Google ka njoftuar zyrtarisht se do të lansojë telefonin e ri Pixel 9A më 10 prill në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht, pritej që pajisja të dalë në treg menjëherë pas zbulimit më 19 mars, por Google vendosi ta vonojë këtë për shkak të shqetësimeve lidhur me “çështje të cilësisë së komponentëve”. Kjo tregon një angazhim për të siguruar që produkti të jetë në përputhje me standardet e larta të cilësisë që përdoruesit e presin nga marka. Prej 14 prillit, Pixel 9A do të arrijë edhe në të gjithë Evropën, ndërsa tregjet si Australia, India, Singapori, Tajvani dhe…
Author: almakos
Sot (e diel) shënohet festa e Fitër Bajramit. Me këtë rast ish- banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka uruar të gjithë besimtarët. Në një video të postuar në Instagram, ajo bën një urim të veçantë për të gjithë ndjekësit, teksa shfaqet e mbuluar. Foto: Screenshot/Instagram “Gëzuar Bajramin, mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi ju”, nis postimi i Hysenajt. “Zoti ua pastë pranuar agjërimin, veprat e mira dhe ju uroj sa më shumë dashuri”, theksoi mes tjerash ajo. E njëjta për publikun u njoh më shumë për paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother. Ajo…
Javën që lamë pas Gjesti ishte surprizuar nga prindërit e tij në ‘Big Brother VIP Albania’, me pas ata kanë dhënë një intervistë për ‘Fan club’. Prindërit e këngëtarit u shprehet tejet krenar për të birin, ku theksuan se nuk ka vend për përmirësime pasi ai ka luajtur pa ofenduar dhe bullizuar asnjë banor, shkruan “Kosovarja”. Ndërsa për Eglin u shprehen në fjalët më të mira duke i kërkuar falje asaj dhe familjes për veprimet e Gjestit që e kanë lënduar. Në pyetjen ‘Po nëse Gjesti del kokë më kokë me Eglin në finale?’ Babai i Gjestit i emocionuar tha…
Muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji i agjërimit, i lutjes dhe sakrificës përfundoi. Mëngjesi i së dielës besimtarët mysliman i gjeti në xhami duke falur Fitër Bajramin. Mijëra muslimanë në të gjithë vendin iu drejtuan xhamive për të marrë pjesë në lutjet dhe faljen e namazit të Fitër Bajramit. Besimtarë të shumtë u mblodhën së bashku në të gjitha xhamitë në kryeqytetit, por edhe në qytete dhe fshatrat e tjera të vendit për të falur namazin e Fitër e Bajramit, një nga festat më të mëdha të fesë islame. Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. …
Kryepeshkopi Joan uron besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit. Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit. Atje u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu. Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë. “Si çdo pasuri, – u shpreh ai, – duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare.…
Për kryeministrin Hristijan Mickoski aktualisht është i papranueshëm propozimi i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, që të garojë me kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Koçanit në zgjedhjet lokale, pas tragjedisë që e goditi këtë qytet. “Unë nuk do të merresha me atë lloj politike, ende nuk janë shëruar plagët nga tragjedia e tmerrshme, dhe tani duhet të mendojmë për një kandidat të përbashkët për Koçanin. Kjo do të shkaktojë dhimbje shtesë për njerëzit që humbën të dashurit e tyre. Nuk kanë kaluar ende 40 ditë nga ajo ngjarje”, tha sot Mickoski gjatë një vizite në Novosellë. Ai…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, kanë vizituar familjen e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili ndodhet në paraburgim për rastin me diskotekën “Puls” në Koçan, për festën e Fitër Bajramit. “Sot është dita e duhur për të treguar se jo vetëm Kreshniku, por e gjithë familja Bekteshi ka mbështetjen tonë.Jo vetëm sepse është një mik i vërtetë, jo vetëm sepse është pjesë e familjeve tona, por sepse është padrejtësisht i akuzuar dhe akoma më padrejtësisht i ndarë nga familja e tij. Kreshniku është i fortë, i guximshëm dhe mbi të gjitha…
Policia ka arrestuar dy të rinj në Tiranë dhe ka vënë nën hetim një tjetër, pasi kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive…
Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar nga dita e djeshme. Në Shkup, gjithsej po trajtohen 16 pacientë, të cilët janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Nga ta, 6 pacientë janë të shtruar në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 6 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe 4 në Qendrën Klinike. Në Klinikën e Toksikologjisë, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 4 pacientë nga jashtë vendit, të cilët, pas analizave toksikologjike, janë liruar për trajtim në kushte shtëpiake. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë ditës së djeshme, dy…
Publikohen detaje të reja nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan. Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal. News24 ka mësuar detaje të aksionit, që…
Feronit Shabani, i njohur si Fero ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Instastorje Fero shihet të ketë qenë në xhami për faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku fotografisë i kishte bashkangjitur edhe urimin. “Urime festa e Fitër Bajramit, paqeja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju dhe mbi familjet e juaja”, shkroi Fero në postimin e tij. Fero së fundi është bërë temë diskutimi për rikthimin në muzikë, anise dikur thoshte se është “haram”.
Komuniteti Mysliman Shqiptar, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka marrë përgjegjësinë për për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, dmth 15 minuta më herët. KMSH shprehet se “është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.” Reagimi: Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të…