Author: almakos

Kryeministri i Britanisë së madhe, Boris Johnson i ka dërguar një letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk duke i kërkuar një tjetër mundësi për të arritur një marrëveshje pasi pasojat e BREXIT, në të kundërt do të ishin shumë shqetësuese për vendin.“Data e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, 31 tetor, po afrohet shpejt. Shpresoj shumë që do të largohemi me një marrëveshje. Ju keni angazhimin tim personal që kjo Qeveri do të punojë me energji dhe vendosmëri për të arritur një marrëveshje. Kjo është përparësia jonë ”, – shkruan Johnson duke vijuar me një sërë argumentesh pse…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-20T12:42:21+02:00 Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme dy persona të cilët ishin bllokuar në malin Sharr, janë shpëtuar nga pjesëtarët e policisë. MPB njofton se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Më 19.08.2019 rreth orës 21:15 në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë është raportuar se E.H (31) dhe vëllai i tij S.H (25), të dy nga Shkupi, rreth orës 14:00, deri sa ishin duke u ngjitur me motoçikleta drejt majës së Titos në malin Sharr ndërsa po planifikonin të arrinin në Strezimir, kanë ngecur në mal ndërsa edhe motoçikletat kanë…

Lexo më Shumë

Një djalosh tre vjeçar i cili kishte humbur para dy ditësh është gjetur i gjallë në pyll. Ngjarja e cila ka ndodhur në Rusi tronditi opinionin rus. Fëmija ishte duke mbledhur boronica me familjen e tij në pyll, kur edhe u shpall i humbur më pas.Kolya Barkhatov, i kërkoi babait të tij nëse ai mund të kthehet në makinë, e cila ishte jashtë pyllit, në qytezën Bolsherchensky, por që kur ai u kthye nuk e gjeti të birin aty. Djaloshi kishte filluar të qajë dhe i kërkonte babait që patjetër të kthehet në makinë, e më pas babai u pajtua…

Lexo më Shumë

Një studim i ri nga një grup ekspertësh paralajmëron se Shtetet e Bashkuara e kanë humbur mbizotërimin ushtarak në rajonin e Oqeanit Paqësor. Sipas tyre, Kina është e aftë ta fillojë dhe ta fitojë një përballje ushtarake edhe para se forcat amerikane ta fillojnë kundërpërgjigjen.Qendra Studimore e Universitetit të Sydney-t e publikuan hulumtimin rreth disa ndryshimeve strategjike që janë duke ndodhur në rajonin e Paqësorit, duke parashikuar shtrirjen dhe zgjerimin e ndikimit kinez. Në raportim e titulluar “Parandalimi i krizës: Strategjia, shpenzimet ushtarake dhe mbrojtja kolektive amerikane në rajonin e Paqësorit” thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më epërsi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-20T12:14:57+02:00 Ka përfunduar takimi në Prishtinë mes ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe homologut të tij kosovar, Endrit Shala. Shala dhe Bekteshi janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit të maqedonase me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova. Ministri kosovar, Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate. Ndërsa, ministri Bekteshi po ashtu tha se pasi të sigurohen nga AVUK do të marrin vendim. Ai…

Lexo më Shumë

Një fotografi po qarkullon në rrjetet sociale, ku një uniformë e Policisë së Kosovës, shihen në mesin e mbeturinave.Uniforma nuk dihet saktësisht nëse është origjinale e Policisë së Kosovës, apo është përdorur për qëllime të tjera, por që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Për më shumë shihni fotografinë ku ka përfunduar kjo uniformë.

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Ministrisë së Tregtisë, Endrit Shala pas një takimi që ka pasur me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi ka thënë se Republika e Kosovës deri në fund të kësaj jave mund të heqë barrierat e vendosura ndaj Maqedonisë së Veriut.Shala tha se sot së bashku me Bekteshin kanë diskutuar lidhur me disa probleme që kohët e fundit disa biznese nga Kosova i kanë raportuar më Ministrinë e Tregtisë gjatë të bërit tregti me Maqedoninë e Veriut dhe vendimit që e kemi marrë si masë reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut. “Ne si MTI jemi…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë testuar një raketë me rreze të mesme veprimi disa javë pas tërheqjes nga një traktat bërthamor me Rusinë, në bazë të të cilit ndalohej testimi dhe përdorimi i këtyre armëve me kapacitet bërthamor. Pentagoni njoftoi se e ka testuar me sukses këtë raketë në brigjet e Kalifornisë.ShBA-ja u tërhoq zyrtarisht nga Traktati për Armë Bërthamore me Rreze të Mesme më 2 gusht pasi e akuzoi Rusinë se e ka shkelur këtë marrëveshje, ndonëse Moska e ka mohuar një akuzë të tillë. Analistët dyshojnë se dështimi i këtij traktati mund të nxisë një garë…

Lexo më Shumë

Financieri amerikan, Jeffrey Epstein ka nënshkruar një testament dy ditë para se të kryente vetëvrasje në një burg të Nju Jorkut, kanë raportuar mediat në Shtetet e Bashkuara.Në disa dokumente të gjykatës është bërë e ditur se pasuria e Epstenit kap shifrën e 577 milionë dollarëve, mirëpo nuk është detajuar se kush janë përfituesit, ka raportuar agjencia e lajmeve, The Associated Press. Epstein ka vdekur teksa ka qenë duke pritur nisjen e seancës gjyqësore kundër tij për akuzat e trafikimit seksual dhe komplote tjera. Një ekzaminues mjekësor në Nju Jork ka thënë se 66-vjeçari, trupi i të cilit është gjetur…

Lexo më Shumë

Dëshira për të pasur fëmijë të shëndetshëm mund t’i inkurajojë disa femra të marrin vendime më të shëndetshme për stilin e tyre të jetesës gjatë periudhës që po tentojnë për një shtazani. Ato bëhen më të ndërgjegjshme mbi ushqimin, pijet , dhe ilaçet që po konsumojnë dhe gjejnë pak kohë për ushtrime fizike, tha mes tjerash ekipi mjekësor në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”Për të optimizuar fertilitetin e femrave, një hap i parë i rëndësishëm është të kujdeseni më mirë për trupin tuaj. Po çfarë mund të bëjmë tjetër? Fillo mbaj shënim frekuencat e ciklit menstrual Një femër që dëshiron…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-20T10:57:14+02:00 Zjarret që kapluar rrethinën e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shuar plotësisht, për momentin nuk ka zjarre të reja në Shkup dhe rrethinë, njoftojnë nga Njësiti kundër zjarreve. Gjatë ditës së djeshme zjarri kishte kapluar malet e fshatit Lubin dhe Kondovë në komunë e Sarajit. Loading…

Lexo më Shumë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka kujtuar vitin 2009, që sipas tij, lidh gjithçka që tani po ndodh në politikë, e që do të ndodhë në javët e ardhshme. I njëjti e ka shpjeguar këtë gjë sipas këndvështrimit të tij, raporton Gazeta Express.Sipas Dedës, mundësinë  e listës së përbashkët opozitare e kanë prishur deklaratat e LDK-së që preferojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje, si dhe Vetëvendosje që do Albin Kurtin për kryeminsitër. Ai ka përmendur edhe koalicionin e Shpend Ahmetit me Ramush Haradinaj, derisa, ka shtur se pret që i njëjti të ndodhë edhe mes Mimoza Kusarit, bashkëpartiakes së…

Lexo më Shumë