Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1354 gjoba të trafikut në 24 orët e fundit.Gjobat janë për shkak të thyerjes së rregullave të komunikacionit si dhe rrezikimit të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 29 aksidente me të lënduar./Gazeta Express/
Author: almakos
Alsat 2019-08-16T10:27:23+02:00 Mbrëmë diku pas orës 22:00 në autostradën Gostivar-Tetovë, B.J. nga fshati Toplic, Komuna e Vrapçishtit, derisa ka drejtuar makinën e tipit BMV, me targa të Gostivarit për shkaqe të panjohura ka dal nga rruga. Gjatë aksidenti vozitësi i makinës ka nderuar jetë. Në vendngjarje hetime kanë kryer Prokurori Publik dhe një ekip nga Stacioni policorë i Gostivarit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Loading…
E përditshmja serbe “Novosti” shkruan se Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në prag të largimit nga posti i ka bërë një favor Kosovës.Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në prag të largimit të saj nga detra ka bërë gati një “dhuratë” për Kosovën që është lajm shumë i keq për Serbinë, shkruan e përditshmja serbe “Novosti” Ajo ka ftuar edhe përfaqësuesit e Kosovës në takimin e ardhshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe shteteve kandidate për anëtarësim, në fund të gushtit në Helsinki. Sipas “Novosti”,…
Alsat 2019-08-16T10:13:45+02:00 Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:50 minuta, në rrugën “Vonvardarksa”, në Tetovë është privuar nga liria 29 vjeçari me iniciale I.I. nga fshati Sedllarcë e Epërme, tek i cili gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës “Kokainë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër I.I. do të ngritët kallëzim penal adekuat. Loading…
Amerika është vendi i miliona, milionerëve.Nga një popullsi prej 323 milionë banorësh që ka vendi, pothuajse 12 milionë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë. Ata përbëjnë rreth 3.65 për qind të popullsisë. Përveç kësaj, në Shtetet e Bashkuara ka 607 miliarderë. Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh. Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve. Por pasuritë…
Një raport final i hartuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) propozon rritje prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për automjete. Raporti i cili tashmë u është dorëzuar kompanive të sigurimeve dhe pritet vetëm marrja e vendimit nga organet e BQK-së.Shpetim Mehmeti nga BQK dhe Shefik Gërbovci nga industria e sigurimeve janë dy aktuarët që së bashku e kanë arsyetuar bazën teknike për rritjen e çmimit të sigurimit TPL. Raporti sugjeron rritjen prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për vetura. Kjo i bie që varësisht prej fuqisë së motorrit me rritjen e re qytetarët do të…
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka paralajmëruar mundësinë e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir.Ai për këtë kujtoi atë që kishte ndodhur 24 vite më parë në Srebrenicë, ku myslimanët u masakruan nga forcat serbe. “A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëve në Kashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën,” pyeti Khan në Twitter. “Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”, tha ai. Në gusht India…
Mbrëmë një ngjarje e rëndë ka tronditur Dibrën.Disa persona janë zënë në një lokal dhe gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Shkak për këtë ngjarje është bërë prishja e fejesës mes dy të rinjve. Mediat bëjnë me dije se familjarët e djalit dhe të vajzës janë takuar në një lokal për të sqaruar situatën, megjithatë duket se biseda ka degraduar. Krushqit kanë ushtruar dhunë mbi njëri-tjetrin dhe momentalisht po mjekohen në spitalin e Dibrës.
Është emocionuese dhe shpresëdhënëse imazhi i Myrto Papadomichelaki duke notuar në det shtatë vjet pas makthit që ajo përjetoi në duart e pakistanezit, Ahmed Waqas.Fotografia është postuar në llogarinë e saj në Facebook nga nëna e Myrtos, Maria Kotrotsou, duke shkruar: Hera e parë që noton në det pas 7 vjetësh. Ishte data 23 korrik 2012, kur Myrto Papadomichelaki, asokohe vetëm një adoleshente 15 vjeçare, u gjet në gjendje kome, gjysmë e zhveshur, e rrahur dhe e përdhunuar në një plazh në Paros. Rasti i saj tronditi mbarë opinionin publik. Vajza arriti të mbijetonte, por humbi aftësinë për të ecur…
Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen Arbëria, ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku dy persona pësuan lëndime nga therja me thikë.Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në QKUK. Njëri nga ta mbrëmë i është nënshtruar një operacioni në pjesën e abdomenit. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i repartit të Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu. “Pacienti mbrëmë i është nënshtruar një operacioni në pjesë abdominale pra te pjesa e barkut ka pas lëndime në lukth. Për momentin gjendja e pacientit është stabile dhe…
Alsat 2019-08-16T08:37:57+02:00 Me rastin e festimit të 18-gushtit, Ditës së Armatës sot në varrezat e qytetit në Butel në Shkup, është paraparë ceremoni për vendosjen e kurorave me nderime shtetërore, te varrezat e partizanëve, në varrin e ish-presidentëve të ndjerë Boris Trajkovski, dhe Kiro Gligorov, si dhe në varrin e gjeneral Mihailo Apostolski. Kurora me lule do të vendosin delegacionet e Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes, kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Lidhjes së luftëtarëve nga LNÇ-ja, familjet e ish-presidentëve të…
Ai kishte shpallur zyrtarisht gjininë e tij dhe për mospranimin e tij në ushtri ai ka thënë se është diskriminuarTransmann Ellyot do të dëshironte të bashkohej me ushtrinë. Me gjithë kalimin e testeve fizike si dhe ato mjekësore, ai u shpall i papërshtatshëm. 21-vjeçari Ellyot nga Lully VD lindi si vajzë, por gjithnjë ndjehej si burrë. Në gusht 2018, Ellyot zyrtarisht ndryshoi gjininë e tij. Gjithashtu, ai i është nënshtruar një terapie hormonale të bazuar në testosterone për një vit e gjysmë. Në vitin 2019, gjinjtë e tij u hoqën me anë të një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas Ellyot, gjithçka shkoi…

