Author: almakos

Alsat-M 2019-04-23T10:05:19+02:00 Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Thesari”, “Titanik”, “Treqind” dhe “Tarifa”. Në “Thesari” i akuzuar i parë është ish drejtori i DSK Sasho Mijallokov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe është shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjeve të elektro-komunikimit për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK dhe trajnim për shfrytëzimin…

Lexo më Shumë

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në fshatin Lebanë, rreth orës 07:00. “Sot rreth orës 07:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë ajo. Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. “Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-23T09:24:59+02:00 Shtatë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej tetë aksidente të evidentuara në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Janë sanksionuar 18 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë përjashtuar dhjetë persona para se të marrin të drejtën e lejes për vozitje, si dhe 11 automjete të parkuara, dy të ngarkuara dhe një me pengesa teknike. Janë shqiptuar 86 masa për parkim të parregullt, ndërsa karrotreci ka marrë 59 automjete. Gjashtë shoferë e kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, pesë nuk e kanë mbajtur rripin…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-23T08:09:41+02:00 Në Gjykatën Penale sot duhet të kumtohet gjykimi për vrasjen e njëzet vjeçarit Nikolla Sazdovski, rast në të cilin të akuzuar janë Besir Bela, Skender Demiri dhe një person tjetër i cili është në arrati. Rasti filloi më 9 nëntor të vitit të kaluar dhe e udhëheq gjykatësja Daniella Aleksovska – Stojanovska. Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë rikualifikim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë. Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-23T07:55:51+02:00 Dita e dytë Pashkëve, sipas kalendarit ortodoks, 29 prilli i vitit 219 është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria në të njëjtën kohë, qytetarëve të religjionit ortodoks në Republikën e Maqedonisë ua uroi festën e madhe krishtere Pashkët. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-22T22:03:36+02:00 Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna në Karposh njoftoi se do të ketë “spastrim” në radhët e qeverisë për shkak të pakënaqësisë së disa prej qytetarëve. “Unë flas hapur, nuk po kërcënoj askënd, e kemi marrë mesazhin në raundin e parë. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, do të ketë spastrim në nivel lokal dhe qëndror. Ky është mesazhi im. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të disa dobësive tona. Ka dobësi, por ne jemi…

Lexo më Shumë

Një objekt në ndërtim është shembur sonte rreth orës 20:30 në Zonën Industriale në Fushë Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në Rrugën ‘Elez Berisha’ në Zonën industriale në  Fushë Kosovë, është shembur një pllake  nga një ndërtesë e cila  është në ndërtim e sipër”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin. Sipas zëdhënëses, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore. “Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar institucionet kompetente”, tha…

Lexo më Shumë

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka dhënë detaje të reja rreth tragjedisë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person vrau bashkëshorten e tij, renë e më pas edhe veten. Prokurori tregon se kur ka arritur policia në banesën ku u kryen tri vrasje, trupat e pajetë janë gjetur të shpërndarë. “Dy gratë e vrara janë gjetur në kuzhinë, ndërsa burri është gjetur i vrarë në dhomën e fjetjes. Mendoj se vajza e vogël nuk e ka parë krimin pasi lodrat e saj kanë qenë në dhomë, mirëpo mendohet se kur e ka dëgjuar zhurmën ka dalë…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur pak çaste më parë në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 20:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Telegrafin. Ahmeti, bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-22T20:29:00+02:00 Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në mënyrë të qetë dhe transparente, por nevojiten reforma shtesë në legjislacionin zgjedhor thonë liderët evropianë. Zëdhënësja e institucioneve të BE-së, Maja Kocijançiç, për MIA-n porositi se, sipas raportit të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, “liritë fundamentale të bashkimit dhe shprehjes ishin respektuar”, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dje dhe se vlerësimi i përgjithshëm për to është pozitiv. “Mbetet e nevojshme të finalizohen reformat e filluara paraprakisht të legjislacionit zgjedhor”, përkujton Kocijançiç. Bashkimi Evropian u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në raundin…

Lexo më Shumë

Një punëtor në Gjakovë është lënduar sot në vendin e tij të punës, ku dheu është shembur nga një objekt dhe e ka zënë atë. Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj. Ai, tha se punëtori është jashtë rrezikut për jetë. “Gjatë ditës së sotme një person në Gjakovë është lënduar pasi që në një objekt është shembur dheu dhe e ka zënë punëtorin. Punëtorët kanë arritur ta nxjerrin nga objekti. Personi është jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendngjarje ka dalë inspektori i punës dhe prokurori kujdestar”, ka thënë Kristë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-22T20:09:03+02:00 Zjarrfikës me tre automjete zjarrfikëse intervenojnë për shuarjen e zjarrit që vonë pasdite shpërtheu në “Vardarishte” në lagjen Lisiçe e Re. Nga Brigada Zjarrfikëse për MIA-n, theksuan se janë përfshirë në flakë mbeturinat në “Vardarishte”, si dhe me siguri zjarri është vënë qëllimisht nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Loading…

Lexo më Shumë