Author: almakos

[embedded content] 5 Mars 2019 / 10:46 Shanset që Maqedonia e Veriut në Qershor ti filloj bisedimet aderuese nuk janë të këqija, ky është vlerësim i euro-deputetit gjerman Knut Flekenshtajn i cili bashkë me disa kolegë të tij qëndroi në Shkup, ku skanoi nga afër reformat e domosdoshme për vendim pozitiv të vendeve anëtare të BE-së. Loading…

Lexo më Shumë

11 minuta më parë / E përditësuar 0Shares Një rast tentim kidnapimi ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt. Vikima femër ka njoftuar se një i dyshuar mashkull i panjohur ka tentuar me forcë ta futë në veturën e tij. Viktima ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 10:32 Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi  është vendi i 315’të në botë për ndotjen e ajrit, sipas raportit të fundit të publikuar për vendet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë për vitin 2018. Sipas të njëjtit raport, shtatë nga dhjetë qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë gjenden në Indi. Derisa, raportohet se disa nga qytetet e Kinës kanë shënuar përmirësim të dukshëm sa i përket cilësisë së ajrit. Qyteti më i ndotur në botë sipas këtij raporti të Greenpeace dhe AirVisual është Gurugram, i cili gjendet në periferi…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë rreth orës 22:30 ka marrë informacionin se në lagjen “Kodra e Dëshmorëve” në Gjilan, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me amë zjarri në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur. Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 10:05 Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm Lokman limani e ka respektuar ministrin për transport dhe lidhje Goran Sugarevski, i cili do të fillojë me inspektim të punës të inspektoratit për ndërtimtari në Komunën e Sarajit e cila me vite nuk po i rrënon ndërtimet e egra në Matkë. Nga Inspektorati kanë thënë se po e ndjekin situatën me platformat dhe kanë paralajmëruar se do të veprojnë në përputhshmëri me Ligjin për ndërtim, i cili parasheh rrënim të objekteve të ndërtuara pa pëlqim. “Inspektorati ka lëshuar kërkesë me shkrim deri te kreu I Komunës…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht tek liqeni i Badovcit. Në disa fotografi që ka siguruar Telegrafi nga lexuesit, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Dëshmitarët e rastit nuk raportojnë për persona të lënduar. Ndërkaq, Telegrafi ka provuar  të marr informacion  nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./Telegrafi/

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 9:54 Nga “EVN” Maqedoni  informojnë se nesër për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin distribuiv elektrik, pa rrymë elektrike do të ngelen përdoruesit në më shumë komuna të Shkupit. Në periudhë nga ora 09.00 deri në 10.00 pa energji elektrike do të jenë rr. “Frank Harkort Maning” në Komunën Kisella Vodë. Nga 09.00 deri në ora 15.00 shfrytëzuesit e rrugës 1,2,3,4,5,6 dhe 7 në fshatin Batincë në Komunën e Studeniçanit, derisa pa energji elektrike nesër do të ngelen shfrytëzuesit në periudhë nga ora 13.00 deri në ora 16.00 nga rr. “Elisie Popovski Marko” në Komunën Qendër.…

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 9:43 Nga SHA “EVN Maqedoni” informojnë se nesër për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrodistributiv, pa energji e elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në disa komuna të Shkupit. Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 10:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Frank Harkort Maning” në Komunën Kisella Vodë. Prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rrugët 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 në fshatin Batincë në komunën e Studeniçanit, përderisa pa rrymë nesër do të mbeten shfrytëzuesit gjatë periudhës prej orës 13:00 deri në orën 16:00 nga…

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 9:29 Partitë e koalicionit qeverisës kanë zgjedhur Stevo Pendarovskin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e parashikuara të mbahen më 21 prill. 31 parti politike maqedonase, shqiptare turke, bosnjake, serbe e rome i kanë dhënë mbështetje pa rezerva kandidatit të përbashkët për president, Stevo Pendarovski. “Pendarovski është person, i cili do t’i bashkojë të gjitha bashkësitë etnike, njeri i cili beson në politikën e integrimit, politikën tonë “një shoqëri për të gjithë”, njeri që besoj se do të përmbushë ashtu siç duhet funksionin e presidentit të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar kryeministri…

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 8:15 Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trajektorja” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Publike Speciale. Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski. Në bankën e të akuzuarve sot, gjithashtu, duhet të ulen edhe të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”. Ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski si edhe 20 persona të tjerë në këtë rast ngarkohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është…

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 7:56 Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisionit ligjdhënës-juridik. Në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane janë ligjet për informacione të klasifikuara, për Agjencinë për siguri kombëtare, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të punëve të brendshme Propozim-ligji për koordinim të sigurisë – bashkësisë për zbulim të Republikës së Maqedonisë të Veriut, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj”, të gjithë në lexim të parë. Komsioni për sistem politik dhe…

Lexo më Shumë

5 Mars 2019 / 7:47 Debati për interpelancën e ministrin të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të shtruar nga deputetët e opozitës do të caktohet në mënyrë plotësuese në koordinim me ministrin dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në vazhdimin e sotëm të seancës së 86-të. Interpelanca e Spasovskit është pika e vetme e ngelur në rendin e ditës së seancës, pasi u votuan ndryshime dhe plotësime të ligjeve për subvencionimin e kredisë banesore, për shfrytëzimin dhe disponueshmërinë me gjësendet në pronë të shtetit dhe komunave dhe për tatimin e vlerës së shtuar, të…

Lexo më Shumë