përderisa ka ndërhyrë nëna e tij, duke tentuar ta ndaloj të pandehurin i cili ishte duke…
5 Mars 2019 / 16:22 Në komisionin për çështje evropiane kanë kaluar propozimet ligjet për reforma në sferën e sigurisë. Bëhet fjalë për propozim-Ligjin për informacionet e klasifikuara, Agjencinë e sigurisë kombëtare dhe propozime të tjera. [embedded content] Loading…
5 Mars 2019 / 15:50 “Bombat”, gjegjësisht materialet nga përgjimi i paligjshëm, PSP nuk do të mund ti përdorë si dëshmi në rastet “Talir” dhe “Perandoria”, gjegjësisht në të gjitha rastet që janë ngritur pas 30 qershorit të 2017. Kjo është vërtetuar me Propozim-Ligjin për prokurorinë publike, me çka vërtetohet dhe funksionimi i PSP-së. Ky ligj ka kaluar në Qeveri, ndërsa në ditët në vijim do të duhet të kalojë edhe filtrat në kuvend. Gjithashtu, PSP do të ketë afat deri në Shtator të vitit 2020 që të dëgjojë “bombat” dhe deri atëherë të përdorë si indice për vepra penale,…

