Alsat-M 2019-05-31T15:28:30+02:00
Skënder Buzaku i cili pretendon se është kryetari formal-juridik i BFI-së, ka kërkuar sot nga Prokuroria themelore në vend, organet kompetente dhe faktori ndërkombëtar që ti garantohet mbrojtje dhe siguri. Këtë Buzaku e ka deklaruar para Prokurorisë publike, ku theksoi se është ftuar nga Pokuroria për deklaratat e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi i cili në media ka deklaruar se Buzaku është person pa fe. Sipas Buzukut, me këto akuza kreu i BFI-së, ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes por edhe ka kërkuar likuidimin e tij. Ai i ka ftuar organet e shtetit që kundër Rexhepit të merren masa të duhura. Buzaku deklaroi se në prokurori do të dorëzojnë edhe padi për vepra të tjera penale.
Alsat
Loading…



