Author: almakos

Qendra Sociale në Drenas ka bërë shpërndarjen e mishit në këtë komunë. Paketimet kanë qenë nga organizata Islamic Relief Kosova e brenda tyre ka pasur mish të prishur nga kafshët e prera me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Gazeta Express.Kështu të paktën po deklaron një qytetar i Drenasit që ka treguar për përvojën e tmerrshme që ka pasur sot. I njëjti thotë se ka shkuar në Qendrën Sociale në Drenas ku janë shpërndarë pakot me mish kurbani. Qytetari nga Drenasi ka dërguar disa fotografi në Gazetën Express të paketimit, me mish të prishur. “Sot kemi shkuar në Qendrën…

Lexo më Shumë

Dje në media është raportuar për heqjen e flamurit të Kosovës nga Kalaja e Novobërdës. Madje u pretendua se flamuri kosovar u zëvendësua me atë të serbëve.Pas marrjes së këtij lajmi sot në vend të ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit. Drejtori për Trashëgimi Kulturore në këtë ministri, Ismet Hajrullahu, ka thënë se flamuri i Republikës së Kosovës nuk është larguar fare nga kalaja. Tutje Hajrullahu tha se ky objekt është dhe mbetet i shtetit të Kosovës dhe flamuri në të është duke qëndruar që nga muaji maj i këtij viti. Se nuk u largua…

Lexo më Shumë

Legjislatura e gjatë e Kuvendit të Kosovës këtë vit ka miratuar 28 ligje, ndërsa nëse arrinë të miratojë marrëveshjen për fondet IPA, më 22 gusht kur edhe pritet të shpërndahet Kuvendi, i bie të ketë përmbushur afër 20 përqind të agjendës legjislative të paraparë për vitin 2019.E derisa legjislatura në fjalë pritet të shpërndahet të enjten, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson se mungesa e seriozitetit nga ana e deputetëve ishte një sindrom që ka prekur të gjitha grupet parlamentare të Kosovës. Artan Murati nga KDI, thotë se kjo legjislaturë nuk ka arritur të përmbushë agjendën e planifikuar. Ai thotë…

Lexo më Shumë

Për më shumë se 34 vjet, familja e Jonelle Mattheës e pyeste veten vetëm çfarë kishte ndodhur me vajzën e tyre 12-vjeçare, zhdukja e së cilës tërhoqi vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë.Ata janë përballur me alarme të rreme për shumë vite sa herë që u gjetën mbetje njerëzore ose policia intervistonte dikë të ri për informacione rreth Jonelit. Në korrik, ata më në fund mësuan se çfarë ndodhi me vajzën e tyre, një ekuipazh ndërtimi zbuloi mbetjet e saj. Por ata ende nuk e dinë kush e vrau. Gjetja e trupit të saj i dha fund një kapitulli të jetës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-17T11:51:13+02:00 Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimovski sot tha se ndalimi i importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën. Dimovski sqaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim marrjen e lejes për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian dhe se për këtë shkak janë rritur standardet në këtë industri. Ai theksoi se pret që së shpejti të arrihet zgjidhje për mes dialogut. “Nuk po implementojnë monitorimin, nuk kanë ndalesë eksplicite, të themi vetëm pse janë prodhime të Republikës së Kosovës, por se masa vlen për të…

Lexo më Shumë

 “Jo çdo shtete njeh Kosovën, por të gjithë duhet ta bëjnë. Vendi i porsalindur i Kosovës është një vend i mrekullueshëm dhe Prishtina një vend që ia vlen të vizitohet”. Kështu e përshkruajnë Kosovën një çift amerikan i cili në muajin qershor kanë vizituar shtetin e ri.Çifti Jessica dhe Will, bashkë me dy fëmijët e tyre Avalon dhe Largo, kanë nisur të udhëtojnë nëpër botë që nga viti 2014 dhe deri tani ata kanë vizituar shumë shtete, e së fundmi edhe Kosovën, shkruan Magazina.al Gjatë shëtitjes në Prishtinë, çifti kanë vizituar disa nga vendet më të frekuentuara, në mesin e…

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka miratuar shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Tajvan. Ky veprim pritet ta zemërojë Kinën në kohën kur dy fuqitë botërore kanë hyrë në një luftë të madhe tregtare.Shitja e 66 aeroplanëve në Tajvan do të ishte një ndër shitjet më të mëdha të armëve mes Shteteve të Bashkuara dhe ishullit vetëqeverisës. Departamenti i Shtetit e ka informuar Kongresin për këtë vendim pasi ai u nënshkrua nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Pritet që vendimi të mos kundërshtohet as nga Kongresi. Për disa javë me radhë, ligjvënësit nga të dy partitë amerikane…

Lexo më Shumë

Një flamur u bë problem i madh në Novobërdë. U desh edhe ndërhyrja e policisë. Gjatëe gjthë natës ata ruajtën kalanë e Artanës.Krejt kjo pasi flamuri gjigant i Kosovës i vendosur në Kalanë e Artanës u bë temë diskutimi gjatë ditës së djeshme. Fillimisht, u raportua se i njëjti ishte hequr nga banorët serbë të asaj pjese, pas reagimit të madh të mediave në Beograd Më vonë u raportua, se i njëjti është vendosur përsëri, dhe se në këtë Kala po e ruajnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë çështje për lajmi.net ka folur zëdhënësi i Policisë…

Lexo më Shumë

Shërbimet emergjente në portin e Odesa-s në Ukrainë kanë thënë se tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga një zjarr që shpërtheu në orët e para të së shtunës në një hotel.Raportohet se zjarri ka shpërthyer disa minuta pas mesnatës. Autoritetet nuk kanë treguar për shkakun e incidentit dhe nuk e kanë dhënë numrin e personave që ndodheshin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të zjarrit. Hoteli “Tokyo Star”, i cili u përfshi nga flakët, i ka 273 dhoma. Zjarrfikësve iu nevojitën rreth tri orë për ta shuar zjarrin. Besohet se flakët e kanë përfshirë një…

Lexo më Shumë

Mijëra mësues në Hong Kong kanë dalë rrugëve për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë, e cila është pjesë e protestave që po mbahen çdo fundjavë, pavarësisht frikës së policia do të përdorë forcë për t’i shpërndarë ata.Pas eskalimit të situatës në ditët e kaluara, protestat e kësaj fundjave do të shërbejnë si test për përkrahjen e qytetarëve ndaj organizatorëve të kryengritjes kundër qeverisë. Protestuesit thonë se janë duke e kundërshtuar shkatërrimin e sistemit “një shtet, dy sisteme”, i cili ia mundëson Hong Kongut një autonomi nga Kina që nga koha kur u lirua nga kontrollo britanik në vitin 1997. Javën…

Lexo më Shumë

Banorët e Lagjes “Dardania” edhe sot nuk do të kenë ujë të pijshëm.Sipas ujësjellësit arsyeja e dëmtimit të tubit ka ardhur nga institucione të tjera. Ku sipas tyre ata që e dëmtuan ishin kontraktorët e ndërmarrjes së Termokosit kurse ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes. Nga ujësjellësi kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët dhe kujdes të shtuar nga kompanitë të cilat kryejnë punime.

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2019-08-17T10:31:33+02:00 Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve gjithashtu është rritur. Rritje të frekuencës së automjeteve ka në vendkalimet kufitar Bogorodicë dhe Tabanoc ku koha e pritjes është pritet prej 30 deri në 45 minuta. Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Loading…

Lexo më Shumë