
Një ditë pas lajmit se IPK ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës 22 kallëzime penale për policët që kanë qenë të përfshirë në aksionin për depërtimin e gjashtë shtetasve turq vitin e kaluar, Sindikata e PK-së, ka dalë më një reagim skandaloz, duke akuzuar mediat për këto raportime. Në fakt mediat dhe disa politikanë vetëm se i morrën në mbrojtje policët, por duke mos guxuar t’i marrin në mbrojtje dhe të kërkojnë që të pushojnë hetimet ndaj tyre për faktin se policët vetëm kanë zbatuar kjo “sindikatë” ka bërë një reagim skandaloz pa asnjë përmbajtje përveç një pjesë ku përmenden mediat pa asnjë aryse.
SPK përmes këtij reagimi po thonë se janë të shqetësuar kohëve të fundit me prezantimin dhe linçimin që po iu bëhet në mediat e shkruara dhe elektronike pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për dy raste.
Fillimisht, kanë përmendur suspendimin e eprorëve dhe zyrtarëve të Policisë në Gjakovë, si dhe rastin e trajtimin e zyrtarëve policorë të angazhuar në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq duke mos kërkuar asgjë për ta.
Aty në asnjë rresht nuk përmendet që emrat e 22 policëve janë dërguar në Prokurori nga Inspektorati Policor.
Në fakt, nuk ka ndodhur ashtu siç po pretendojnë nga kjo sindikatë, pasi që dje gjatë ditës ka pasur reagime të shumta nga politikanë të Kosovës, e nga mediat, që shkruan kundër këtyre kallëzimeve penale, duke thënë se policët e Kosovës në atë rast vetëm kanë zbatuar urdhrat që iu bënë nga lart.
“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre edhe në këto raste, sikur veprojnë edhe në të gjitha rastet e tjera gjatë zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre, me përpikëri i kryejnë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në harmoni me dispozitat ligjore qe janë në fuqi duke i shërbyer vendit me dinjitet dhe profesionalizëm” thuhet në reagim. Por, nuk dihet se pse kjo sindikatë i ka ngarkuar mediat me përgjegjësi për linçim, mbase për të vetmin fakt që pikërisht mediat bënë thirrje që policët po bëhen objekt i hetimeve e ndoshta edhe aktakuzave vetëm për t’ia amnistuar organizatorët e vërtetë të aksionit të dëbimit të gylenistëve.
Ky është reagimi i plotë i Sindikatës së Policisë:


