Sot rreth orës 19:30, në lagjen Tophane të Prishtinës është raportuar për një incident ku një person ka përfunduar në QKUK si pasojë e rrahjes.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Gazeta Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Aktualisht, njësitet policore janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë rast. “Rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në lagjën Tophane në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë hasur në një person (mashkull) të lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht…
Author: almakos
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se sonte rreth orës 19:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga ndërmarrja “Termokos”.Aktualisht, kjo lagje në tërësi është pa ujë të pijshëm. KRU “Prishtina” thotë se ekipet e saj janë në teren, në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit. Duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj lagjeje, kjo kompani thotë se sanimi i dëmit pritet të bëhet sonte në orën 22:00.
Naser Shala, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, ka reaguar ndaj lajmeve se ambasada amerikane dhe britanike janë larguar nga bordi i AKKVP’së. E arsyeja kryesore e largimit të tyre është fakti se Shala është zgjedhur para disa muajve si drejtor ekzekutiv.Ai për Express ka thënë se në pozitën e drejtorit të AKKVP’së është zgjedhur nga deputetët e Kosovës. “Në pozitën e drejtorit të sekretarisë ekzekutive të AKKVP -së jam emëruar me votën e deputetëve të Kosovës” ka shkruar ai. E për këtë, ai përveç që i ka falënderuar deputetët, ka falënderuar edhe Kryetarin e…
Gazetari Faik Ispahiu ka reaguar ndaj Dardan Islamit, pasi analisti politik deklaroi se është paditur nga Ispahiu për shkak të një shkrimi në Facebook, ku Islami po kujtonte një përvojë të para 18 vjetëve me gazetarin.Islami muaj më parë kishte treguar se në vitin 2000 po kërkonte fonde nga ndërkombëtarët për të hapur radion “Urban FM” dhe i ka rënë të takohet me gazetarin, që punonte me një organizatë amerikane. Sipas tij, gazetari Ispahiu atë kohë i kishte kërkuar një pjesë të donacioneve për vete dhe kishte kërkuar që fshehtas t’i ndahen edhe aksione në radion e re. E nëpërmjet…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se dorëheqja e amerikanëve dhe britanikëve nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës për shkak të Naser Shalës është një lajm i keq dhe se për këtë duhet të alarmohemi të gjithë. E në fakt, Naser Shala, ishte i zgjedhuri i deputetëve të koalicionit PAN për këtë pozitë.Ai i kishte marrë 50 vota të koalicionit PAN, ndërsa kundërkandidatja e tij, Florije Kika kishte marrë 22 vota. Zgjedhja e Shalës në krye të AKKVP’së ishte kundërshtuar…
Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryetarit të LDK’ës, Isa Mustafa, i cili tha se Ramush Haradinaj i ka borxh Kosovës dhe se duhet t`ia kthejë Kosovës Çakorrin e Zhlebin.Kadriaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Mustafa udhëhiqet nga teoria e akademisë serbe. Tutje ajo thotë se po të varej nga Mustafa kurimi i Kosovës do të vinte në Vranjevc. Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kadriajt në Facebook: “Isa Mustafa udhëhiqet nga teoria e akademisë serbe që 99 rrena bëjnë një e vërtetë. Sa për ty e do si ti…
Në SHBA, kompania “Apple” ka të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, 2,4 milionë persona.Kompania e njoftoi këtë në një komunikatë duke nënvizuar se numri i të punësuarve është katërfishuar këto tetë vitet e fundit. Kompania “Cupertino” punëson drejtpërdrejt 90 000 persona. Një pjesë e madhe e punonjësve është në sektorin e aplikikacioneve. Aplikacionet funksionojnë për 1,9 milionë amerikanë. Këtyre u shtohen 9 000 kompani furnizuese amerikane për të cilat Apple ka shpenzuar 60 miliardë dollarë në 2018 dhe që numërojnë 450 000 punonjës. “Ne jemi në linjë me objektivin e njoftuar në janar 2018 për të…
Alsat 2019-08-16T19:37:25+02:00 Qyteti i Shkupit i cili është kompetent për vendosjen dhe mirëmbajtjen e tabelave të vendosura së fundmi në përmendoret në rajonin qendror të qytetit, do ta përforcojë mbikëqyrjen, që në të ardhmen të parandalohet dëmtimi i tyre. Për demolimin e një pjese të tabelave që ishte bërë gjatë natës së kaluar, autoritetet e qytetit thonë se nuk kanë njohuri se kush e ka bërë atë dhe prandaj nuk mund të shqiptohen sanksione. “Përmendoret janë dëmtuar nga kryes të panjohur dhe për ato arsye nuk mund të shqiptohen dënime. Për shkak të dukurisë së shpeshtuar të dëmtimeve, Qyteti i…
Gruaja rome Z. S, e cila ishte rrahur në disa qytete të Kosovës, nga persona të ndryshëm, ka qëndruar për dy muaj e gjysmë në strehimoren për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në kryeqytet.Si banore e komunës së Podujevës, kjo e fundit, deri më tash nuk ia ka bërë një zgjidhje për banim. Në qendrën për punë sociale në Podujevë, thonë se zyrtarë të Komunës e kanë neglizhuar këtë rast. Por, 29 vjeçares i është siguruar një banesë në kryeqytet, pasi që në Komunën e Podujevës askush nuk ka pranuar që asaj t’i lëshojë banesë apo shtëpi me qira. Behie…
Minatori i Trepçës, Lum Arifi, ka vdekur pas disa komplikimeve shëndetësore.Arifi nga Mitrovica, ishte punëtor i kësaj miniera tas he disa vite, Minatori bënte pjesë në gjeneratën e minatorëve të Trepçës. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori teknik i Trepçës, Behgjet Vinarci. [embedded content]
Një aksident ka ndodhur në shatin Poklek të Drenasit, ku si rezultat kanë mbetur të lënduar 6 persona.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmetin. Në aksident janë përfshirë tri automjete. “Rreth orës 15:40 në rrugën Komoran -Drenas (fshati Poklek) ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar 6 persona.”, ka konfirmuar Ahmeti.
Ambasada e Turqisë në Shkup ka dënuar postimin e fundit që bëri ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, në rrjetet sociale kundër Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan.Ambasadorja e Turqisë në Shkup ka theksuar se dënojnë fuqishëm pretendimet e pabaza dhe retorikën armiqësore me objektiv presidentin Erdogan që Dedaj ka përdorur në postimin e tij lidhur me memorialin që ndodhet në Parkun “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Tiranë. “Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë…

