Pas një procedure dyvjeçare të gjerë hetimore paraprake nga Drejtoria e Policisë Financiare, e cila zhvillohej në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë ditës së sotme, nën udhëheqjen e prokurorit publik të çështjes, Drejtoria e Policisë Financiare ka realizuar një aksion në të cilin janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e komunës së Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës.Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në aksionin e asistuar nga njësia speciale “Tigrat”, janë privuar nga liria 7 persona dhe të njëjtit…
Author: almakos
Katër shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke në ishullin e Mykonosit, të akuzuar për një seri vjedhjesh në vila dhe dhoma hoteli në zonat më turistike të ishullit gjatë gushtit. Sipas njoftimit zyrtar, identifikimi i autorëve u bë falë kamerave të sigurisë që dokumentuan veprimtarinë e grupit. Vjedhjet ndodhën në zonat turistike si Elias, Halarës, Agrari, Linos, Paraga dhe Skalados, ku ata vepronin kryesisht gjatë natës. Bilanci i grabitjeve (6–20 gusht): • 10 vjedhje të suksesshme me thyerje • 3 tentativa të dështuara • Vlera e sendeve të grabitura: rreth 138,000 euro Shënjestra ishin kryesisht vila dhe…
Avokat Spartak Ngjela thotë se e ka vuajtur shumë humbjen e Artur Zhejit, madje thotë se nuk ka pranuar të shkojë në homazhe, pasi nuk është ndjerë mirë. Në një intervistë në News24, Ngjela ka kujtuar bisedat me gazetarin dhe analistin, i cili u nda pa pritur nga jeta dy ditë më parë. Ngjela thotë se “ai nuk ka vdekur, por ka vepër”, ndërsa theksoi se kishte edhe një veti: Sapo shikonte një nivel më të ulet se vetja i jepte barazi”. Spartak Ngjela: Artur Zheji ma njihte tipin dhe më bënte lëshime. Diskutimet e artit kanë qenë më të forta…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti sot tha se për 10 ditë do të pastrohet deponia në Nikushtak dhe se pastaj do të mbetet vetëm mirëmbajtja. Ai tha se për këtë projekt janë siguruar rreth 5 milion denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisje mekanike për menaxhim të sigurt të mbeturinave dhe se pas përfundimit të përgatitjeve teknike, punimet ndërtimore në terren filluan sot. “Pak ka pasur vonesë, për shkak se ishin procedurat e ngatërruara me fondet evropiane dhe aty domethënë kanë dështuar për shkak se kanë udhëheq keq. Këto mjete janë ndarë drejtpërdrejt prej buxhetit të Ministrisë së…
Vdekja e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar Pandeli Nakoleci mëngjesin e së premtes në Volos, në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur, u shkaktua nga një goditje në kraharor me një mjet të mprehtë, që i ngjante një thike kuzhine. Ekspertiza mjeko ligjore po ashtu tregon se trupi i gruas së ndjerë kishte edhe një plagë të rëndë në qafë nga thika, si dhe plagë që tregojnë se ajo u përpoq të mbrohej. Mediat greke po ashtu raportojnë se në trupin e saj janë konstatuar edhe dëmtime të tjera të ngjashme.…
Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias dhe gazetarëve ngrenë alarmin dhe kërkojnë nga autoritetet shqiptare zbatimin e vendimit të gjykatës për heqjen e bllogadës policore ndaj godinës së Focus Media Group. Në një letër publike dërguar disa ministrive, Policisë së Shtetit, Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Avokatit të Popullit, organizatat bëjnë “thirrje urgjente për zbatimin e vendimit gjyqësor dhe mbrojtjen e lirive gazetareske”. “Jemi të alarmuar që, pavarësisht vendimit të qartë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të datës 12 gusht 2025, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e Focus Media Group dhe…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aksionet për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në disa zona të vendit, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces të pandalshëm dhe jo për një aksion të përkohshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky proces do të vijojë deri në eliminimin përfundimtar të këtij fenomeni dhe do të shoqërohet me një paketë të re masash që synojnë forcimin e zbatimit të ligjit. “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësime të forta mbi situatën politike aktuale në vend, duke theksuar se vonesat në krijimin e institucioneve të reja po i kushtojnë rëndë Kosovës. Në një intervistë për televizionin polak TVP World, ajo shprehu brengën për mungesën e një marrëveshjeje mes partive politike, e cila po pengon formimin e një parlamenti funksional. Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës kanë pritur me padurim që të kenë një parlament të zgjedhur, por aktualisht po përballen me një ngërç institucional. “Është për të ardhur keq që vullneti i popullit, i shprehur në zgjedhje, nuk është realizuar…
Organizata Reporterët pa Kufij, në bashkëpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, i ka drejtuar një letër të hapur autoriteteve shqiptare duke kërkuar rikthimin e aksesit të gazetarëve të Focus Media Group në pajisjet e tyre të punës. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, RSF shpreh shqetësimin për faktin se, pavarësisht një vendimi gjyqësor, policia shqiptare vazhdon të pengojë punën e gazetarëve, duke mos i lejuar ata të rifillojnë aktivitetin e tyre profesional. “Në një letër të hapur, RSF dhe partnerët e saj u bëjnë thirrje autoriteteve që t’u rikthejnë gazetarëve të Focus Media Group aksesin në pajisjet e tyre.…
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka shprehur vlerësimin dhe respektin e thellë për gazetarin, analistin dhe publicistin Artur Zheji, pas ndarjes së tij nga jeta. Në një deklaratë për mediat pas homazheve, Milo e cilësoi Zhejin si një ndër figurat më të spikatura të gazetarisë dhe mendimit filozofik në Shqipëri. Milo kujtoi me respekt njohjen me Zhejin qe ne kohen kur ka qenë ministër i Jashtëm dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjatë viteve, si i ftuar në shumë prej emisioneve të tij televizive. Milo theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që Zheji ka luajtur në trajtimin e çështjeve kombëtare, veçanërisht asaj…
Një 64-vjeçar nga Qipro ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke thyer rekordin botëror Guinness, duke mbajtur në balancë 511 gota vere në kokë për 15 sekonda. Aristotelis Valaoritis, emri i këtij burri të guximshëm, ka treguar se me përkushtim dhe praktikë, çdo gjë është e mundur. Ai arriti të mbajë një “bllok” që peshonte rreth 63 kilogramë, duke sfiduar gravitetin dhe duke treguar forcën e tij fizike dhe mendore. Gjatë provës, gotat ishin vendosur me kujdes në shtresa, me dërrasa mes tyre, duke krijuar një strukturë të qëndrueshme mbi kokën e tij. Kjo teknikë e veçantë e ndihmoi atë…
Bayraktar TB2T-AI, droni revolucionar i pajisur me inteligjencë artificiale, ka arritur një rekord të ri lartësie, duke e vendosur veten në majat e teknologjisë ajrore. Droni turk ka arritur një lartësi mbresëlënëse prej 40.023 këmbësh (rreth 12.200 metra) gjatë testeve të fundit, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme në kategorinë e tij. Kjo arritje e jashtëzakonshme tregon potencialin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes dhe operacioneve ushtarake. Me një shpejtësi që tejkalon 300 km/h, Bayraktar TB2T-AI ofron një avantazh të dukshëm në fushën e betejës, duke u bërë një mjet kritik për mbështetje ajrore. Aftësitë e tij…

