Shembet një objekt në ndërtim në Fushë Kosovë

Shembet një objekt në ndërtim në Fushë Kosovë

Një objekt në ndërtim është shembur sonte rreth orës 20:30 në Zonën Industriale në Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në Rrugën ‘Elez Berisha’ në Zonën industriale në  Fushë Kosovë, është shembur një pllake  nga një ndërtesë e cila  është në ndërtim e sipër”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin.

Sipas zëdhënëses, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

TAGS