Kushdo që do të mësojë më shumë për trimëritë e Ilaz Kodrës, në kullën e tij, këtë mund ta bëjë vetëm gjatë ditës.Kjo pasi për një borxh prej 50 eurove, kullës muze i është shkyçur energjia elektrike. Babai i heroit tregon që disa herë është ankuar në komunë, por sipas Kodrës ata i kanë thënë që duhet ta paguaj vetë borxhin e rrymës prej 50 eurosh, njofton Klan Kosova. Janë bërë 10 muaj që kur kësaj kulle i është shkyqur energjia elektrike. Kjo situatë po e mërzitë babain e Ilaz Kodrës dhe njëkohësisht bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, . “Vetëm me…
Author: almakos
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë sot në mbrëmje për RTV21, ka deklaruar në mënyrë të prerë e të qartë se “Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi”.Po ashtu, Meta ka folur detajisht për marrëdhëniet mes dy vendeve tona si dhe në saktësisht për taksën që është vënë në Rrugën e Kombit për të cilën ka pasur reagime të shumta. Kjo është pjesë e shkëputur nga intervista: Zoti President, si mund të arrihet bashkimi kombëtar, që është ëndërr e të gjithë shqiptarëve, duke vendosur taksë 5 Euro për Rrugën e Kombit, raporte të ftohura…
Dy zjarrfikës janë shpallur të humbur që të premten bëjnë me dije mediat amerikane.Brian McCluney dhe Justin Walker janë parë për herë të fundit të premten në mëngjes duke lëshuar varkën e tyre të pëshkimit në ujë – thonë zyrtarët e Rojes Bregdetare. Familjarët kontaktuan rojet bregdetare pasi ata nuk u kthyen të premten në mbrëmje. Të dy burrat janë identifikuar si zjarrfikës ku McCluney punon me Jacksonville Fire and Rescue dhe Walker punon me Fairfax County, Virginia, Fire and Rescue. Rojet Bregdetare, së bashku me agjensi të shumta lokale dhe qarku, filluan kërkimet me anije dhe ajër të premten…
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara kryesisht në viset malore.Masat e ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut sërish do të depërtojnë mbi Kosovën gjatë javës së ardhshme. Kështu që në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri të shënoj vlera deri në 33 gradë Celsius, por temperaturat minimale gjatë natës do të kalojnë në vlera njëshifrore nga 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik edhe në fushat barike do të ketë rritje mbi…
Sipas të dhënave të fundit, në datën 9 gusht kishte 59.529 turistë në Ulqin. Kjo është një rritje prej 30% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.“Shumica e turistëve kanë pasur akomodim privat”, thotë Fatmir Xheka, drejtor i Organizimit Turistik për Ulqin. “Deri më 1 gusht, më shumë se një milion persona kanë kaluar së paku një natë në këtë qytet” “Natyrisht këtë vit presim që numri të shkojë dy milionë. Kjo do të thotë se do të jetë vit rekord i turizmit në Ulqin” Numri më i madh i turistëve vjen nga vendet e rajonit. Po…
Një person britanik ka kaluar nëntë muaj në burg gabimisht në Portugali pasi që iu gjetën tre kilogram kokainë në valixhen e tij.Në muajin maj, programeri Peter Hambrook, 68 vjeçar nga Richmond, ishte duke kaluar nga Portugalia prej Mozambikut kur u ndal nga policia. Ai ishte duke udhëtuar për Amsterdam për një takim biznesi. Peter ishte ndaluar nga policia dhe përveç se ishte burgosur ai po ashtu ishte dënuar me 10 mijë funta dënim. Ai tërë kohën nuk e kishte pranuar krimin. Fatmirësisht pamjet e reja të lëshuara nga aeroporti vërtetuan pafajësinë e tij. Ai tani ka bërë një padi…
Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhiu, ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet shumë tërheqëse.Por më interesante është mbishkrimi i postimit ku thotë “Sot bëra testin e ADN’së dhe doli se jam 100% bishë”. Artistja që ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram, ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e saj.
Së paku 63 njerëz janë vrarë në Kabul të Afganistanit pas një shpërthimi vetëvrasës në një sallë dasmash. Ky ishte një ndër sulmet më të përgjakshme në muajt e fundit në shtetin e rrënuar nga lufta e gjatë.Dega e të ashtuquajturit Shtet Islamik në këtë rajon e lëshoi një deklaratë në internet të dielën, përmes së cilës e mori përgjegjësinë për shpërthimin. Ky grup është bërë i njohur kohëve të fundit për shkak të sulmeve të tmerrshme kundër civilëve. Në mesazhin e publikuar përfshihet fotografia e një burri të ri që mbante në dorë një armë të gjatë, i paraqitur…
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ditëve të fundit ka shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civilë në Medvegjë. Me këtë veprim atyre u pamundësohet shfrytëzimi i të drejtës elementare për vendbanim dhe zgjedhje.“Gjendja është jashtëzakonisht e keqe, kemi problem me shlyerjen e shqiptarëve nga listat e votuesve. Kemi marrë hapa për ndalimin por Beogradi dhe serbët në Medvegjë nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë dhe do të jenë gjithmonë me shqiptarë”, tha Florim Sahiti, këshilltar në KK Medvegjë, raporton televizioni publik i Kosovës. Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar…
Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë pritet të mbajnë nesër serish grevë, pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre deri më tash nuk kanë treguar rezultate.“Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegatëve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të datës 8 gusht, se më datën 19 gusht do të kemi grevë njëorëshe duke filluar prej orës 08.00- 09.00 dhe më datë 20.08.2019 grevë dy orësh duke filluar prej orës 08.00-10.00, si dhe më datën 21 do të mbajmë grevë gjithë-ditore”, thuhet…
Lajmi se presidenti i ShBA’së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë aneksimit të ishullit më të madh në botë bëri bujë nëpër mediat botërore.Tani edhe nga Shtëpia e Bardhë e konfirmojnë se presidenti me të vërtetë po e konsideron këtë mundësi. Është Larry Kadlou, këshilltar ekonomik në Shtëpi të Bardhë, që e ka konfirmuar këtë lajm. Grenlanda është nën administrimin e Danimarkës, mirëpo gëzon një autonomi të gjerë. Ka pasur raportime se ky vend nuk është në shitje. Arsyeja pse Trump do dëshironte të e blinte ishullin është për shkak se do kishte përfitime ekonomike mirëpo edhe do të rritej ndikimi…
Vrasja e dyfishtë nga një kosovar në qytetin Iserlohn të Gjermanisë ka tronditur personat të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.Një taksist thoshte se nuk do të punojë më prej asaj çfarë kishte parë dhe tregoi detaje se si kishte ndodhur incidenti. “Një burrë trokiti xhamin e një makine dhe nuk ndaloi së rrahuri personat që ndodheshin aty, por nuk mundesha të ndihmoja asgjë. Ka shumë zënka në stacionin e trenit, por në dritën e ditës, askush nuk e pret këtë”, u shpreh ai. “Ai godiste burrin. Ai ishte shtrirë, i dorëzuar para tij dhe përplot gjak”, shtoi taksisti. Pjesë…

