Alsat 2019-08-17T10:26:48+02:00 Një pjesë e malit në afërsi të fshatit Llaskarcë është përfshirë nga zjarri. Siç shihet në videon e dërguar në redaksinë e televizionit Alsat, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë masë me të gjerë duke iu afruar hapësirave të vendbanimit. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa për momentin sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes ende nuk ka intervenuar as zjarrfikësit as policia ./Alsat [embedded content] Loading…
Author: almakos
Wido Geis-Thöne, ekonomist në Institutin e Ekonomisë Gjermane me qendër në Köln, kur pyetet se çfarë i dallon punëtorët nga Ballkani nga ata që vijnë nga vende të tjera, thotë:“Specifike për ta është se i gjen më shumë në ndërtim, specifikë tjetër është se, ata i gjen më shumë në nivelin e mesëm të kualifikimit, gjë që i kemi më pak nga vendet e tjera të treta”. Në intervistën për ‘DË’, Thöne deklaron se përveç ndërtimit, janë sektorët e pastrimit dhe shëndetësië ku ballkanasit punësohen më shumë në Gjermani. “Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimit, një…
Një gjykatë britanike e ka obliguar qeverinë nigeriane që t’ia paguajë 9 miliardë dollarë një kompanie të vogël private për ndërtimin e impianteve të gazit natyror.Kompania “P&ID” kishte arritur marrëveshje me qeverinë e Nigerisë në vitin 2010 për ta ndërtuar një impiant të gazit natyror, por marrëveshja ishte prishur dy vjet më vonë. Më pas, kjo kompani e kishte paditur qeverinë për shkak të mungesës së gazit dhe mos-instalimit të tubave, të cilat kishte premtuar se do t’i ofronte. Kompanisë i ishte ofruar dëmshpërblim prej 6.6 miliardë dollarësh në vitin 2017, por tashmë gjykata i ka shtuar edhe 2.4 miliardë…
Një nënë që ka lënë punën për t’u kujdesur për dy fëmijët e saj, ka zbuluar se si ka arritur të fitojë afro 560 euro në muaj nga shtëpia.Bëhet fjalë për Natalie Reynolds, e cila jeton në Hertfordshire të Anglisë, me burrin e saj, Ollie, dhe dy vajzat Mimi, 4 vjeç dhe Sofia, 20 muajshe, njofton lajmi.net. Ideja e saj për të fituar para arriti tek ajo gjatë një “pastrimi të shtëpisë”, kur ajo tha se zbuloi se ajo mund të bënte një pasuri duke shitur “rrëmujën e padëshiruar” të fëmijëve të saj në internet. “Duke shitur më parë disa…
Burrat i bëjnë gratë për spital Dhuna familjare në Kosovë, respektivisht ndaj grave po vazhdon të jetë njëra nga dukuritë më sfiduese për organet e rendit dhe ligjit në vend. Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës i së premtes përmban gjashtë raste të regjistruara të dhunës, ku kryesisht raportohet për sulmin fizik që burrat e ushtrojnë ndaj grave të familjeve të tyre. Në rajonin e Prishtinës, një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në Drenas.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 20:00. “Është arrestuar i…
Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar më datën 22 gusht, dhe tashmë edhe LDK-ja ka deponuar votat për mocionin.Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, thotë se janë të vendosur që të shpërndajnë Kuvendin dhe të shkojnë në zgjedhje të reja, në mënyrë që të formohet një qeveri legjitime dhe e cila merret me temat të cilat, sipas tij, kanë stagnuar gjatë Qeverisë Haradinaj. “Ne si LDK qëndrojmë fuqishëm brenda asaj që se duhet të shpërndahet Kuvendi duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Duhet të votohet në zgjedhje një qeveri që ka legjitimitet qytetar dhe një qeveri e cila…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur interesim për blerjen e ishullit më të madh në botë, por Danimarka mendon se kjo është ide e çmendur. Banorët e Grenlandës kanë thënë se vendi i tyre nuk është në shitje.Sipas gazetës “Wall Street Journal”, presidenti amerikan ka kërkuar nga ndihmësit e tij që ta shqyrtojnë mundësinë për blerjen e ishullit të Grenlandës, i cili ka shkallë të lartë të autonomisë nga Mbretëria e Danimarkës. Qeveria e Grenlandës është kundërpërgjigjur në mënyrë diplomatike, duke thënë se ka marrëdhënie të mira pune me Shtetet e Bashkuara dhe e cilëson…
Një skuadër zjarrfikësish e gjitha e përbërë nga femra. Është një rast i rrallë, por është bërë një domosdoshmëri në kushtet, kur në fshat mungojnë burrat.Kjo ndodh në një qytezë polake, Miejsce Odrzanskie, një fshat me 300 banorë, ku prej nëntë vitesh nuk lindin bebe meshkuj. Kryebashkiaku ka vendosur edhe një çmim për nënën që do të sjellë në jetë një djalë, ndërkohë që një grup shkencëtarësh po studion anomalinë e fshatit. Banorët më të moshuar kujtojnë se meshkujt kanë qenë gjithnjë të rrallë në fshat. “Bëhet fjalë për të studiuar historinë dhe për të kontrolluar statistikat e lindjeve” shpjegon…
Data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 22 gusht dhe të gjitha partitë politike duket se i janë përveshur punës për zgjedhjet e parakohshme. Kur të gjithë po prisnin lëvizjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i nisur konsultimet me partitë rreth një mandatari të ri për kryeministër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, vendosi të thërrasë seancë për shpërndarjen e Kuvendit.Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Veseli shuan çfarëdo mëdyshje lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, duke thënë se institucioneve të Kosovës u duhet një legjitimitet i…
Një kontrollues mjekësor ka vërtetuar të premten se miliarderi amerikan, Jeffrey Epstein, ka bërë vetëvrasje në burg.Epstein-i ishte arrestuar në muajin korrik për shkak të akuzave për trafikim të njerëzve me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe dyshimeve për dhunë seksuale ndaj qindra vajzave të reja. Ai u gjet i vdekur në qendrën korrektuese të Nju Jorkut disa ditë më parë. Një zëdhënëse e shefit për kontrolle mjekësore të Nju Jorkut tha se me anë të autopsisë është vërtetuar që Epstein-i ka vdekur pasi e ka varur veten. Pritet që për shkaktarin e vdekjes së tij të lëshohet zyrtarisht një raport…
Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë zanatet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.Siç raporton RTL.de, ekzistojnë afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë. Më saktësisht kërkohen afro 63 mijë në sektorin e prodhimtarisë, e pasuar nga profilet e ndryshme të shëndetësisë me 61 mijë vende të lira pune. Ndërkaq bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë kësaj vere, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive tjera të rënda.…
Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë njoftoi se atyre ju vodhën pjesë të pajisjeve të policëve nga vetura e sigurimit që kanë detyrë mbrojtjen e familjes së presidentes kroate, ky është rasti i dytë i skandalit me mbrojtjen e afërt të policisë kroate, këtë muaj dikush ju vodhi edhe armët zyrtareVjedhja nga vetura ndodhi në një periudhë gjatë të cilës , për shkak të rrethanave të kryerjes së detyrave zyrtare, vetura kishte mbetur e pa mbikëqyrje në një kohë të shkurtër. Ishte nisur procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së oficerëve të policisë për shkelje gjatë shërbimit zyrtarë dhe është…

