Ligji për Sigurime Shëndetësore, që u miratua në Kuvendin e Kosovës 12 vite më parë, ende nuk po gjen zbatim. Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Uran Ismaili, shpreson se ky ligj do të fillojë të aplikohet në vitin 2020.Ndërsa, përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë janë skeptikë se një gjë e tillë do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Me vite të tëra u premtua, po nuk u realizua. Ligji për Sigurime Shëndetësore mbetet brengë kryesore për shoqërinë kosovare. Faji kryesor për mos zbatimin e tij është mosgatishmëria e partive politike për të përmirësuar jetën e qytetarëve, tha për…
Author: almakos
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje, nga e cila hajdutët kanë arritur që të marrin me vete stoli ari dhe një shumë të parave.Policia ende nuk ka arritur që të konfirmojë se kush kanë qenë personat të cilën e kanë kryer aktin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Tomorr Morina, ish-ushtari i UÇK-së ditë më parë është liruar nga autoritet e Maqedonisë së Veriut. Ai po mbahej me fletë-arrest të lëshuar nga Serbia, nën dyshimin që dy dekada më parë ka kryer krime lufte. Megjithëse Morina është kthyer në Kosovë, pasaporta e tij po vazhdon të mbahet në Gjykatën e Maqedonisë së Veriut. E përveç kësaj emri i Morinës figuron edhe në listën e rrejshme të veteranëve. Morina ka bërë me dije se emri i tij ndodhet edhe në listën e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, ndërkohë për të është lëshuar fletë-arrest nga Serbia për krime lufte. Ai për Kosovapress…
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka arritur që ta mbrojë të drejtën e Kosovës që kufirin ta ketë në Kullë e Çakorr, duke shtuar se për këtë ka edhe dakordimin e kryeministrit malazez.Ai gjatë ceremonisë së përkujtimit të Zeqir Dreshajt, tha se ai ka qenë zëri i rugovasve për mbrojtjen e tokës. “Në nderim të Zeqir Dreshajt, njeriut që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës. Ky nderim është zotim se amaneti i…
Alsat 2019-08-18T16:07:24+02:00 Para se “La Verita” t’i publikojë video- materialet për rastin “Reket”, VMRO DPMNE nuk ka pasur njohuri për të njëjtat, pohon Igor Janushev në një intervistë për “Radio Evropën e Lirë”. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie thotë se me autorin e këtyre publikimeve Laris Gajser nuk kanë kurrfarë kontakti. Janushev nuk pret epilog të shpejtë të rastit pasi sipas tij, Maqedonia nga njëra anë e ka qeverinë më të paaftë, e cila cila tërësisht kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë. Kjo është qeveria më e paaftë në historinë e Republikës së Maqedonisë, ndoshta edhe në historinë botërore. Nuk është…
Më shumë se katër milionë njerëz në Indi, shumica prej tyre myslimanë, janë në rrezik që të shpallen imigrantë të huaj pasi qeveria indiane ka vendosur ta çojë përpara agjendën nacionaliste hinduse, e cila e ka vënë në sprovë traditën pluraliste të këtij vendi.Ndjekja e imigrantëve nga shteti po vihet në pah në Assam, një rajon i varfër malor pranë kufirit me Birmaninë dhe Bangladeshin. Shumë njerëz, të cilëve u është vënë në pikëpyetje shtetësia, janë të lindur në Indi dhe më parë i kanë gëzuar të gjitha të drejtat e shtetësisë, siç është e drejta e votimit. Autoritetet shtetërore…
Gjithçka filloi pas një zënke mes çiftit që po qëndronin në shtëpinë e tyre në Prizren disa ditë pas kthimit nga Zvicra. Pas një zënke, i dyshuari Bajram Velijaj, 61-vjeçar, e goditi aq shumë gruan e tij, tashmë të ndjerën Armenda Aliun saqë asaj filloi që t’i rrjedhë gjak nga veshi. Në këtë gjendje, Armenda, e telefoni një familjar të sajin ku i tregoi për zënkën dhe i kërkoi që t’ia thërras një taksi me të cilin do të nisej për në Prishtinë. Por rruga nga shtëpia deri tek taksia doli të jetë fatale për 48-vjeçaren. Ajo, me paramendim u…
foto: Klan Kosova Alsat 2019-08-18T15:48:02+02:00 Sot rreth orës 10:00, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Suharekës në Kosovë, ka humbur jetë një vajzë 18 vjeçare nga Kumanova, ndërsa katër persona të tjerë, familjarë të viktimës, janë lënduar. Sipas informatave jozyrtare, dyshohet se makina e aksidentuar është goditur nga një makinë tjetër, e cila pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi I ngjarjes në drejtim të paditur. Kjo gjë ka bërë makinën e tipit BMW me të cilën po udhëtonin viktimat, të humbet kontrollin, duke përfunduar tragjikisht. Të lënduarit janë duke u…
Një burrë 36 vjeç nga Britania e Madhe ka vdekur pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese kolektive në Ibiza të Spanjës. Shërbimet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes në orën 2 të mëngjesit me dy autoambulanca, por burri kishte vdekur në vendin e ngjarjes.Besohet se para se të rrëzohej, burri britanik e kishte pasur një grindje me një banor të këtij blloku dhe kishin filluar të rriheshin, me ç’rast njëri prej tyre kishte pësuar lëndim në kokë. Sidoqoftë, mendohet se burri ka qenë vetëm kur ra nga kati i shtatë. Mjekët thanë se nuk mundën…
Alsat 2019-08-18T15:26:14+02:00 Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nga Ohri, ku sot u shënua Dita e Ushtrisë, tha që pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut është në vetëm një hap drejt këtij qëllimi strategjik. Pa specifikuar nëse kjo do të ndodhte deri në fund të këtij viti, Pendarovski tha se anëtarësimi në Aleancë është një nga faktorët më të mëdhenj koheziv në shoqërinë e Maqedonisë, të mbështetur nga të gjithë faktorët politikë përkatës dhe shumica dërmuese e qytetarëve të të gjitha etnive. Por, nuk harroi të kujtojë edhe një herë se është…
Alsat 2019-08-18T15:19:52+02:00 Vazhdon pakënaqësia e qytetarëve rreth vendosjes së tabelave të reja të disa monumenteve të ‘’Shkupit 2014’’ si dhe largimit i diellit të Verginës nga pusetet dhe sheshet e qyteteve dhe objekte tjera në disa komuna. Pas dëmtimit dhe heqjes së mbishkrimit të ri poshtë përmendores së Aleksandrit të Madh nën sheshin e Shkupit, në qytetin e Manastirit një qytetar ka spërkatur me ngjyrë ari mbi 100 puseta në pjesë të ndryshme të qytetit. Në reagimin në rrjetet sociale ky qytetar ka thënë se largimi i mbishkrimeve dhe simboleve me diellin e Verginës, është gjëja e fundit që duhej…
Policia ka arrestuar një të dyshuar në Shtërpcë pasi ai ka sulmuar fizikisht një person të cilit i ka shkaktuar lëndime truporeRasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ku i dyshuari e ka sulmuar viktimën me thikë. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaExpress

