Alsat 2019-06-01T08:53:25+02:00 Lëkundje të forta tërmeti janë raportuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës në Shqipëri. Gjithsej janë regjistruar 5 lëkundje. Tërmeti me magnitudë 5 ishte me epiqendër në pjesën jugore, respektivisht në Lavdar dhe kishte thellësinë 10 km. Lëkundjet u regjistruan në orën 06:26. Tërmetin është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Strugë, Ohër dhe Resnje. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-05-31T21:13:01+02:00 Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri i Republikës së Maqedonis së Veriut, Zoran Zaev organizoi Iftar. Në iftar morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, disa deputetë të Kuvendit, kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi, ministrat të qeverisë, krerët e disa komunave në vendin tonë, rektorët e universiteteve shtetërore, biznesmenët dhe përfaqësuesit e odave ekonomike dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile. “Në çdo iftar, gjatë agjërimit të Ramazanit të përmendim dhe t’i japim forcë bashkësisë sonë, Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një shtet, një shoqëri e besimeve të ndryshme,…
Alsat 2019-05-31T19:59:54+02:00 Ministria e Brendshme informon se skeleti i gjetur para disa ditëve në fshatin Lubeten është skeleti i personit Pino Sekondo, i cili ishte paraqitur si i zhdukur. Ministria e Brendshme dyshon se bëhet fjalë për vrasje dhe se ekzekutuesit janë një djalë me iniciale F.A.(27) dhe një vajze me inicialet A.GJ.(22) nga Shkupi. “Me datën 31.05.2019 njësia për krime të dhunshme pranë SPB Shkup deri tek Prokuroria Publike ka ngritur padi penale kundër personave F.A. (27) dhe A.GJ. (22), të dy nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “vrasjes, respektivisht bëhet fjalë për vrasjen e Pineta Sekondos, i…
Alsat 2019-05-31T18:54:01+02:00 Këshilli penal i Gjykatës themelore penale Shkup dy të akuzuarve për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, masën e paraburgimit ua ndryshoi me arrest shtëpiak, ndërsa njërit prej të akuzuarve masën e arrestit shtëpiak ua vazhdoi për 30 ditë. Sa i përket aktakuzës, i njëjti do të sistemohet në pajtim me AKMIS sistemin e Këshillit për vlerësimin e aktakuzës. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, paraprakisht sot, informoi se është parashtruar aktakuzë kundër katër personave. Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e një vepre penale “Kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë…
Alsat 2019-05-31T18:20:26+02:00 Qeveria dhe opozita u përplasën për atë se sa është shuma e investimeve të huaja direkte në tremujorin e parë të këtij viti. Kreu i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski akuzoi se në tre muajt e parë të këtij viti kemi vetëm 21 milionë euro, që janë të ardhura më të ulëta të kapitalit të huaj në 10 vitet e fundit. Sipas tij, edhe këto hyrje që ishin vitin e kaluar ishte rezultat i fitimeve të re-investuara të firmave të huaja që tashmë janë duke punuar në vend. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev tha se Mickoski nuk i njeh rrjedhat ekonomike…
Alsat 2019-05-31T17:24:16+02:00 Personi “El Cheka” po vazhdon të publikoj përgjime në profilin e tij në facebook, në një përgjim të ri apo siç njihen në popullatë me emrin “Bomba”, përgjimi zgjat rreth 5 minuta dhe bashkëbisedues pretendohet të jenë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Në përgjimin, të njëjtët bisedojnë rreth deklaratave të Branko Cërvenkovskit dhe qëndrimet e Nikolla Gruevskin kundrejt politikave të Cërvenkosvskit. Përveç përgjimit personi “El Cheka” në profilin e tij në facebook ka shkruar edhe një status, ku i drejtohet kryeministrit Zoran Zaev. Cheka shkruan se është i gatshëm të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të ballafaqohet…
Alsat 2019-05-31T16:12:05+02:00 Publikimi i rezultateve të anketës së klubit feminist të UEJL për diskriminimin gjinor, e cila rezultoi me dyshime për pesë profesorë të denoncuar për diskriminim, seksizëm dhe kushtëzim, ka alarmuar drejtuesit e këtij Universiteti. Rektori i UEJL, Abdylmenaf Bexheti, tha se deri më tani, në UEJL nuk ka pasur asnjë denoncim të atillë, por, edhe pse anketa është e zhvilluar në kushte anonimiteti, megjithatë universiteti do bëj hetimet e mëtejmë për verifikimin apo hedhjen poshtë të këtyre dyshimeve. [embedded content] Janë një plus katër, dhe jemi në fazën e procesimit të mëtejmë nëse do gjejmë dëshmi për ata.…
Alsat 2019-05-31T15:58:48+02:00 Pas mbylljes së çështjeve kontestuese të vendit me fqinjin jugor, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë ngritur në një nivel më të lartë. Prej sot, Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Shkup merr statusin e Ambasadës. Ministria e Jashtme ka njoftuar se në shkëmbimin e notës me homologët helen kanë vendosur që edhe Zyra maqedonase për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Selanik të shndërrohet në Konsullatë dhe njëkohësisht, Zyra greke për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir, gjithashtu të shndërrohet në Konsullatë. Më këtë akt, autoritetet thonë se shfuqizohet Marrëveshja e përkohshme e vitit…
Alsat 2019-05-31T15:52:40+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski thotë se emërimi i Erolld Musliut në Agjencinë për Zbulim është çështje e mbyllur. Ai shpjegoi se ka pasur disa takime me funksionarët e BDI-së të cilit ishin kategorikisht kundër emërimit të Musliut në këtë organ inteligjence. Pendarovski tha Musliu nuk ka është i përzier në ngjarjet e Kumanovës, dhe se këtë gjë ua ka dokumentuar dhe treguar edhe përfaqësuesve të BDI-së. [embedded content] Kam pasur disa takime me përfaqësues të lartë të BDI-së, menjëherë pasi ata dolën në opinion me ankesat e tyre. Pas këtyre bisedimeve të gjata konstruktive nga të dyja palët i…
Alsat-M 2019-05-31T15:28:30+02:00 Skënder Buzaku i cili pretendon se është kryetari formal-juridik i BFI-së, ka kërkuar sot nga Prokuroria themelore në vend, organet kompetente dhe faktori ndërkombëtar që ti garantohet mbrojtje dhe siguri. Këtë Buzaku e ka deklaruar para Prokurorisë publike, ku theksoi se është ftuar nga Pokuroria për deklaratat e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi i cili në media ka deklaruar se Buzaku është person pa fe. Sipas Buzukut, me këto akuza kreu i BFI-së, ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes por edhe ka kërkuar likuidimin e tij. Ai i ka ftuar organet e shtetit që kundër Rexhepit të merren masa…
Alsat-M 2019-05-31T15:25:04+02:00 Vazhdon heshtja në BDI lidhur me përgjimet e publikuara në rrjetet sociale ku protagonist të bisedave janë zyrtarë të lartë të kësaj partie. Ndonëse partia e Ahmetit ka caktuar Bujar Osmanin dhe Artan Grubin përgjegjës për të folur për këtë çështje, dy të lartpërmendurit edhe sot ishin të pakapshëm për prononcim. Nga ana tjetër, bashkëpartiaku i tyre, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi konstaton se përgjimet e publikuara janë të karakterit privat dhe se nuk duhet keqinterpretuar. Nuk do të doja të komentoja diçka e cila është e ndaluar me ligj. Në këtë drejtim i bëj thirrje edhe mediave…
Alsat 2019-05-31T15:08:08+02:00 Ideja për korrigjimin e kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për presidentin e maqedonisë së Veriut Pendarovski, është e patolerueshme pasi sipas tij një vendim i tillë do të prodhonte gjithmonë probleme mes dy shteteve. Pendarovski tha se institucionet e Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohen në krijimin e kushteve për bashkëjetesë e jo për ndarje. Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin…

