Author: almakos

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili humbi jetën pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij, janë paraqitur sot në Gjykatën Penale ku zhvillohet seanca paraprake për Mario Përlleshajn, autor i ngjarjes. Të kapur dorë për dorë, Engjëll dhe Florina Cani shoqërohen nga të afërm të tjerë, si dhe nga shoku i djalit të tyre, i cili mbeti i plagosur ditën e ngjarjes, Luis Meçe. Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura, ashtu si edhe herë të tjera. Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me partitë e tjera të koalicionit VLEN për mënyrën se si do garojnë në zgjedhjet lokale. Ai tha se ata si ASH kanë insistuar që të dalin me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa shtoi se është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët.“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, duke komunikuar dhe duke u përgatitur për zgjedhje lokale, kështu që mendoj se së shpejti do të dalim edhe do t’i tregojmë qëndrimet tona…Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se në takimin fundit që kanë patur liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka mohuar se ka është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.Kasami po ashtu tha se nuk është e vërtetë se ASH ka kërkuar që të ketë 40% të kandidatëve, ndërsa propozimi i tyre ka qenë që të garojnë veçmas me lista për këshilltarë.“Në fillim kërkesa ka qenë që gjithë partitë të shkojnë veçmas në listat për këshilltarë, por kur u prezantua qëndrimi i gjithë subjekteve tjera, se ne jemi të dakordësuar që të shkojmë bashkë ashtu siç kemi shkuar…

Lexo më Shumë

Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës. Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale. Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën…

Lexo më Shumë

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri. Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë. Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA. Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj. Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd. “Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam…

Lexo më Shumë

I gjithë territori i Maqedonisë rrezikohet nga një stuhi e fortë. Drejtori për Punë Hidrometeorologjike ka dhënë një paralajmërim portokalli për disa qarqe dhe aty ku nuk është portokalli, paralajmërimi është në të verdhë. Alarmi është i vlefshëm gjatë gjithë ditës dhe natës së ardhshme. “Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të vijojë një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me paraqitje të shpeshta të reshjeve të herëpashershme të shiut. Në vend të kësaj proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, bubullima dhe erëra të forta mbi 70 kilometra…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga dy të rinjtë, David Simoni dhe Mikelian Toma, të cilët lëviznin me motomjet me targë të vjedhur në Tiranë dhe numër shasie të ndryshuar. Blutë raportohet se gjatë patrullimit kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi” një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Por, 32-vjeçari Mikelian Toma, i cili drejtonte motomjetin dhe 34-vjeçari David Simoni, pasagjer, nuk iu bindën urdhrit të Policisë duke u larguar. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar motomjetin, duke vendosur në pranga dy të rinjtë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga ka rënë Arjan Rrokaj, banues në Vlorë, i dënuar nga  Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. “Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, informoi policia. 40-vjeçari Arjan Rrokaj do të ekstradohet drejt shtetit fqinj pas përfundimit të procedurave. Njoftimi i policisë:…

Lexo më Shumë

Me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nënkryetari i BDI-së, njëherë edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se në këtë ditë u vulos e ardhshmja e përbashkët me botën perëndimore. Osmani kritikon qasjen e koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se ata po e afrojnë vendin me interesa kinezo-ruse. “Ky ishte momenti kur e ardhmja jonë u vulos krah për krah me botën perëndimore, në një aleancë që garanton siguri, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët tanë. Ky ishte rezultati i një angazhimi të gjatë dhe një zgjedhjeje të qartë për të…

Lexo më Shumë

Besart Kelmendi apo siç njihet me nofkën, Gjesti, po vazhdon të jetë tejet aktiv dhe me një energji të madhe në shtëpi. Në orët e hershme të mëngjesit, ai duket të ketë bërë një shaka me Egli Takon, derisa po qëndronin në kuzhinë edhe me Danja Kokën. Këngëtari nga Kosova iu ul në gjunjë për t’i propozuar martesë, ndonëse bënte shaka. “A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”, iu drejtua ai.…

Lexo më Shumë

Apeli i GJKKO-së ka lënë pas hekurave Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të cilët kërkuan lirinë nga qelia. Dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim dhe u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës më 25 Janar 2025. Prokuroria e Posaçme i akuzon si të përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Bushat, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit të kaluar. Ata dyshohen se së bashku me shtetasin Franko Leka shkuan në Bushat me mjete të blinduara për të vrarë Aleksandër Prendin dhe familjarët e tij. Sipas SPAK, Samuel Troshani, Izmir Sakica, dhe Franko Leka në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite është edhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Mbledhja e KQZ do të mbahet në ora 16:00. Sipas njoftimit, KQZ ka këto pika të rendit të ditës: zëvendësimin e të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Nëse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet sot, aty ky proces po realizohet pas më shumë se 40 ditë. Prolongimi i certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve u bë pas…

Lexo më Shumë