Alsat 2019-08-16T15:15:15+02:00
Të inkurajuar nga rasti “Reket”, të gjithë të pandehurit në çështjet aktive të Prokurorisë Speciale do të kërkojnë përjashtim të Katica Janevës, thotë ish-prokurori Aleksander Nakov. Sipas tij, nëse realizohet ky skenar do të bllokohen lëndët që janë në procese gjyqësore. Sipas tij, dalja nga kaosi në të cilin është i përfshirë i gjithë ekipi i PSP-së është pezullimi i shefes së PSP-së nga prokurori republikan Ljubomir Jovevski.
Ta pezullojë Katica Janevën që të mos shkojë më tej në punë dhe ndikimin e saj mendoj fizik nëpër lëndë. Ajo i ka në dorë lëndët. Katica Janeva nuk lejon që prokurorët të hyjnë në punë, që t’i bastisin ajo nuk lejohet. Ajo ka të drejta të caktuara të diskrecionit por me sjelljen e saj dje, sipas meje, ka bërë vepër penale – për punë të pandërgjegjshme – tha Aleksander Nakov, ish-prokuror.
Me pezullimin sipas Nakov, të gjitha çështjet aktive të PSP-së në sallën e gjyqit do të jenë të ngrira, por kjo nuk do të thotë që lëndët do të rrezikohen.
Ajo që ka mbaruar, ka mbaruar, por nëse çështjet janë të kontaminuara më bën të bindem pak fakti se e gjithë ajo do të jenë në një betejë gjyqësore për të dëshmuar se çfarë është e vlefshme e çfarë jo – u shpreh Aleksander Nakov, ish-prokuror.
Pas aferës “Reket”, kërkesa e parë për përjashtim të Katica Janevës erdhi nga i pandehuri i TNT-së, Toni Trajkovski. Dokumentin e dorëzoi në gjykatë në gjykimin e djeshëm dhe u kërkoi gjykatësve ta shtyjnë seancën për shkak të përfshirjes së mundshme të shefes së PSP-së në “Reket”.
Bojan Stojanovski
Loading…

