Rasti i Jeffrey Epstein, që u vetëvra në burg para disa ditësh, ka shokuar botën.Kjo, për faktin se miliaderi, i njohur për lidhjet me njerëzit më të fuqishëm në botë, duke nisur nga Donald Trump e Bill Clinton, për vite me radhë ka abuzuar seksualisht me dhjetra vajza të mitura, që i përdorte si skllave seksi. Por, ndërsa Epstein tashmë ka vdekur, sytë janë drejtuar nga një tjetër personazh: Ghislaine Maxwell. Kjo e fundit ishte ajo që i siguronte Epstein vajza të mitura, për orgjitë në të cilat dyshohet se merrnin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe njerëz me pushtet…
Author: almakos
Alsat 2019-08-16T12:34:14+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka përfunduar dokumentimin e gjithsej 26 vjedhjeve, për të cilat akuzohet 38-vjeçari J.C nga Tetova. MPB njofton është përgatitur dhe se së shpejti do të paraqitet padi penale për të dyshuarin. “Departamenti i Brendshëm i Tetovës ka zbardhur dhe dokumentuar plotësisht 18 grabitje të rënda, 8 grabitje dhe 1 përpjekje për grabitje të rëndë. Për grabitjet dyshohet 38-vjeçari J.C nga Tetova, kundër të cilit janë ngritur kallëzime penale dhe së shpejti do të dorëzohen. J.C. dyshohet se në muajin qershor, korrik dhe gusht të këtij viti në Tetovë ka grabitur automjete,…
Saddam Hussein refugjat kurd dhe Mevan Babakar refugjate nga Armenia ishin takuar 29 vite më parë në një kamp në Zwolle të Holandës.Gjatë qëndrimit në kamp, Saddam i kishte dhuruar një biçikletë atëherë pesë vjeçares Mevan. Ajo e kujton atë moment si një nga kujtimet më të mira në jetë dhe që e kishte bërë me lot. Me një cicërimë në Twitter, dy miqtë e rastësishëm kanë komunikuar pas 29 vitesh. Pasi kontaktuan, Saddam e Mevan kanë lënë një takim të përbashkët. “Ishte sikur të shihje një anëtar të familjes që nuk e kishit parë në një kohë të gjatë”…
Më 22 gusht të këtij viti është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit, me ç’rast të gjitha projektligjet të cilat kanë mbetur pa u votuar do të kthehen në pikën zero.Me shpërndarjen e Kuvendit komisionet parlamentare nuk do të arrijnë t’i përfundojnë të gjitha punët, që i kanë pasur gjatë kësaj legjislature e po ashtu nuk do të mundë të nxjerrin as raportet për punën e tyre. Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka fajësuar opozitën për mosmiratimin e shumë ligjeve gjatë kësaj legjislature. Ai ka thënë se ligjet janë…
Alsat 2019-08-16T11:58:48+02:00 Për shkak të mungesës së anëtarit të këshillit gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev është shtyrë seanca e sotme në Gjykatën penale në Shkup për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike. Nga Gjykata penale informuan se Stavrev ka munguar për shkak të hapjes së pushimit mjekësor. Në gjykatë sot kanë ardhur të gjithë të akuzuarit me përjashtim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati. Seanca e re është caktuar për më 19 gusht. Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski,…
Alsat 2019-08-16T11:53:05+02:00 Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme një 26 vjeçar nga Vrapçishta ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar në hendek. “Më 15.08.2019 në ora 22:40 është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë pas hyrjes për në Negotinë, personi me iniciale B.C. (26) nga fshati Toplicë i Vrapçishtes, me makinën e tij “BMW” me targa të Gostivarit ka dalë nga rruga duke përfunduar në hendek. Shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, informojnë nga MPB. Loading…
Gjatë periudhës 2006-2012, mbi 800 mijë euro ishin tërhequr nga Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, derisa nuk ka dëshmi për mënyrën e shpenzimit për mbi 150 mijë euro.Një deklarim të tillë e ka bërë eksperti financiar, Bujar Qorolli, i cili është dëgjuar në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Naser Osmani dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, Atdhe Gashi, po akuzohen për shmangie nga tatimi dhe për shpërdorim, në rastin që njihet ndryshe si fondi i 3%-shit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në këtë rast, akuzohet edhe ish-kryeministri Bukoshi, por procedura…
Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve F. Sh. dhe A. I. për veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të kryer në bashkëkryerje ndërsa për të akuzuarin F. Sh. edhe për veprën penale, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” të Kodit Penal të Kosovës (Kodi i vjetër në fuqi deri më datë 14 prill 2019).Të akuzuarit janë fajtor, sepse me datë 26 dhjetor 2019, rreth orës 21:30 minuta, në pikën kufitare “Qafë Morinë” – Gjakovë, saktësisht në…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, në fillim dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore në Serbi.Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës. “Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit…
Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton Serbinë në datë 29 gusht, nga u i pari i shtetit turk do të formalizojë edhe zyrtarisht fillimet e punimeve në autostradën Beograd-Sarajevë, raporton Gazeta Express.Megjithatë, këto po mbeten ende informacione të pa konfirmuara. Një marrëveshje tregëtare për hartimin e planit të detajuar për ndërtimin e seksioneve të autostradës Beograd-Sarajevë midis Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë turke Tashjapi u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë ia mundëson Serbisë që të lidhet me Korridorin Evropian 5, që lidh Hungarinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën me…
Alsat 2019-08-16T10:59:59+02:00 Para pak çastesh në Jahja Pashë të Shkupit, tek mbikalimi ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një makinë ka goditur një motoçiklist. Nga aksidenti nuk ka të lënduar por është shkaktuar vetëm dëm material. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet policore dhe po kryejnë hetimin. Loading…
Një person është arrestuar pasi që i njëjti në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 €, dhe nuk e kishte raportuar askund.I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

