Author: almakos

Pacientët privat dhe intervenimet private edhe në institucione shëndetësore shtetërore, nuk i mbulon Fondi Shëndetësor. Kështu deklaron drejtori Sasho Klekovski, i cili theksoi se nuk ka pasur komunikim me profesorin Kedev dhe nuk e di për sa raste të dyshimta bëhet fjalë, por beson se nëse janë bërë keqpërdorime, ato do t’i zbardh Komisioni për Mbikqyrje Profesionale për punën e institucioneve të kardiologjisë dhe kardiokirurgjigjisë, në të cilin Komision Fondi përfaqësohet nga dy anëtarë. I pyetur se sa objektiv mund të jetë ky komision i formuar nga ministri Azir Aliu, Klekovski shprehet se aty ka protokolle të caktuara në bazë…

Lexo më Shumë

Deputeti në detyrë, Dashnor Sula, në një lidhje me skype me News24, komentoi sulmin ndaj televizionit, duke e quajtur atë një ngjarje të paprecedentë. Sula theksoi se News24 është një dritare e rëndësishme informative, që pasqyron gjithmonë të vërtetën dhe tregon profesionalizëm, pavarësisht vështirësive. “Vlerat e News24 janë të jashtëzakonshme. Është një media që informon shqiptarët me përgjegjësi. Inkurajoj që të ketë më shumë kurajo dhe vullnet për të sjellë informacione të sakta dhe të pasura,” – tha ai. Deputeti shtoi se stafi i televizionit meriton vlerësim për punën dhe profesionalizmin, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes për media të pavarura.

Lexo më Shumë

Sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, është rritur për 33,8 për qind, ndërsa për 0,6 për qind në transportin hekurudhor, ndërsa në transportin ajror është ulur për 32,8 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin rrugor të pasagjerëve ishte 984,000, në transportin urban-periferik 9,023,000, në transportin hekurudhor 47,000 dhe në transportin ajror arrin 895,531. MARKETING

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim- dega Tetovë Sot, duam të ngrisim zërin kundër një prej eksperimenteve më të rrezikshme që po kryhet mbi arsimin në qytetin tonë – prishja e ndërtesës së Shkollës së Mesme Teknike (“Shkolla Tekstile”) dhe premtimi i rremë parazgjedhor për ndërtimin e një godine të re. Që nga ardhja e Bilall Kasamit në krye të komunës, kjo shkollë ka nisur të degradojë si në infrastrukturë ashtu edhe në cilësi, duke humbur interesin e nxënësve dhe duke pësuar rënie të vazhdueshme. Sot, në vend se të gjendet zgjidhje për zhvillim dhe përmirësim, kemi vendimin absurd për shkatërrimin e…

Lexo më Shumë

Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i kompanisë Meta, ka vendosur të bëjë një veprim të pazakontë për të qetësuar fqinjët e tij në Palo Alto, Kaliforni. Ai ka dhuruar kufje me anulim zhurmash për t’i ndihmuar ata të përballojnë zhurmat e pandërprera nga ndërtimet rreth rezidencës së tij. Që prej më shumë se 14 vitesh, Zuckerberg ka investuar në lagjen Crescent Park, duke blerë të paktën 11 shtëpi dhe duke shpenzuar mbi 110 milionë dollarë. Kjo ka sjellë një transformim të dukshëm në ambientin e lagjes, duke e kthyer atë në një zonë ndërtimi të përhershëm. Ndërhyrjet e…

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të bashkëshortit të saj. Ngjarja raporothet se ka ndodhur në fshain Portëz të Fierit.Policia bën me dije se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Njoftimi i Policisë Drejtoria Vendore e Policisë FierSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 48 vjeçe, banuese në Portëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj, për motive të dobëta.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit,…

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit. Objekti në fjalë është një resort luksoz, i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, i cili përfshin ndërtesa banimi, ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi. Sipas hetimeve paraprake, kompleksi dyshohet se është ndërtuar pa leje në vitin 2017, periudhë kur Halili mbante funksione publike pranë Bashkisë së Durrësit. Fillimisht, autoritetet raportuan për disa struktura të tipit “shtëpi pushimi” të ndërtuara pa autorizim,…

Lexo më Shumë

Anulimi i procedurës për miratimin e ligjit për veprim klimatik, që zgjat më shumë se pesë vjet, ka ndikim negativ në sistemin institucional, koordinimin dhe komunikimin mes institucioneve të përfshira në procesin e ndryshimeve klimatike, vlerëson Enti Shtetëror i Revizionit në raportin më të fundit për gatishmërinë  e shtetit për t’u përballur me ndryshimet klimatike. “Organet kompetente në shtet duhet të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë për përballimin e ndryshimeve klimatike, për shkak se, ndër të tjera, mungon një strukturë e qartë e përcaktuar, si dhe koordinim dhe komunikim midis palëve të përfshira në procesin e ndryshimeve klimatike, ndërsa Plani…

Lexo më Shumë

Dorëheqja e Liburn Aliut nga pozita e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shkaktuar reagime të shumta në skenën politike kosovare. Aliu ka njoftuar se ka dorëzuar letrën e tij të dorëheqjes te Kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se ky vendim është marrë pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky zhvillim vjen në një moment delikat për qeverinë, e cila përballet me sfida të shumta, duke përfshirë menaxhimin e burimeve natyrore dhe planifikimin hapësinor. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka sjellë tensione të reja në politikën e vendit. Lexoni të plotë postimin…

Lexo më Shumë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku. Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi. I riu Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë. E…

Lexo më Shumë

Një tufë elefantësh që kalonin një linjë hekurudhore në zonën Madukkarai të qytetit Coimbatore në rajonin Tamil Nadu të Indisë, kaluan në mënyrë të sigurt përmes një sistemi paralajmërimi të hershëm të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale. Pamjet e ndara nga Departamenti i Pyjeve të Tamil Nadu tregojnë momentin emocionues kur një grup elefantësh kaluan në mënyrë të sigurt shinat e trenit. Ky incident tregon se si teknologjia moderne mund të ndihmojë në ruajtjen e jetës së këtyre krijesave të mëdha dhe të rrezikuara. Departamenti i Pyjeve shpjegoi se kalimi i sigurt i elefantëve bazohet në një sistem të avancuar të…

Lexo më Shumë

Në dy ditët e fundit do të përqendrohet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë me ngritje graduale të temperaturave të ditës, të cilat do të arrijnë deri 38 gradë, kumtoi DPHM. Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt të dielës moti do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e matur, vende-vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa të dielën erë veriore, e cila do të kushtëzojë rënie të temperaturave ditore. Më pas pason periudha e motit stabil dhe më të ngrohtë. MARKETING

Lexo më Shumë