Author: almakos

Një kosovar në vendkalimin kufitar në Merdare tentoi të kontrabandonte një fëmijë në bagazhin e makinës natën mes të shtunës dhe të dielës. Por plani i tij dështoi. Kjo sepse policia serbe e diktoi.Autori i veprës me iniciale S.F nga Podujeva është arrestuar pasi gjatë kontrolles nga autoritetet serbe është hasur në një fëmijë në bagazhin e makinës. Jo zyrtarisht raportohet se fëmija është i gjinisë femër dhe arsyeja e kontrabandimit të tij është sepse familjarët dëshironin ta bashkonin me pjesën tjetër të familjes. Familjarët e fëmijës kanë konfirmuar se punuan ilegalisht sepse dëshironin që ta bashkonin me të ëmën…

Lexo më Shumë

Pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbi jetën një person dhe tre të tjerë u lënduan, edhe në Pejë ka ndodhur një aksident ku raportohet për të lënduar.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 në fshatin Novosellë të Pejës, ku si rezultat i kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet nga policia.

Lexo më Shumë

Nesër hapet edicioni i 38-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare .Seminari do të mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme. Sipas drejtorit të Seminarit, Shkumbin Munishi  edhe këtë vit interesimi i studentëve për të mësuar gjuhën shqipe është i madh. Po ashtu edhe një numër i konsiderueshëm studiuesish do të marrin pjesë në sesionet dhe tryezat shkencore. Kurset e gjuhës që do të organizohen në kuadër të seminarit do të jenë në tri nivele, në nivelin e parë, të mesëm dhe atë të lartë.  Përveç kurseve, në kuadër të aktiviteteve shkencore, Munishi thotë se…

Lexo më Shumë

Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave, Opel, ka njoftuar se gjatë panairit të automjeteve “Frankfurt Motor Show”, panair ky që hap dyert muajin e ardhshëm, do të lansojë Astra-n me më së paku shpenzime ndonjëherë”.Ende s’janë dhënë specifika për të, por modeli i ri do të prezantohet përkrah varianteve tjera të modelit të famshëm, i cili do të vijë me dukje të re dhe me motorë të rinj, raporton “carscoops”. Një vend të posaçëm në panair do të ketë edhe gjenerata e re e Corsa-s, e cila është shumë e afërt me modelin e fundit Peugeot 208. Sikurse super-mini vetura…

Lexo më Shumë

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, po vazhdon takimet me strukturat e tij, e edhe postimet në rrjete sociale për ato që Haradinaj po i konsideron të arriturat e veta gjatë qeverisjes së deritanishme, shkruan Gazeta Express.Haradinaj thotë se për të nuk ishte e lehtë që të dilte kundër idesë pë ndryshimin e kufijve, të cilën e ka pramovouar edhe presidenti Hashim Thaci. Këtë ide, Kryeministri në detyrë e quan ‘projekt për copëtimin e Kosovës’. Ai përmend se cështje të vështira edhe miratimin e ligjeve përmes të cilave bëhet transformimi i Forcave të Sigurisë në ushtri dhe ligjin për Trepcën. “Nuk…

Lexo më Shumë

Një mosmarrëveshje e çastit ka degjeneruar në një rrahje masive mes disa familjarëve në qytetin e dytë më të madh të Britanisë së Madhe, Birmingham.Sherri eskaloi në atë masë sa që u përdoren edhe thikat e shkopinjtë e bejsbollit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Aston të Birmingham, që si për ironi është një ndër skenat e serialit shumë popullor “Peaky Blinders”. U desh që të vi policia e të qetësoj situatën. Në rrahje u përfshinë më shumë se 30 vetë./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Që nga korriku po vazhdon fluksi i mërgimtarëve dhe pritjet e tyre në pikat e afërta kufitare.Për dallim nga tre javë më parë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të vogla, ngase ata po kthehen në vendet ku jetojnë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku njofton gjatë gjithë kohës bashkëatdhetarët për gjendjen në kufijtë, deri në orën 17:00 nuk ka pasur pritje të mëdha. Më e ngarkuar mbetet Merdarja në dalje, deri në dy orë e gjysmë pritje, deri sa hyrjet dhe daljet në pikat e tjera janë 5 -10 minuta.

Lexo më Shumë

Që nga rënia e qeverisë, dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dhënë shenja të dukshme se ekziston disponim për një koalicion mes këtyre dy partive. Pak ditë pasi që LDK’ja e zgjodhi kryetarin e saj, Isa Mustafën, u bë takimi i tij me liderin e partisë tjetër opozitare, Albin Kurtin. Të dy shprehën qëndrime se një koalicion mes këtyre dy partive do të krijonte një qeveri e cila do ta udhëhiqte vendin në të ardhmen.Gazeta Express Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po pret festë në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Por…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-18T18:10:15+02:00 Ky është zëvendëskomandanti i brigadës së Shkupit kundër zjarrit, Zvonko Tomevski. Si është situata atje në Pintia?! Ai tani po bëhet gati për tu nisur për në lagjen Pintia, ku është paraqitur një zjarr aktiv i përmasave të mëdha, që madje po u afrohet edhe vendbanimeve. Ai thotë se atje kanë dërguar tre ekipe dhe se po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe parandalimin e zgjerimit të këtij zjarri. Tomevski tregon se në orët e para të mëngjesit kanë arritur të shuajnë tre zjarre vetëm në territorin e Shkupit, me përmasa mjaftë të gjëra dhe se gjatë gjithë kohës…

Lexo më Shumë

Prishja e tre ‘kullave të vdekjes’ – ku katër punëtorë u vranë tre vjet më parë – la 40 mijë shtëpi pa energji herët në mëngjes rreth Didcot, Oxfordshire.Shtëpitë u nxinë kur eksplozivët që ishin menduar të shkatërrojnë tre kullat, shkaktuan shpërthimin e një nënstacioni energjie. Valët e goditjes u dërguan nëpër kullat e larta 375 metra, duke bërë që ato të shembeshin në një re të mbeturinave menjëherë pas lindjes së diellit sot. Didcot power station cooling towers demolished

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-18T18:00:15+02:00 Një person ka mbetur i plagosur në Haraçinë të Shkupit. Informatat e para nga burimet e Alsat thonë se personi është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për ndërhyrje të menjëhershme në Qendrën Klinike në Shkup. Policia për momentin është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-18T17:51:12+02:00 Ministri i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov thot se rasti “Reket” duhet të jetë motiv shtesë në luftën për drejtësi, e jo, siç tha ai, arsye që të heqim dorë. “Ajo që krimineli dëshiron të diskreditojë ndjekësin e tij nuk duhet të na befasojë. Na befason deri në çmenduri ajo që dikush duket se ka lejuar që etja për drejtësi të përdoret për të shuar etjen për para. Mundësia e përfshirjes së një prokurori nga ky institucion (PSP) në pazare me përgjegjësisë, rrit në maksimum nevojën për zbardhje të plotë dhe vendimtar, me të gjitha ndyrësitë që dolën…

Lexo më Shumë