Për shkak të gjendjes së keqe të lojërave në Parkun e Gërmisë e ka pësuar një fëmijë i moshës 3 vjeçare.Sipas raportimit të një qytetari në ‘Twitter’ një fëmijë është rrëzuar nga ura 160 centimetra e lartë. “Nje fmi rreth 3 vjet, sa po u rrexu prej kesaj ures rreth 160cm naltesi. Fmiu vjelli meniher mas rreximit. InshAllah nuk ka lendim ne koke!”, ka shkruar ai në postimin e tij. Qytetari në postimin e tij ankohet se nuk ka kurrfarë mirëmbajtje të lojërave në Parkun e Gërmisë edhe pse hyrja me veturë është një euro.
Author: almakos
Industria bankare vlerësohet të jetë sektori më fitimprurës në Kosovë. Dhjetë bankat komerciale që operojnë në treg, tetë nga to më kapital të huaj dhe sipas ekspertëve për çështje financiare, kanë gjetur treg të përshtatshëm duke mbajtur nivel të lartë të fitimit.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës vlera e fitimit të bankave për vitin 2018 ka arritur në 88 milionë euro. Të hyrat nga interesi për kredikanë shënuar rritje dhe ishin ndër faktorët kryesorë të rritjes së profitit, krahas të hyrave nga tarifat dhe komisionet. Flamur Keqa, ekspert për çështje financiare, në një bisedë për Radion Evropa…
Alsat 2019-08-17T16:06:34+02:00 Një mal mes fshatrave Llaskarcë dhe Bukoviç të Shkupit është përfshirë nga flakët që në orët e paraditës. Për shkak të thatësirës dhe motit të nxehtë, zjarri ka filluar që të zgjerojë perimetrin duke vënë në rrezik banorët e kësaj zone. Zjarrëfikësit e rajonit të Shkupit, për Alsat thanë se kanë dal në terren me të gjitha kapacitetin e mundshëm për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe se do të jenë aty deri në shuarjen e plotë. Të gatshëm për të asistuar janë shprehur edhe nga njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë. Loading…
Autoritetet indiane kanë thënë se i kanë rikthyer në funksion shërbimet kryesore të telekomunikimit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.Zyrtarët thanë se megjithatë, shërbimet e internetit dhe valëve telefonike për telefona mobilë mbetet jashtë funksionit. Shumica e pjesës së Kashmirit nën kontrollin indian ka mbetur e izoluar pasi kryeministri i Indisë, Narendra Modi, vendosi t’ia heq këtij rajoni statusin e veçantë më parë gjatë këtij muaji. Qindra njerëz, përfshirë disa politikanë lokalë, janë duke u mbajtur të paraburgosur nga autoritetet e sigurisë. Qeveria indiane ka njoftuar se shkollat dhe zyrat qeveritare do të rihapen të hënën, ndërsa shumica e linjave…
Alsat 2019-08-17T15:51:58+02:00 VMRO-DPMNE ka publikuar të dhëna që hedhin dyshime se Bojan 13, Prokurorja Speciale Katica Janeva dhe Kryeministri Zoran Zaev kanë bërë zhvatje që nga viti 2017. Partia opozitare pretendon se dy vjet më parë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore Publike kundër Adrian Amzoskit dhe kompanisë “FINE” SHPK Shkup në lidhje me ndërtimin e objektit “Kosmos” në të cilin Amzoski ishte investitor. Disa muaj më vonë rastin u mor nga PSP-ja, ose Katica Janeva. Sipas opozitës, familja Amzoski transferoi 260,000 euro në “Aleancën Ndërkombëtare” të Boki 13, dhe kështu Adrian Amzovski siguroi lirinë e tij dhe akuza ndaj…
Një pilot që drejtonte një avion me 226 persona në bord është detyruar që të bëjnë ulje urgjente pas një incidenti që për pak rezultoi fatal.Aeroplani rus bëri ulje emergjente në një fushë me misër pasi një nga motorët mori flakë ndërsa tjetri ndaloi së funksionuari. Për fatin e mirë të pasagjerëve në bord piloti Damir Yusupov arriti që ta menaxhonte mirë situatën dhe i shpëtoi të gjithë. Sipas raportimeve, një nga motorët u përfshi nga flakët për shkak të një zogu, ndërsa tjetri thjesht ndaloi së funksionuari. Aeroplani ishte i furnizuar me 16 tonë karburant dhe ekspertët e aviacionit thonë se…
Alsat 2019-08-17T15:46:09+02:00 Maqedonia dhe Kosova janë përpara një sfide të re e cila mund të shndërrohet në një luftë tregtare. Pala kosovare është prerë dhe thonë se nuk do të heqin dorë. Për sa kohë që ndalohet importi i ikrave dhe materialit për shumimin e peshqve nga Kosova, ajo nuk do të lejojë importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia. Masa e tillë reciproke nuk i shqetëson shumë autoritetet maqedonase. Ministri i bujqësisë Traian Dimkovski beson se problemi do të tejkalohet. Ai thotë se ndalesa nuk vlen posaçërisht për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk bëjnë kontroll të…
Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Iran, thotë se vitin e kaluar ka pasur “kufizime në rritje” mbi të drejtat e lirisë së shprehjes dhe lirive të tjera, por edhe gjykimeve të drejta në Iran, duke kritikuar Teheranin për numrin e lartë të ekzekutimeve, përfshirë këtu edhe ekzekutimin e të paktën shtatë fëmijëve.Komentet e Javaid Rehman janë bërë në raportin – e titulluar Situata mbi të Drejtat e Njeriut në Republikën Islamike të Iranit – të shkruar muajin e kaluar dhe që është prezantuar në Këshillin e Përgjithshëm të OKB-së më 16 gusht.…
Alsat 2019-08-17T15:28:50+02:00 Gjykata ende nuk ka caktuar seancë për ngjarjen e aksidentit të autobusit në Llaskarcë, edhe pse që nga dita tragjike kanë kaluar mbi 6 muaj. Penalja “Shkupi 1”, për Alsat bën me dije se e ka aprovuar në tërësi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Publike dhe se lënda është proceduar në AKMIS, megjithatë, nuk japin përgjigje se kur konkretisht pritet të mbahet seanca e parë. [embedded content] Komisioni për vlerësim të aktakuzës pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të lidhura me këtë akt, ka sjell vendim me të cilin e aprovon në tërësi aktakuzën. Pas vlerësimit…
Alsat 2019-08-17T15:20:06+02:00 Në Dellgozhdë të Strugës këtë verë, për disa orë gjatë ditës, nuk ka ujë të pijshëm. Banorët ia dalin secili në mënyrën e vet. Disa blejnë ujë të ambalazhuar nga dyqanet, të tjerët mbushin ujë në shishe kur për një kohë të shkurtër vjen uji nëpër çezma. [embedded content] Nga bashkësia lokale sigurojnë se problemi i furnizimit me ujë do të zgjidhet. Është porositur një pompë e re më e madhe me një kapacitet 800 metra kub ujë në sekondë. “Për momentin në fshat kundërmon errë e keqe. Kjo ndodh pasi thuajse nuk ka ujë në kanalet përreth…
Kroacia është bërë destinacion i shumë kosovarëve gjatë këtij viti për të migruar.Vendet e shumta të punës dhe pagat më të mira po bëjnë që shumë të rijnë të ia msynë Kroacisë. Vetëm dje 13 të rinj nga qyteti i Kamenicës, saktësisht nga lagjja e Malësisë, kanë zbarkuar dje në Kroaci. Kujtojmë që viteve të fundit ka pasur shifra alarmante të ikjes së të rinjvë nga Kosova, me destinacion kryesisht Slloveninë e Kroacinë.
Alsat 2019-08-17T15:11:27+02:00 Prokurorja speciale Lençe Ristoska ka shkruar në rrjetet sociale një status, edhe pse të pa adresuar por që lë hapësirë të dyshohet se i dedikohet shefes së saj, Katica Janevës. “Fenomen interesant. Me lëvizjet në panik gjithmonë e më shumë zhytesh në rërën e gjallë” ka shkruar Ristoska. Megjithatë, ky reagim ka ardhur pas urdhrit të fundit të kryeprokurores speciale Katica Janeva për kontroll të prokurorëve në hyrje dhe dalje të ndërtesës së PSP-së, gjë që shkaktoi reagime tek disa prokurorë, përfshi këtu edhe Fatime Fetain. Deri tani, në prokurorinë për ndjeke të krimit të organizuar dhe korrupsionit,…

