Komunikacioni në rrugë shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata. Është rritur intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane.Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri më 30 minuta. Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nxine orën sa s’o vonë E SPONSORUARLEXO MË SHUMË Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Author: almakos
Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një grupi të palestinezëve të armatosur, të cilët po përpiqeshin ta kalonin kufirin e Gazës. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se tre persona janë vrarë.“Para disa orësh, Forcat Izraelite të Mbrojtjes e kanë vërejtur një numër të personave të armatosur pranë rrethojës së sigurisë në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Një helikopter i forcave dhe një tank kanë hapur zjarr në drejtim të tyre”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite. Mjekët palestinezë thanë se i kanë tërhequr tre trupa nga vend ii luftimeve, ndërsa zyrtarët e një spitali në Gaza njoftuan se një person…
Protestat kundër qeverisë në Serbi kanë vazhduar edhe të shtunën e tretë të gushtit. Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Terazijske” për të ecur drejt zyrës presidenciale. Ata i paraqitën 42 kërkesa për zgjedhje të lira dhe të drejta.Në të njëjtën kohë, tubime të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete tjera të Serbisë. Siç kishte premtuar, presidenti serb dha urdhër për largimin e rrethojës së metaltë përreth perimetrit të ndërtesës presidenciale. Javën e kaluar, protestuesit kishin reaguar ashpër ndaj vendosjes së rrethojës dhe kishin bërë thirrje për dorëheqjen e Vuçiqit. Për më tepër, disa persona pa uniforma e rrahën…
I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç pretendon se përkundër vendosjes së taksës, ata po arrijnë të gjejnë mënyra që t’i furnizojnë me mallra qytetarët serb në veri.I pyetur në një intervistë në ‘Politika’ se si Beogradi arrin të ndihmojë serbët pavarësisht taksës, Gjuriç nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dilte mbanë, “i cili do të shërbente vetëm si një justifikim për presione të reja”, por “është e rëndësishme të keni bukë, qumësht, mish, miell. vaj ”, tha ai. Vlen të kujtojmë se muajin e kaluar, Serbia u…
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pas mesnate në rrugën Xërxë-Rahovec.Nga ky aksident besohet se ka persona të lënduar. Policia dhe emergjenca janë paraqitur në vendin e ngjarjes. Indeksonline do ju mbajë të informuar me rastin.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 114 ”Fehmi Lladrovci”, Nasuf Mjekiqit nga Graboci i Obiliqit.Haradinaj ka thënë se kontributi i të ndjerit Mjekiqi për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë, njofton Klan Kosova. “Ngushëllime të thella familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Haradinajt në Facebook. 8:29, 18 Gusht 2019 Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 114 ”Fehmi Lladrovci”, Nasuf Mjekiqit nga Graboci…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se arritja e një koalicioni në mes LDK-së dhe VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë.Sipas tij, përkundër dallimeve, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do ta nxjerrtë nga kriza Kosovën. “Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”, tha Kurti për RTV Besa në Prizren. Ai tregon se bisedimet me LDK-në, po shkojnë në rrugë të mbarë. “Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive”. Sipas tij, nëse arrihet koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do…
Pritjeve nuk u vjen fundi, mërgimtarët për ta lëshuar Kosovën duhet presin mbi në kolonëDitët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë. Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë dhe kjo vihet re në daljet e pikëkalimeve kufitare të vendit, raporton Gazeta Blic. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin mbi 5 orë. Përpos Merdarës, një tjetër pikë kalim kufitar ku ka pritje të gjata ka…
Një ndër barrierat kryesore të sektorit privat në Kosovë është mungesa e aftësimit profesional. Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, thotë për Radio Kosovën se profesionet më të kërkuara janë ato në ndërtimtari, bujqësi, e profesione të tjera, ndërkohë që të rinjtë e kualifikuar synim kanë tregun evropian dhe po ikin nga vendi. “ Vendet e perëndimit janë duke kërkuar fuqi punëtore nga Kosova, vetëm punëtorë me aftësi dhe shkathtësi të larta, dhe kjo do ta varfërojë edhe më shumë tregun e punës. Dhe Kosova dalëngadalë do të mbetet edhe pa punëtorë profesionalë por edhe pa konsumatorë dhe pa qytetarë…
Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë përpara një sfide të re e cila mund të shndërrohet në një luftë tregtare. Pala kosovare është prerë dhe thonë se nuk do të heqin dorë. Për sa kohë që ndalohet importi i ikrave dhe materialit për shumimin e peshqve nga Kosova, ajo nuk do të lejojë importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia.Masa e tillë reciproke nuk i shqetëson shumë autoritetet maqedonase. Ministri i bujqësisë Traian Dimkovski beson se problemi do të tejkalohet. Ai thotë se ndalesa nuk vlen posaçërisht për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk bëjnë kontroll të ikrave…
Në Merdare, duke kaluar kufirin me Serbinë, policia serbe ka arrestuar një shofer shqiptar.Nga burimet e Indeksonline mësohet se arsyeja e arrestimit ka qenë për shkak se shoferit shqiptarë i është gjetur një fëmijë në bagazh. Në këto momente shoferi shqiptar është duke marrë në pyetje nga policia serbe.
Në operacionet për kapjen e imigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar u arrestuan mbi 1500 imigrantë pa dokumente që po punonin nëpër fabrika dhe biznese të ndryshme.Por mesatarisht vetëm rreth 15 punëdhënës në vit përballen me akuza penale për punësimin të punëtorëve pa dokumente. Si mbështetësit ashtu dhe kundërshtarët e kufizimeve më të forta të imigracionit theksojnë se bastisjet e profileve të larta bëjnë shumë pak për të penguar emigracionin e paligjshëm për sa kohë që punëdhënësit nuk mbahen përgjegjës. Agjentët e Agjencisë amerikane të Emigracionit dhe Doganave, kohët e fundit bastisën shtatë impiante të përpunimit…

