Alsat 2019-08-20T12:14:57+02:00
Ka përfunduar takimi në Prishtinë mes ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe homologut të tij kosovar, Endrit Shala.
Shala dhe Bekteshi janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit të maqedonase me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova.
Ministri kosovar, Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate. Ndërsa, ministri Bekteshi po ashtu tha se pasi të sigurohen nga AVUK do të marrin vendim. Ai tha se masa për peshk kanë marrë ndaj të gjitha shteteve që nuk përmbushin standardet e kërkuara nga Maqedonia e Veriut.
Loading…

