Alsat 2019-08-17T15:06:03+02:00 Vazhdon problemi me ujin për pije për banorët e Tearcës, qytetarët thonë se aktualisht uji që rrjedh nga çezmat e tyre përdoret vetëm për çështja teknike, ndërsa për pije ata duhet të blejnë. “Uji nuk është i pijshëm mirëpo më pas se çfarë do të bëhet nuk e dimë. Për tu larë e përdorim por për të pij nuk e përdorim.” “Nuk është I pijshëm uji , për tu larë e përdorim, ma shumë blejmë ujë.” “Problem sa të duash vetëm se nuk punojnë, nuk është i pijshëm, e përdorim vetëm për haje, për pije jo vetëm për…
Author: almakos
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente komunikacioni, të cilat kanë përfunduar pa fatalitet.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 20 aksidente komunikacioni ka pasur persona të lënduar, ndërsa 43 aksidente të tjera janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1,445 tiketa me gjoba në trafik. Ndërsa, bëhet e ditur se janë arrestuar 32 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme.
Alsat 2019-08-17T15:01:04+02:00 Në fshatin Kondovë, fëmijët nuk e kanë shijuar ndonjëherë shkuarjen në çerdhe. Ata që takuam rrugës na thanë se arsimimi iu ka filluar që nga klasa e parë. Kjo ngase në këtë fshat prej afërsisht katër mijë banorësh nuk ka pasur ndonjëherë kopsht për fëmijë. “Unë quhem Fitim, jam 6 vjeç dhe jam klasa e parë. Nuk kam shkuar në çerdhe se nuk ka pasur këtu.” “Unë quhem Fidan, jam 9 vjeç dhe jam klasa e katër. Nuk kam ndjekur edukimin parashkollor sepse në fshatin tonë nuk ka pasur kopshte.” [embedded content] Por, një projekt prej 260 mijë…
Alsat 2019-08-17T14:55:10+02:00 Pacienti 66 vjeçar i infektuar me ethet e Nilit Perëndimor, i cili është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ende është në gjendje të rëndë shëndetësore me manifestim në sistemin qendror nervor, deklaroi për MIA-n, drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive dhe dhe gjendje frebrile, Milena Stevanoviq. Ky është rasti i parë i etheve të Nilit Perëndimor për këtë verë në shtet dhe është konfirmuar në laboratorin e Qendrës për shëndet publik në Shkup. I hospitalizuari tani më një javë është për mjekim në repartin për kujdes intensiv në Klinikën infektive, ndërsa sëmundja ishte diagnostikuar në…
Edhe pse në media është raportuar se ndaj Milan Radojciq, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviq, është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar, një i tillë nuk është lëshuar asnjëherë ndaj Milan Radojciq.Lideri i iniciativës qytetare SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë mëngjesin e 11 janarit të vitit 2018 në veri të Mitrovicës. Ndonëse në media ishte raportuar se tanimë është lëshuar fletë arrest ndërkombëtar, pranimin e kërkesës për fletë arrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojqiq e ka mohuar vetë autoriteti zbatues në këtë rast, përkatësisht Policia e Kosovës. Po ashtu, burime të “Betimi për Drejtësi” brenda UNMIK-ut, si…
Alsat 2019-08-17T14:47:57+02:00 Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës kërkon që krahas rritjes së pagave të punonjësve në kopshte, të ketë rritje edhe në pagat e arsimtarëve. Sipas tyre, pagat e arsimtarëve janë nën nivelin e pagave mesatare në vend. Nënkryetari i Sindikatës Enver Ajdini tha se rritja e paralajmëruar e pagave prej 5% për arsimtarët, nuk është zgjidhja për problemet e arsimit. Ai theksoi se mësuesit janë në kufijtë e ekzistencës dhe motivimi i tyre në punë po zvogëlohet. Ne si mësues nuk mund të motivojmë brezat e ardhshëm të studiojnë dhe të bëhen mësues. Për shkak të këtij…
Një vend pune në Zelandën e Re ofron 84,000 euro të ardhura në vit, por si duket askush nuk është i interesuar të aplikojë për të.Mund të duket sikur ka ndonjë kleçkë që njerëzit nuk janë të interesuar, pasi veç pagës së mirë punohet katër ditë të javës, por mesa duket puna është tërësisht e pranueshme. Kompania e kontrollit të trafikut ajror në Zelandën e Re po kërkon për kontrollues të trafikut, detyra kryesore e të cilëve është të mbajnë aeroplanët të ndarë nga njëri-tjetri, si në ajër ashtu edhe në tokë. Kërkesat për aplikim në fakt janë minimale; thjesht…
Aktivistët sirianë kanë thënë se së paku 11 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave të regjimit të Asadit në pjesën veriperëndimore të Sirisë në dy ditët e fundit. Ofenziva e forcave siriane po mbështetet edhe nga ushtria ruse.Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut tha se shtatë persona, shumica fëmijë, kanë vdekur nga një sulm ajror të shtunën në mëngjes. Të premten, 13 persona u vranë nga sulmet ajrore në fshatin al-Haas. Në mesin e viktimave ishte një grua shtatzënë. Personat e vrarë ishin duke kërkuar strehim pasi ishin larguar nga një zonë tjetër e rrezikshme. Rami Abdulrahman,…
Policia njofton se mbrëmë një person ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në detyrë zyrtare.Nga raporti 24-orësh i Policisë i dyshuari mashkull K-Shqiptar është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën B, në Prishtinë rreth orës 22:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Express/
Dy familje në Prizren janë rrahur gjatë ditës së djeshme.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri tek konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Në rrahje janë përfshirë edhe dy femra, përveç pesë meshkujve. Raportohet se një femër dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Alpinistja Mrika Nikqi, është ngjitur në shtatë majat më të larta të botës.Maja e fundit që pushtoi ajo ishte Carstensz Pyramide në Indonezi. Për këtë ekspeditë, Nikqi tha se ishte një aventurë e mahnitshme , e shkëlqyer dhe e veçantë për të. “Vetë vendi ishte mbresëlënës, me njerëzit e mirë e të mrekullueshëm që takuam dhe kaluam këto ditë. Ngjitja teknike si asnjëherë më parë, më ofroi kënaqësinë e jetës”. Ajo më tej deklaroi se pritja me javë për përmirësimin e motit duke mos bërë asgjë, ishte sprovë e durimit , por sipas saj duhet të respektohen rregullat e maleve,…
Mekanizmat të cilët merren me luftimin e korrupsionit, thotë se janë duke shqyrtuar raste të ndryshme të dyshuar për korrupsion.Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) vetëm në gjashtëmujorin e parë ka dërguar në Prokurori rreth 50 raste të dyshuara për korrupsion. Blerim Kelmendi, drejtor i Departamentit për Luftimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, tha për Radion Evropa e Lirë, se rastet e dërguara në Prokurori kanë të bëjnë me veprat penale për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe që lidhen me zyrtarët, të cilët mbajnë funksione publike. “Kallëzimet e dorëzuara kanë të bëjnë kryesisht me elementet e veprave penale që lidhen me korrupsionin…

