Mijëra mësues në Hong Kong kanë dalë rrugëve për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë, e cila është pjesë e protestave që po mbahen çdo fundjavë, pavarësisht frikës së policia do të përdorë forcë për t’i shpërndarë ata.
Pas eskalimit të situatës në ditët e kaluara, protestat e kësaj fundjave do të shërbejnë si test për përkrahjen e qytetarëve ndaj organizatorëve të kryengritjes kundër qeverisë.
Protestuesit thonë se janë duke e kundërshtuar shkatërrimin e sistemit “një shtet, dy sisteme”, i cili ia mundëson Hong Kongut një autonomi nga Kina që nga koha kur u lirua nga kontrollo britanik në vitin 1997.
Javën e kaluar, protestuesit janë treguar të zemëruar me policinë, të cilët kanë përdorur metoda më të rrepta për t’i larguar njerëzit nga rruga dhe për ta mundësuar qarkullimin e veturave dhe zhvillimin e jetës normale.
Yu, mësuese 40 vjeçe e muzikës, tha se është e vendosur t’i përkrahë studentët protestues, ndonëse nuk pajtohet me të gjitha veprimet e tyre. “I çmoj guximin dhe kujdesin e tyre për Hong Kongun. Ata vërtet janë më trima se qeveria jonë”, tha ajo.
Protesta e mësuesve, në të cilën po marrin pjesë rreth 22 mijë persona, është miratuar paraprakisht nga policia, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.



