Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin.Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në sipërfaqe. Vetëm gjatë kësaj ekspedite, që ishte ndërmarrë në fund të muajit të kaluar, shkencëtarët vunë re 850 salmonë të ngordhur, por thanë se në total numri ishte 4 deri në 10 herë më i lartë. Shkencëtarët menduan se parazitët ose…
Author: almakos
Ditët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë.Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë dhe kjo vihet re në daljet e pikëkalimeve kufitare të vendit. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin deri në 6 orë. E kolona thuhet të jetë deri në 1 kilometër. Perpos Merdarës, një tjetër pikë kalim kufitar ku ka pritje të gjata është ai në Muçibabë ku kolona me makina është…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thumbuar kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn, duke thënë se në emër të taksës po i fshehin skandalet.“Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime” shkroi Haxhiu. Ajo tutje theksoi se ditët në qeveri i kanë të numëruara e tani më nuk kanë me çfarë të lavdërohen. “Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s’kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës” shkroi deputetja. Haxhiu…
Njohja e Kosovës brenda kufijve të saj aktual është një linjë e kuqe që Serbia nuk do të kalojë, tha kryeministrja Ana Bërnabiq për Tanjug, duke shtuar se ajo nuk sheh aktualisht ndonjë zgjidhje për problemin e Kosovës.“Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka ndërsa Beogradi të humbasë gjithçka. Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të. Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është e pranueshme, as nuk është një zgjidhje e drejtë”,…
Tre rusë janë në mesin e pesë anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje mallrash, e cila u rrëmbye nga piratët në brigjet e Kamerunit, tha Ministria e Jashtme ruse.Më 16 gusht, kompania gjermane e anijeve MC-Schiffahrt, tha se piratët kanë sulmuar një anije të tyre, teksa po ankorohej në Douala të Kamerunit. Kompania gjermane njoftoi se ka krijuar një ekip për emergjenca dhe po punon “me të gjitha autoritetet e rëndësishme” me qëllim që të lirojë anëtarët e ekuipazhit. Ndërkaq, Ministria e Jashtme ruse tha se po punojnë me autoritetet në Kamerun dhe me pronarët e anijes “për të lehtësuar…
Zgjedhjet po afron shpejtë, e ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, politikanët tashmë kanë filluar me premtime e me deklarata populiste. Me valëvitjen e flamurit të Kosovës në kalanë e Novobërdës, kishte pasur reagime të mëdha nga mediat serbe. E kjo kishte ndikuar që dikush ta heqë flamurin, për t’u rivendosur përsëri, e kësaj here për të pasur mbrojtje nga policia e Kosovës.Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot këtë kala antike. Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndihet krenar me kalanë e Novobërdës, me flamurin dhe…
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Han të Elezit ku një tren ka goditur një makinë me targa të Kosovës.Saktësisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 afër fabrikës së çimentos në këtë komunë. Majori Qazim Reka nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha se treni, cili ka qenë duke qarkulluar nga Hani i Elezit në drejtim të Shkupit, pas aksidentit nuk ka ndaluar fare dhe ka dalë në territorin e Maqedonisë Veriore. Sipas tij, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët ishin në makinë, por që janë jashtë rrezikut për jetë. Majori…
Një video po shpërndahet në rrjete sociale, ku shihet se si një person në qytetin Houston të SHBA’së, sulmon disa të tjerë në një pompë benzine pasi që njëri ia ngacmoi të dashurën.Policia ende është në kërkim të sulmuesit, i cili u pa teksa largohet shpejtë nga vendi i ngjarjes. Sipas hetuesisë, i dyshuari dhe e dashura e tij ishin duke ecur në një pompë benzine gjatë orës 11:00 ndërkohë që dy persona të tjerë e kishin ngacmuar vajzën. I dashuri i cili i veshur në rroba të zeza, së pari ishte kapur në mënyrë verbale me të tjerët, ndërsa…
Kosova po përballet me mungesë të fuqisë punëtore profesioniste në sektorë të ndryshëm. Këtë e potencojnë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, por edhe vetë punëdhënësit në Kosovë.Një ndër barrierat kryesore të sektorit privat në Kosovë është mungesa e aftësimit profesional. Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, thonë se profesionet më të kërkuara janë ato në ndërtimtari, bujqësi, e profesione të tjera, ndërkohë që të rinjtë e kualifikuar synim kanë tregun evropian dhe po ikin nga vendi. Punëdhënësi Bedri Kosumi, viteve të fundit ka investuar shumë në mekanizma teknologjikë, për arsye, siç thotë ai, ka vite që përballet…
Kryeministri italian, Giuseppe Conte akuzoi ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini për mungesë besnikërie e obsesion me bllokimin e emigracionit përmes një letre të hapur, të publikuar në median sociale, duke thelluar akoma më tej përplasjen brenda koalicionit në pushtet.Conte që nuk i përket asnjë partie, përmendi rastin e një anijeje shpëtimi të emigrantëve, që iu refuzua hyrja në portet italiane nga Salvini, për të sulmuar liderin e Legës së veriut, që ka kërkuar një mocion mosbesimi për qeverinë. Në letrën e tij, Conte tha se ka bindur gjashtë vende të BE për të pranuar disa nga emigrantët në bordin e…
Gjigolli kontribuonte në përmirësimin e infrastrukturës së Gardës së Kosovës gjatë luftës, raporton T7Në punishten e tij mban mirënjohjen që kishte marrë për përmirësimin e insfrastrukturës së Gardës së Kosovës, gjatë luftës. Megjithatë, dekada pas asaj periudhe, punëtoria e Ismajl Gjigollit nuk është e njëjtë. Ai thotë se ushtarët serbë kishin marrë gjithë aparaturat me të cilat ai punonte. [embedded content] Madje shprehet se i njeh edhe personat që kishin marrë nga ai gjithë makineritë, të cilat sipas Gjigollit kishin vlerë mijëra euro, raporton T7. E të gjitha pajisjet të cilat thotë se i mungojnë, i ka shkruar në një…
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 janë evidentuar 13 raste të braktisjes së fëmijëve, raporton T7 Gjumin e bëjnë në ambientet e SOS Fshatrave të fëmijëve. Këto foshnje por edhe të tjerë më të rritur po presin që ndonjë familje e re t`i hapë dyert për ta. Këta fëmijë në rrethana të ndryshme u braktisën nga prindërit e tyre. E numri i tyre deri në gjysmën e vitit 2019 arriti në 13. [embedded content] Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se këtë vit ka rritje të fëmijëve që humbasin kujdesin prindor. “Nëse i referohemi të njëjtës periudhë…

