Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7, ka deklaruar se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është ngutur kur ka dhënë dorëheqje nga detyra e kreut të qeverisë.“Unë mendoj që është një ngutje e kryeministrit Haradinaj, tani në detyrë” tha Krasniqi, duke shtuar se “duhet të bëhet një dallim mes qeverisë së shkarkuar me mocion dhe një qeverie në dorëheqje”. Ai madje e krahasoi edhe veprimin e Haradinajt kur ishte në koalicion me ish-presidentin Ibrahim Rugova, kur dorëheqja e Haradinajt nuk e kishte dërguar vendin në zgjedhje. “Sipas përvojës që e…
Author: almakos
Numri i Kosovarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë drastikisht. Numri i azilkërkuesve kosovarë është më pak se 200 vetë. Këtë e ka bërë të ditur Petrit Selimi, ish-ministri i punëve të jashtme. “Kosovarët kanë shënuar numrin më të ulët ndonjëherë të azilkërkuesve në BE, me më pak se 200 në Bashkimin Evropian, thuhet në raportin e fundit të trendit të azili nga AESO. Shumica prej tyre që kërkojnë vendbanim të përhershëm në BE tani shkojnë përmes vizave të punës në Gjermani, Kroaci, Slloveni, etj.” shkroi Selimi në Facebook. Në Kosovës është rritur dukshëm numri…
Alsat 2019-08-15T22:08:00+02:00 Polici Validin R i cili me date 2 gusht në pikepagesen e Gostovairt gjate kontrollit rutine u kap me tre gram kokaine, është suspenduar sot nga detyra e policit.Vendimin e njëjte e ka marre sot Ministria për Pune te Brendshme, pas bastisjes qe po ashtu i është bere edhe ne shtëpine e tij ne fshatin Gradec të Vrapcishtit. Polici në fjalë ka qenë i angazhuar prej disa vitesh ne këtë detyre, ne stacionin policor ne Mavrovë.Gjate ditës se sotme, ne Rajonin e Pollogut janë arrestuar edhe tre persona te tjerë, kryesisht te rinj, te involvuar në trafik droge te…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur padrejtësi të madhe ballafaqimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Gjykatën Speciale. Ajo ka thënë se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të paraqitet në këtë gjykatë, megjithatë ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese. Kadrijaj ka thënë për “Epoka e re” se kjo gjykatë do të dështojë meqë, sipas saj, nuk ka çfarë të thuhet dhe të dëshmohet përveç pastërtisë së luftës së UÇK’së. Kadrijaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje policëve ndaj të cilëve është ngritur padi të mos marrin përgjegjësi për vendimet që i marrin të tjerët.“Këshilla ime publike për policët ndaj të cilëve është ngritur PADI do të ishte kjo: Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët” shkroi Sherifi. Ai shkroi se e gjithë drama do të zhvillohet në kurrizin e tyre dhe se nëse do të dënohen nuk do…
Partitë politike në Komunën e Prishtinës kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e kioskave në kryeqytet.Asamblistët thonë se procesi i dhënies në shfrytëzim të këtyre kioskave, duhet të kthehet në pikën zero. Egon Azemi, nga Vetëvendosje, ka thënë se i kanë mbledhur 19 nënshkrime për seancën e së hënës, raporton KTV. Përderisa kjo është hera e gjashtë që shfrytëzuesit e kioskave në kryeqytet kanë protestuar para objektit të komunës së Prishtinës, të bindur në kërkesat e tyre. Ata thonë se nuk heqin dorë nga e drejta e tyre për të menaxhuar me kioskat, të cilat i përkisnin atyre vite…
Mediumi publik serb, ka raportuar rreth veprimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në kalanë e vjetër të Artanës.RTS, i ka kushtuar rëndësi vendosjes së flamurit të Kosovës në këtë kala, e që shihet se kjo ka shkaktuar mjaftë reagim nga serbët. Në kalanë e Artanës gjendet flamuri gjigand i Kosovës, ndërsa pranë Kishës së Shën Nikollës është një tjetër flamur i Kosovës dhe disa tenda ushtarake. Kosovska zastava na srpskoj tvrđavi u Novom Brdu
Fluturimi nga Glasgou për në Nju Xhersi u anulua pasi dy pilotët u arrestuan pasi tentuan të niseshin në gjendje të dehur.Policia skoceze njoftoi se të dy pilotët e “United Airlines”, në kontrollin para se të nisej fluturimi, rezultonin të ishin nën ndikimin e alkoolit. Pilotët, njëri 61 dhe tjetri 45 vjeç tashmë do të përballen me drejtësinë. Kjo ka bërë që fluturimi UA162 të anulohej dhe udhëtarët nuk dinin asgjë duke shprehur zemërimin e tyre në rrjete sociale. Ata u njoftuan për gjithçka kishte ndodhur vetëm pas një ore. Megjithatë, kjo nuk është e parë që pilotët e kësaj…
Fusha të presionit të lartë nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, ku ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil, me kthjellime dhe diell, parashikon Prishtina Weather.Ndërkohë, masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare, thekson shërbimi i meteorologjisë. PW njofton se nga fillimi i javës së ardhshme sërish pritet të rikthehet moti i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të luhaten ndërmjet 32C deri 35C. Parashikimi për datat 16-17 gusht: 16.08.2019 – Në mëngjes më freskët, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e…
Në një nënë ia ka dorëzuar shtetit tre fëmijët e saj nga martesa e parë. Ditën e martë, nëna e fëmijëve i paraqiti në polici për të hequr dorë nga amësia.Derisa vogëlushët u shoqëruan në strehimore, gruaja u lirua me procedurë të rregullt. Udhëheqësja e Qendrës për punë sociale, Sevdije Ibrahimi, që ka marrë rastin në trajtim tha se fëmijët janë nga martesa e parë e nënës. “Kjo ka qenë një nënë e rimartuar në një qytet tjetër, jashtë Prishtinës. Ajo i ka 3 fëmijë nga martesa e parë, ndërsa nga martesa e dytë i ka dy fëmijë të tjerë.…
Kabineti i Ramush Haradinajt ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim ThaçiEmri i tij figuron në faqen zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, Shkëlzen Sopjani ka muaj që nuk është më kryeinspektor i AKI’së. E për t`ia vazhduar edhe një mandat insistoi Ramush Haradinaj. Kabineti i Ramush Haradinajt, në një përgjigje zyrtare për T7, ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi. Kjo zyrë thotë që ka kryer punën e saj, ndërkaq tashmë përgjegjësia është mbi Presidencën. E zyra e presidentit ka heshtur në lidhje me…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se partia të cilën ai e drejton do të jetë befasia e këndshme e zgjedhjeve të parakohshme.Kreu i Nismës ka thënë se të gjitha degët dhe strukturat e Nismës po angazhohen maksimalisht në mënyre që të arrihen objektivat në këto zgjedhje. “Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës Socialdemokrate. Njoftimi i plotë: Takim pune me drejtuesit e degës së Nismës në Lipjan, Shtime…

