Author: almakos

Autoritetet e Gjibraltarit e kanë refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sekuestrimin e anijes iraniane “Grace 1”, duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur pasi që anija i ka respektuar ligjet e Bashkimit Evropian.Një gjykatë federale në Uashington e lëshoi të premten një urdhër për sekuestrimin e anijes me naftë, e cila është duke transportuar karburante në vlerë prej 1 milion dollarësh. Marina Mbretërore Britanike e kishte ndaluar këtë anije në Ngushticën e Gjibraltarit për shkak të dyshimeve se po transportonte naftë drejt Sirisë në kundërshtim me sanksionet e BE-së ndaj këtij shteti. “Pamundësia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-18T15:00:09+02:00 Zjarri ka kapluar malin pranë lagjes Pintia në Shkup. Zvonko Tomevski, zv/komandant i zjarrfikësve, për Alsat tha se aktualisht tre ekipe po punojnë në lokalizimin e zjarrit. Tomevski gjithashtu informoi se gjatë ditës së djeshme zjarri kishte kapluar lagjen e Nerezit në Shkup, mirëpo zjarri është lokalizuar me kohë dhe është parandaluar përhapja drejt malit të Vodnos. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-18T14:52:33+02:00 Me ndryshime ligjore, Qeveria planifikon ta zgjerojë procesin e decentralizimit të vetëqeverisjes lokale. Janë formuar grupe pune që duhet të përkufizojnë cilat kompetenca të shtetit do të barten tek autoritetet lokale. Goran Milevski thotë se do të ketë ndryshime edhe në decentralizimin fiskal dhe më shumë mjete do të përfundojnë tek komunat. [embedded content] Punojmë në tre nivele. Niveli i parë është decentralizimi i institucioneve. Kemi biseduar me të gjithë ministrat, të shohim sa janë të gatshëm t’ua dorëzojnë komunave kompetencat e tyre. Ne bëjmë analiza, në fund të gushtit do të takohet ekipi i ekspertëve dhe do…

Lexo më Shumë

Një motër medicionale ka pësuar lëndime të lehta trupore.Derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, ajo është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës, njofton policia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur. Ndërsa policia është duke e hetuar rastin.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-18T14:47:46+02:00 Kjo është rruga që lidh Drenocin e epërm të Tetovës dhe fshatin Gjermë. Nëpër këto gropa, dekada me radhë, për çdo ditë udhëtojnë qindra banorë. Po aq të vjetra janë edhe kërkesat e tyre për asfaltimin e kësaj rruge, por, edhe përkundër kërkesave, rezultati është ky që shihni. “Kjo lagje, nuk ka problem vetëm rregullimin e rrugës. Në këtë lagje, problemi më i madh është ai i mungesës së ujit për pije, e që vite me radhë nuk po gjen zgjidhje”. [embedded content] Banorët nuk janë optimistë për një zgjidhje të shpejtë të problemeve edhe përkundër premtimeve të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-18T14:41:26+02:00 Sulmet nga qentë endacak janë aktivizuar në lagje të ndryshme të vendit. Këtë e dëshmojnë edhe raportet e policisë duke njoftuar thuajse për çdo ditë nga një sulm të ri ndaj qytetarëve. Madje, shumë prej qytetarëve të anketuar shprehen se kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, posaçërisht ndaj fëmijëve. [embedded content] “Janë të rrezikshëm. Para dsa ditësh e kafshoi nji fëmijë, e dërguam në ambulancë, ishte rreth 5 vjet”. “Është shumë rrezik. Nuk mund të lëvizin lirshëm fëmijët e as të rriturit. Kjo është e rrezikshme, çdo qen është i tërbuar, vrapojnë njerëzit nëpër ambulanca e spitale. Kjo nuk…

Lexo më Shumë

Së paku 63 njerëz janë vrarë në Kabul të Afganistanit pas një shpërthimi vetëvrasës në një sallë dasmash. Ky ishte një ndër sulmet më të përgjakshme në muajt e fundit në shtetin e rrënuar nga lufta e gjatë.Dega e të ashtuquajturit Shtet Islamik në këtë rajon e lëshoi një deklaratë në internet të dielën, përmes së cilës e mori përgjegjësinë për shpërthimin. Ky grup është bërë i njohur kohëve të fundit për shkak të sulmeve të tmerrshme kundër civilëve. Në mesazhin e publikuar përfshihet fotografia e një burri të ri që mbante në dorë një armë të gjatë, i paraqitur…

Lexo më Shumë

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një fotografie në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se Autostrada e Dukagjinit, do të ndërtohet dhe se nuk ka më kthim mbrapa.Ai ka treguar edhe detaje se si ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i kishte thënë se do ta bëjë të pamundurën për ta ndërtuar Rrugën e Kombit. “Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit” shkroi Haradinaj. Ai me fjalët e njëjta…

Lexo më Shumë

Disa shkencëtarë kanë thënë se ia kanë dhënë lamtumirën një akullnaje që tashmë është zhdukur plotësisht në Islandë si pasojë e ndryshimeve klimatike.Hulumtuesit do të mblidhen të dielën në Borgarfjordur të Islandës për ta përkujtuar akullnajën Ojkokull, e njohur me emrin e shkurtër Ok, pasi e humbi statusin e akullnajës në vitin 2014. Në një pllakë përkujtimore, ata kanë shkruar: “Ok është akullnaja e parë islandeze që e ka humbur statusin e akullnajës. Në 200 vjetët e ardhshëm, të gjitha akullnajat tona pritet të përfundojnë në të njëjtën mënyrë. Ky monument dëshmon se ne e dimë çfarë po ndodh dhe…

Lexo më Shumë

Që nga marsi i këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’u vërë drynin të gjitha lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit, respektivisht basteve sportive dhe kazinove. Por pavarësisht faktit se tashmë kjo është veprimtari e paligjshme në vend, disave nuk po u pengon që ta ushtrojnë. Që nga hyrja në fuqi e Ligjit, ka pasur plot raste kur policia ka ndërmarrë aksione për mbylljen e lokaleve dhe arrestimin e personave të cilët po e ushtrojnë jashtëligjshëm këtë veprimtari. Për pesë muaj janë iniciuar 19 raste dhe janë arrestuar 33 personaGazeta Express ka siguruar statistikat nga Policia…

Lexo më Shumë

Së paku 10 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi një zjarr masiv e përfshiu një lagje të dendur në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka.Zjarri nisi në lagjen Mirpur në orët e vona të së premtes dhe i përfshiu rreth dy mijë kasolle druri. Lajmin e bëri të ditur zyrtari i zjarrfikësve, Ershad Hossain. “Nuk munda të shpëtoj asgjë. Nuk di çfarë do të bëj”, tha Abdul Hamid, një burrë 58 vjeç që merrej me kultivimin e çajit. Autoritetet e vunë zjarrin nën kontroll pas disa orësh dhe asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e kësaj fatkeqësie, ndonëse zjarrfikësit thanë…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka prezantuar një përforcim të ri të partisë që udhëheq.“Dr. sc. Mirsade Gashi Osmani është një shkenctare e re biologe nga Vushtria që jep mësim në Universitetin e Mitrovicës dhe që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ka besim që partia jonë do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë”, ka shkruar Veseli në “Facebook”. Veseli ka thënë se përforcimi i ri do të ndihmojë atë në luftën kundër korruspionit. “Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirëkualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar,…

Lexo më Shumë