Fluturimi nga Glasgou për në Nju Xhersi u anulua pasi dy pilotët u arrestuan pasi tentuan të niseshin në gjendje të dehur.Policia skoceze njoftoi se të dy pilotët e “United Airlines”, në kontrollin para se të nisej fluturimi, rezultonin të ishin nën ndikimin e alkoolit. Pilotët, njëri 61 dhe tjetri 45 vjeç tashmë do të përballen me drejtësinë.Kjo ka bërë që fluturimi UA162 të anulohej dhe udhëtarët nuk dinin asgjë duke shprehur zemërimin e tyre në rrjete sociale. Ata u njoftuan për gjithçka kishte ndodhur vetëm pas një ore. Megjithatë, kjo nuk është e parë që pilotët e kësaj kompanie…
Author: almakos
Ka më shumë se një javë që pacientët e prekur nga kanceri nuk po arrijnë të marrin disa lloje të kimioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Pacientët e Onkologjisë nuk kanë arritur t’i marrin barnat që jepen për kancerin në prostatë, kancerin e gjirit dhe atë të kockave, përkundër faktit se gjenden në listën esenciale të barnave. Pacientët, prapa kamerës thonë se vetëm tani, ditët e fundit, familjarët e tyre kanë arritur të marrin kimioterapinë, raporton KTV. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë pranon se në javën e fundit furnizimi me disa lloje të kimioterapisë, nuk ka…
U arrestua me akuzat e përpiluara nga Serbia me arsyen se ka vrarë njerëz, e ka djegur shtëpi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ish-ushtari i UÇK’së, Tomor Morina, u mbajt për disa javë në Burgun e Shutkës në bazë të një flet arresti të lëshuar nga autoritetet serbe në prill të vitit 2018. Një ditë pas lirimit të tij nga autoritet maqedonase, Morina ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express. Ka thënë se ka qenë banale aktakuza ne bazë të së cilës ai u arrestua. Ish-ushtari i Ramush Haradinajt i cili gjatë kohës së luftës ka luftuar në Zonën e…
Lideri i opozitës laburiste britanike, Jeremy Corbyn, theksoi se do të bllokonte një Brexit pa marrëveshje duke rrëzuar qeverinë e Boris Johnson dhe më pas duke thirrur zgjedhje të përgjithshme si drejtues i një ekzekutivi të përkohshëm.“Për të arritur këtë, kreu i Laburistëve kërkon të sigurojë një shtyrje tjetër të Brexit, aktualisht vendosur më 31 tetor”, theksoi ai në një letër drejtuar liderëve kryesorë të partive të opozitës në Parlament si dhe deputetëve konservatorë. “Kjo qeveri nuk ka mandat për një dalje nga BE pa marrëveshje dhe referendumi i vitit 2016 nuk ka dhënë mandat për një dalje pa marrëveshje”,…
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e besojnë se Kurti do të tregojë nivelin e tij intelektual dhe politik dhe të nderojë familjen e ish-presidentit Rugova, njëkohësisht të përkulet tek varri i tij.Deputeti Naser Rugova, tha se ‘meqenëse kreu i VV’së kishte bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit boshnjak, Alija Izetbegovic, është e pashmangshme të mos e vlerësoje arkitektin e Pavarësisë së Kosovës’. ‘Unë dua të besojë se kryetari i Vetëvendosjes, Z.Kurti nëse ka bo homazhe pranë varrit të Alija Izetbegovicit, athëerë është e pashmangshme dhe joracionale që të mos e bëjë nderimin dhe të mos e vlerësojë kontributin e madh…
Izraeli do të ndalojë një vizitë të dy kongresisteve amerikane, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar, të cilat planifikuan të vizitojnë Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, tha zëvendës-ministrja e Jashtme e Izraelit. “Vendimi është marrë, atyre nuk u lejohet të hyjnë”, tha zëvendës-ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Hotovely për Reshet Bet Radio. Presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte sugjeruar më parë Izraelit të mos lejojë vizitën nga Tlaib dhe Omar, dy gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres dhe anëtare të Partisë Demokratike. “Do të tregonte dobësi të madhe nëse Izraeli do të lejonte vizitën e Omar dhe Tlaib .…
· Investimi mbështet NewCo Ferronikeli në rritjen e efikasitetit operacional dhe energjetik· Investimi siguron zbatimin e standardeve më të larta mjedisore dhe efikasitetin e energjisë · Investimi dëshmon potencialin e kompanisë lider minerare për të rritur më tej qëndrueshmërinë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Grupi Balfin do të investojnë 25 milionë euro në kompaninë më të madhe prodhuese të Ferronikelit në Kosovë, NewCo Ferronikeli për të mbështetur eficencën e energjisë dhe investimet e efikasitetit operacional. Ky financim do të rrisë dukshëm konkurrencën e kompanisë përmes masave të marra për të përmirësuar efikasitetin, siç është instalimi i një tharëse…
Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar për lirimin e Tomorr Morniës nga Maqedonia e Veriut pasi që ky i fundit ishte arrestuar me një fletëarrest të lëshuar nga Serbia.Ish-ushtari i UÇK-së dje është liruar nga burgu i Shutkës dhe ka hyrë në Kosovë, pasi gjykatat në Maqedoni vendosën mos ta ekstradojnë në Serbi. “Dështimi i Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi është një vendim politik”, tha Ivica Daçiq. “Nëse dikush është në kërkim për arrestim nga Interpoli, çfarë mund të mendojë, nëse do ta dorëzojë atë, apo jo? Ekzistojnë padyshim…
Reagime të mëdha në Kosovë ka pasur aplikimi i taksës në “Rrugën e Kombit” nga shteti shqiptar.Kostoja e papërballueshme, jo rrallë herë kishte shkaktuar pakënaqësi jo vetëm tek kosovarët, mirëpo edhe tek shtetasit e veriut të Shqipërisë. E kosovarët së shpejti pritet të paguajnë biletë edhe për autostradat në territorin e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga ministria e Infrastrukturës. Zëvendësministri, Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i taksës në autostradat e Kosovës nuk pritet të fillojë këtë vit. Siç thotë ai, fillimisht duhet të kryhet studimi i fizibilitetit. “Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në…
Alsat 2019-08-15T17:07:03+02:00 Zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska mohoi se ka qenë në vizitë tek Boki 13, duke shtuar se nuk duhet të komentohet çdo gënjeshtër që përpiqen ta kamuflojnë krimin, por t’i hapet rruga prokurorisë për të kapur kriminelët e vërtetë. Sheqerinska tha se dy të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski tani më janë në paraburgim, por shtoi se rasti “Reket” duhet të zbardhet deri në fund. Sipas saj, askush nuk do të ketë mburojë politike ndërsa kërkoi përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirit në këtë rast. [embedded content] Ne treguam se që nga i pari deri tek i fundit…
Vala e të nxehtit që kishte kapluar bregdetin shqiptar si duket ka mbaruar. Era të forta kanë filluar në Shëngjin duke shkaktuar dëme të mëdha.Përmes një video të publikuar në Facebook shihen pushuesit duke u larguar nga plazhi për shkak të stuhisë së madhe në atë pjesë. Stuhi të tilla kishte pasur para disa javësh edhe në Velipojë dhe në pjesë tjera të bregdetit shqiptar. [embedded content]
Kryeminsitri i Kosovës në detyrë, Ramush Hardinaj pas reagimit të vendeve të QUINT’it për taksën e dialogun, ka thënë përmes një shkrimi në Twitter se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes, raporton Gazeta Express.I njejti ka thënë se është dakord për pjesën se duhet të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës e Servbisë, duke shtuar se ju ka prezantuar vendeve të QUINT’it dhe BE-së draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. “Bie dakord për domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian…

