Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, një ditë pas seancës për shpërndarje të Kuvendit, raporton Gazeta Express.Përmes një ftese që i ka bërë Këshillit të Përgjithshëm, është bërë e ditur se do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës. Fillimisht, në rend dite janë rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në, derisa pas saj do të bëhet edhe zgjedhja e kryesisë së re të partisë. Mbledhja mbahet të premten, në selinë e LDK-së, nga ora 17:30. Nuk është bërë…
Author: almakos
Alsat 2019-08-20T10:31:39+02:00 Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku ajo do të japë deklaratë për rastin “Reket”. “Unë jam akoma prokurore speciale. Prokurorët e mi po punojnë në rastet dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të përfundojnë disa rasteke. Sa për deklaratën time sot, shpresoj që me argumentet e mia të shpejtoj hetimet”, tha Janeva. Loading…
Së paku shtatë gra të reja nga Arizona e Shteteve të Bashkuara kanë pësuar fryrje të tmerrshme të buzëve dhe dhimbje pasi pranuar të marrin injeksione të lira në shtëpinë e një gruaje që kishte bërë ofertë tërheqëse për to.Ato thanë se kishin caktuar termine të ndara më 3 gusht në shtëpinë e një gruaje në Maricopa, e cila kishte ofruar çmim dhjetë herë më të lirë sesa çmimi që ofrojnë klinikat e specializuara për këto shërbime. Gruaja kishte thënë se është e licencuar për dhënien e këtyre injeksioneve dhe ua kishte treguar disa fotografi të klientëve të kënaqur që…
Këto momente në objektin e Ministrisë së Tregtisë të Kosovës, ka nisur takimi i ministrit në detyrë të këtij dikasteri, Endrit Shala me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.Bekteshi po qëndron në Prishtinë pas masës që Kosova i shpalli shtetit fqinj rreth importimit të produkteve të mjaltit dhe patateve. Shala dhe Bekteshi pas takimit me dyer të mbyllura do të dalin në konferencë të përbashkët për media.
Mijëra imigrantë sirianë kanë afat deri të martën për t’u larguar në mënyrë vullnetare nga Stambolli, në të kundërtën do të dëbohen me forcë nga autoritetet.Autoritetet kanë kërkuar nga imigrantët e paregjistruar që të kthehen në provincat ku janë regjistruar për herë të parë si pjesë e një plani për ta liruar qytetin nga numri i madh i njerëzve të ardhur. Megjithatë, disa sirianë i kanë thënë BBC-së se shumë njerëz po dërgohen në Idlib, në territorin e Sirisë, ku ende janë duke u zhvilluar luftime të ashpra. Ata thonë se imigrantët po detyrohen të nënshkruajnë dokumente për kthim vullnetar,…
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj përmes Twitterit ka përgëzuar Kancelaren Angela Merkel për rikonfirmimin e mbështetjes për Ballanin Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.Haradinaj ka postuar një fotografi me Kancelaren Merkel gjatë një takimi që ka pasur me të në Berlin. Haradinaj ka shkruar se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. “E përshëndes qëndrimin e kancelares Merkel për konfirmimin e përkrahjes së perspektivës së Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e BE-së sot nga qyteti hungarez i Sopron-it. Bashkimi Evropian do të jetë më i fuqishëm dhe me më shumë mirëqenie me afrimin e…
Më 22 nëntor, dy burra të maskuara kishin hyrë në fabrikën e djathit “Le Comptair” për të vjedhur.Ngjarja ndodhi në qytetin Verviers të Belgjikës. Njëri e kishte kërcënuar menaxherin Muriel me thikë, ndërsa tjetri me çekiç. Pasi u lajmëruan organet e rendit, një nga hajdutët ishte larguar ndërsa Renato nga Kosova ishte kapur, shkruan Sudinfo.be. Pas seancës gjyqësore, kosovari u dënua me 6 muaj, ndërsa prokurori kishte kërkuar dënim 2 vjeçar.
Qeveria Siriane ka kryer një sulm ajror ku ka vrarë 3 civilë në ndalimin e hyrjes në Idlib të një autokolone turke.12 persona të tjerë u plagosën në sulmin në provincën Idlib të hënën, tha ministria turke e mbrojtjes. Qindra civilë tashmë janë vrarë si rezultat i kësaj lufte, dhe ekziston frika se edhe më shumë do të vdesin nëse situata vazhdon të përshkallëzohet.
Alsat 2019-08-20T08:47:42+02:00 Sot pritet që prokurorja speciale publike në dorëheqje, Katica Janeva, të paraqitet për bisedë informative tek prokurorja, Villma Ruskoska nga Prokuroria për krim të organizuar. Janeva do të duhet të japë përgjigje në disa pyetje që u hapën në opinion, pasi që muajin e kaluar u hap rasti “Reket”, në të cilin tani për tani, për zhvatje të biznesmenëve janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski- Zoki Kiçeec. Në incizimet e publikuara audio nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në…
Alsat 2019-08-20T08:36:20+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski sot do të realizojë takim me udhëheqësin e Odës ekonomike të teknologjive informatike dhe kompjuterike MASIT, prej nga do t’i prezantojnë gjendjen dhe sfidat në industrinë e TIK në vend. Në takimin e punës janë paralajmëruar fjalime të presidentit Pendarovski dhe kryetares së Këshillit drejtues të MASIT Aneta Antova Pesheva. Është paraparë edhe prezantim i shkurt për MASIT dhe industrinë TIK nga ana e Anita Nikova, drejtoreshë ekzekutive e MASIT. Loading…
Dje është bërë një muaj qëkur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, por kjo nuk e ka ndalur atë e as kabinetin e tij të marrë vendime. Veprimet që janë marrë nga kryeministri Haradinaj e nga ministrat në largim konsiderohen si kundërkushtetuese dhe si jomorale.Ndonëse më 19 korrik të këtij viti Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ai së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar vazhduan edhe më tej të marrin vendime për çështje të ndryshme, të cilat vazhdimisht u kritikuan nga njohës të çështjeve të drejtësisë. Edhe pas dorëheqjes Haradinaj është paraqitur…
Alsat 2019-08-20T08:27:00+02:00 Sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi do të ralizoj vizitë në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij kosovar Edrit Shala . Ky takim vjen si pasojë e kontestit tregtar mes Prishtinës dhe Shkupit. Kontesti tregtar me Prishtinën filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe ikrave me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Më pas, Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit. Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është…

