6 Mars 2019 / 7:49
Në ditën e dytë të Epopesë së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet akademi në shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Ceremonia e homazheve fillon që në orët e mëngjesit me nderime tek varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Prekaz.
Po ashtu nga ora 15:30 Kuvendi i Kosovës mbanë seancë për Epopenë e UÇK-së.
Kurse në ora 18:00 mbahet Akademi kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, mbahet Nata e zjarreve në Prekaz.
Loading…


