Author: almakos

Funksioni i ri i ChatGPT që mund të gjenerojë imazhe në stilin e një studioje të njohur japoneze të animacionit është aq popullor sa OpenAI duhet të vendosë kufizime të përkohshme në përdorimin e tij. OpenAI lëshoi ​​një version të ri të chatbot-it të tij me AI, ChatGPT, këtë javë, duke lejuar përdoruesit të transformojnë memet e njohura të internetit ose fotot personale në stilin e Studio Ghibli, një studio e famshme japoneze animacioni. Kjo aftësi ka nxitur një valë të madhe entuziazmi dhe krijimtarie mes përdoruesve, duke shkaktuar gjithashtu shqetësime për mbrojtjen e të drejtave të autorit. “Është shumë…

Lexo më Shumë

Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të fortë mes dy konkurrenteve, Rozana Radit dhe Gerta Gixharit. Përplasja verbale mes tyre degjeneroi në një moment të papritur, kur ato vendosën të ndeshen trupat me njëra-tjetrën në një formë ironike, duke shkaktuar rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës. Regjia e shfaqjes reagoi menjëherë, duke tërhequr vërejtje të dyja banoreve për sjelljen e tyre dhe duke u kërkuar që të kenë kujdes me pajisjet teknike. Megjithatë, edhe pas paralajmërimit, Rozana dhe Gerta nuk u tërhoqën dhe vazhduan debatin me tone…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane. Përmes një postimi në rrjete sociale, institucioni shkruan se Dervishi do ta marrë në qershor të këtij viti komandën e USS Pearl Harbo. “Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani  i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim e akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se e ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin. Partia përmend tragjedinë në Koçan, duke theksuar se në “zinxhirin e fajtorëve” çuditërisht nuk përfshihet edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili 13 muaj para tragjedisë ishte në dijeni për ekzistencën e një klubi nate ilegal që shkelte të gjitha standardet e mundshme të sigurisë. Nga BDI thonë se ky proces tashmë është shndërruar në një karikaturë të një hetimi ligjor, ku të gjithë janë fajtorë, përveç nëse janë nga VMRO-DPMNE. Bashkimi Demokratik për Integrim “I bëjmë…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i pyetur lidhur me deklaratën e kreut të lëvizjes Besa Bilall Kasami se në zgjedhjet lokale ata si koalicion do të kandidojnë me lista të përbashkëta, tha se në koalicionin VLEN atmosfera është e relaksuar dhe se janë në bisedime për t’i qartësuar të gjitha gjërat. ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË “Jemi duke negociuar, jemi në atmosferë të relaksuar brenda koalicionit, kështu që besoj dhe shpresoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do ti zgjidhim të gjitha paqartësitë mes nesh”. I pyetur lidhur me iftarin e sotëm, të thirur nga kryeministri…

Lexo më Shumë

Siç e dini, makina e larjes kryesisht vjen me tre kuti apo ndarje për vendosjen e detergjenteve dhe të gjitha shërbejnë për funksione të ndryshme. Mund të jeni mësuar të përdorni zakonisht të parin dhe të dytin, e rrallëherë apo edhe asnjëherë të tretin. Por a keni menduar ndonjëherë se cilin sirtar duhet ta përdorni? Rezulton se shumë njerëz nuk e dinë se çdo ndarje ka përdorimin e saj specifik. Një krijuese e përmbajtjes në TikTok, që quhet Elle, shpjegoi përmes një postimi se për çfarë përdoret çdo ndarje. Ajo zbuloi se njohuritë rreth çdo sirtari janë thelbësore për të…

Lexo më Shumë

Pothuajse dhjetë vjet pasi prezantoi mbështetjen për High Dynamic Range (HDR) me serialin Marco Polo, Netflix tani po sjell një format të ri që përmirëson edhe më shumë cilësinë e imazhit, duke premtuar një përvojë të papare për shikuesit. Kompania ka njoftuar se përdoruesit së shpejti do të mund të transmetojnë përmbajtje në HDR10+, një teknologji që konkurron fort me formatin Dolby Vision. Krahasuar me HDR-në standarde, HDR10+ ofron një gamë më të gjerë dinamike për një imazh më të ndritshëm dhe më të theksuar. Ky format lejon rregullimin e tonit për çdo kuadër, duke eliminuar nevojën për qëndrime automatike…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov njofton se kanë marrë vendim që më 2 prill të dalin në rrugët e Shkupit. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën. Sipas Trendafilovit, nuk ka negociata me shumicën e sindikatave të degëve të LSM-së as për nivelin e pagave në sektorin publik. “Që nga konferenca e fundit për media janë intensifikuar sulmet ndaj LSM-së dhe sindikatave të tjera nga partitë politike dhe drejtorët…

Lexo më Shumë

BDI- Dega e Çairit i është përgjigjur Viras Ganiut, i cili tha se Çairi në një anë ishte bastion i BDI-së, nga ana tjetër ishte dhe është bastion i Izet Mexhitit, kështu që ai në një mënyrë ka qenë “thes boksi” gjatë gjithë kohës. Nga Dega Çair thonë se ai nuk ke qenë “thes boksi”, por ka qenë dhe është thes i parave të pista nga ndërtesat e paligjshme që kanë mbërthyer Çairin. Më poshtë po e përcjellim të plotë reagimin e Degës së Çairit: Visar Ganiu, Kryetar i Çairit, paska thënë në një intervistë: “unë kam qenë thes boksi…

Lexo më Shumë

Në deklaratën e sotme për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, informoi se aktualisht në institucionet shëndetësore në Shkup janë të shtruar 22 pacientë, të gjithë në gjendje stabile dhe të mirë, nga të cilët 8 pacientë sot po lirohen për trajtim në kushte shtëpie. Aktualisht, 8 pacientë po trajtohen në Qendrën Klinike, nga të cilët 6 në toksikologji dhe 2 në kirurgjinë plastike, 6 pacientë në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 5 në Spitalin “8 Shtatori” dhe 3 në Sistina. Në shtetet e huaja për momentin janë të shtruar 91 pacientë, ndërsa sot është planifikuar të kthehen gjithsej 9…

Lexo më Shumë

Një 41-vjeçar u vu në pranga pasi u kap duke shitur doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, ndërsa ishte në “arrest shtëpie. “Sekuestrohen 103 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak, shuma parash (lekë dhe euro) dhe sende të tjera të kundërligjshme” raporton policia. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “All included”. Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet në flagrancë jashtë banesës dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen 103…

Lexo më Shumë

Deputetja dhe aktivistja Duda Balje ka publikuar një foto me mbulesë, duke treguar përkushtimin e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë imazhin e saj me një shami elegante, gjë që ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, shkruan Kosovarja. Nuk dihet nëse ky është një vendim i përhershëm apo vetëm për këtë periudhë të veçantë, por duket se Balje po e përjeton këtë muaj me devotshmëri të madhe.

Lexo më Shumë