I akuzuari për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Lumbardh Kashtanjeva, është deklaruar i pafajshëm, në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.Pas udhëzimeve nga ana e gjykatësit Imri Sejda, lidhur me të drejtat dhe detyrimet e të pandehurit në këtë procedurë gjyqësore, si dhe pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Luljeta Bilalli, i akuzuari Kashtanjeva ka mohuar kryerjen e kësaj vepre penale. “Nuk e pranoj fajësinë për këtë vepër penale. Kjo lëndë narkotike më është gjetur në lokalin ku unë bëj tatuazhe, dhe jo mua. Policia e ka gjetur ekstazinë afër një kompjuteri, i…
Author: almakos
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ja komentuar aderimin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi nga partia e tij në Vetëvendosje.Mustafa një intervistë për EO, ka thënë se vendimi i tij për të kaluar në cilën do parti është personal, por konsideron se Bulliqi i ka mbetur borxh Kosovës. Sipas Mustafës, ai së bashku me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, duhet ta marrin përgjegjësinë për kthimin e kufirit në Zhleb dhe Çakorr. “Është çështje e vullnetit të tij politik, mirëpo Shpëtimi i ka mbetë borxh këtij vendi, çështjen e kufirit me Malin e Zi, ka mbet borxh bashkë me kryeministrin…
Alsat 2019-08-16T15:30:25+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pranon se është takuar me të dyshuarit e rastit “Reket”. Në konferencë për media kushtuar kësaj afere, Mickoski mohoi që takimi të ketë pasur lidhje me veprën dhe ftoi që pushteti të publikojë çfarëdo dëshmie që mund të ketë për përfshirjen e tij. Ju e dini që të dyshuarit të parë personalisht ja kam uruar ditëlindjen nga respekti ndaj mediave, përfshirë edhe televizionit në të cilin ai ishte pronar. Po, jam takuar edhe me të tjerët që janë pjesë e kësaj afere por atë që mund të them qartë është se cfarëdo dëshmie…
Alsat 2019-08-16T15:21:30+02:00 Me probleme financiare, por edhe shëndetësore ballafaqohen gardianët e burgjeve të cilët i plotësojnë kushtet për pension, ndërsa për shkak të një lëshimi, s’mund ta realizojnë këtë të drejtë. Njëri prej tyre para disa ditëve është hospitalizuar. Informatën e konfirmuan kolegët e tij duke thënë se mjekët e kanë njoftuar se bëhet fjalë për depresion për shkak të nervozizmit dhe problemeve kohëve të fundit. Personi në fjalë ka mbetur pa asnjë qindarkë ndërsa nuk ka marrë as rrogë e as pension. Një javë më parë Alsat publikoi problemin e këtyre personave. Për shkak të lëshimit në Ligjin për…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Alsat 2019-08-16T15:15:15+02:00 Të inkurajuar nga rasti “Reket”, të gjithë të pandehurit në çështjet aktive të Prokurorisë Speciale do të kërkojnë përjashtim të Katica Janevës, thotë ish-prokurori Aleksander Nakov. Sipas tij, nëse realizohet ky skenar do të bllokohen lëndët që janë në procese gjyqësore. Sipas tij, dalja nga kaosi në të cilin është i përfshirë i gjithë ekipi i PSP-së është pezullimi i shefes së PSP-së nga prokurori republikan Ljubomir Jovevski. Ta pezullojë Katica Janevën që të mos shkojë më tej në punë dhe ndikimin e saj mendoj fizik nëpër lëndë. Ajo i ka në dorë lëndët. Katica Janeva nuk lejon…
Alsat 2019-08-16T15:06:51+02:00 Inspektorati sanitar shëndetësor ka filluar hetim të jashtëzakonshëm në Klinikën për Gjinekologji në Shkup për të zbardhur vdekjen e lehonës 27 vjeçare nga Makedonska Kamenica e cila ndërroi jetë në Klinikë pas komplikimeve në zemër dhe sistemin respirator. Nga Inspektorati thonë se të hënën pritet të dalin me informacionet e para për zbardhjen e rastit. Në rrjedhë është mbikëqyrja e jashtëzakonshme në Klinikën e Gjinekologjisë, si dhe në spitalin ku është kryer lindja. Pas përfundimit të inspektimit, nëse ka dyshime Inspektorati sanitar shëndetësor do të iniciojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme tek ministri – njoftojnë nga Inspektorati Shëndetësor. Ndërkohë, nga…
Një ditë pas lajmit se IPK ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës 22 kallëzime penale për policët që kanë qenë të përfshirë në aksionin për depërtimin e gjashtë shtetasve turq vitin e kaluar, Sindikata e PK-së, ka dalë më një reagim skandaloz, duke akuzuar mediat për këto raportime. Në fakt mediat dhe disa politikanë vetëm se i morrën në mbrojtje policët, por duke mos guxuar t’i marrin në mbrojtje dhe të kërkojnë që të pushojnë hetimet ndaj tyre për faktin se policët vetëm kanë zbatuar kjo “sindikatë” ka bërë një reagim skandaloz pa asnjë përmbajtje përveç një pjesë ku…
Alsat 2019-08-16T15:03:32+02:00 Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit nuk gjenden në listën e Shangait për 1.000 universitetet më të mira të botës. Për të qenë në këtë listë universitetet duhet të përmbushin një sërë kriteresh si punimet shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare, numrin e fituesve të Çmimeve Nobël dhe Medaljet Fildsov. Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2019, në vendin e parë, 17-vite me radhë është Universiteti i Haruardit, në vendin e dytë Stenfordi në SHBA dhe në vendin e tretë Universiteti Britanik i Kembrixhit. Universiteti më i mirë i Maqedonisë “Shën Cirili…
Alsat 2019-08-16T14:54:32+02:00 Edhe 17 ditë nga plagosja e dy të rinjve në një aheng familjarë në Tetovë, institucionet vendase ende nuk kanë zbuluar se kush ka gjuajtur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Tetovë, më 30 korrik. Prezent në këtë festë ishte edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, i cili së bashku me 3 persona tjerë është marrë në pyetje nga policia. Prokurorja e rastit për Alsat bën me dije se nga policia ka kërkuar dëshminë e së paku 10 personave, dëshmitarë të ngjarjes. Sipas prokurorisë, në rrjedhë e sipër janë ekspertiza të shumta, duke filluar nga gjurmët e gjakut,…
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzeteshtatë (27) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Ditët e fundit në Itali po qarkullon gjerësisht lajmi i fituesit të më të madh në historinë e lotarisë italiane, SuperEnaloto.Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, lajmi ka bërë bujë pasi numrat fitues janë tërhequr për shumën që kap vlerën e 209 milionë eurove. Bileta fituese nga fatlumi është blerë në vendin e quajtur Lodi. Fituesi i kishte shpenzuar vetëm dy euro për blerjen e biletës që i solli milionat në një bar në Marino di Lodi. Tashmë, të gjithë duan të luajnë dhe të provojnë fatin e tyre me biletat e blera në këtë bar. Deri më tani nuk…

