Alsat-M 2019-05-31T15:25:04+02:00
Vazhdon heshtja në BDI lidhur me përgjimet e publikuara në rrjetet sociale ku protagonist të bisedave janë zyrtarë të lartë të kësaj partie. Ndonëse partia e Ahmetit ka caktuar Bujar Osmanin dhe Artan Grubin përgjegjës për të folur për këtë çështje, dy të lartpërmendurit edhe sot ishin të pakapshëm për prononcim. Nga ana tjetër, bashkëpartiaku i tyre, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi konstaton se përgjimet e publikuara janë të karakterit privat dhe se nuk duhet keqinterpretuar.
Nuk do të doja të komentoja diçka e cila është e ndaluar me ligj. Në këtë drejtim i bëj thirrje edhe mediave të kenë kujdes me atë që publikojnë. Sa i përket përmbajtjes së tyre dhe në bazë të atyre pak “bombave” që i dëgjova, bëhet fjalë për biseda private, pra biseda të llojit sikur siç flas unë me ju”- theksoi – Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë
Prokuroria Publike nuk ndanë detaje nëse ndaj personit “El Cheka”, i cili publikon bombat në profilin e tij në facebook është kualifikuar vepra penale për të cilën do të ndiqet. Ky i fundit edhe sot ka vazhduar me publikimin e përgjimeve, për të cilat pretendon se i ka siguruar nga pjesëtar të grupit të Kumanovës. Për dallim nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti, në përgjimet e fundit dëgjohet edhe kreu i Kërçovës Fatmir Deari. “El Cheka” në një reagim në Facebook ka theksuar se posedon mijëra përgjime të cilat do t’i publikojë, duke shtuar se projekti i tij për zbardhjen e të vërtetës do të vazhdojë edhe në rast se cenohet siguria e tij.
“Unë, dalëngadalë dosjet dhe incizimet qe posedoj, në kosnultim me avokatin tim, do t’i dërgoj në DASH, CIA dhe Ambasadën Amerikane në Shkup. Në Maqedoninë e Veriut ose di të burgosen të kriminalizuarit, ose bie edhe Zaevi!”
Ja, une jam El Cheka nëse nuk më njihni!Tani, politikeberesit e kriminalizuar dhe injorante ne MV, te tipit Ali…
Publiée par El Cheka sur Jeudi 30 mai 2019
Përveç në profilin “El Cheka”, përgjime të reja janë publikuar edhe në Youtube nga profile me emër të kryeministri Zoran Zaev. Përgjimi pretendon bisedën mes Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit mbi procesin e regjistrimit të popullsisë.
Adrian Kerimi
Loading…



