Analisti politik, Haki Abazi edhe zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje. Ketë e bëri të ditur Kryetari i VV-së Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.Kurti ka shkruar se njohuria dhe eksperienca e Haki Abazit e bëjnë vlerë të shtuar të Lëvizjes. “Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë”, ka shkruar Kurti. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar për veprimtarinë e bujshme të Abazit duke thënë se ai ka jetuar në 120 shtete të botës…
Author: almakos
Pesë muaj pasi forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara e dëbuan të ashtuquajturin Shtet Islamik nga territori i fundit që e kishin nën kontroll në Siri, grupi terrorist është duke marrë fuqi të reja, po kryen sulme në Irak dhe Siri dhe po i përtërin rrjetet e financimit.Ndonëse presidenti amerikan disa javë më parë tha se Shteti Islamik është mposhtur plotësisht, zyrtarët e mbrojtjes në rajonin e Lindjes së Mesme i shohin gjërat ndryshe, duke qenë të vetëdijshëm se ata që kanë mbetur nga ISIS-i do të qëndrojnë aty edhe për një kohë. Ndonëse ka pak shqetësime se ISIS-i…
Alsat 2019-08-20T14:41:22+02:00 Katica Janeva pas dëshmisë së saj në Prokurorinë për krim të organizuar në lidhje me rasti “Reket” tha se ka dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitares, Janeva komentoi edhe praninë e avokatit të saj, Stevan Pavleski në Prokurori. Ajo tha se ka të drejtë për këshilltar juridik. Në lidhje me incizimin e publikuar nga gazeta “La Veritta” ku pretendohet se dëgjohet zëri i Janevës duke biseduar me Orce Kamçevin, Janeva tha se nuk mund të zbuloj nëse me të vërtet është zëri i saj për shkak se kjo është në interes të hetimit. Në lidhje me telefonat e…
Një grua 84 vjeçare nga Beogradi, e cila ishte e sëmurë kronike pas prekjes nga virusi i Nilit ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.Ajo është viktima e parë që lidhet me ethet e Nilit Perëndimor, një sëmundje virale kjo e transmetuar nga mushkonjat e infektuara. Së fundmi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Virusi i Nilit perëndimor është shfaqur në Ballkan, por jo në Kosovë. Megjithatë, ka apeluar për kujdes të shtuar nga pickimi i mushkonjave. IKSHP-ja thotë se ky virus, mund të shkaktojë edhe vdekje te njerëzit.
Dje një pjesë e Gjermanisë është përfshirë nga stuhi shumë të fuqishme dhe destruktive, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha materialeNë qytetin Langen të Gjermanisë dje stuhia ka shkaktuar erëra dhe reshje të shumta, madje nga shumë ekspertë u cilësua edhe si një lloj i tornados, por që nuk kishte fuqi të madhe. Stuhia rrëzojë pemë dhe dëmtojë disa vetura si dhe një pjesë e këtij qyteti kishte mbetur pa rrymë. Meteorologët kanë parashikuar se më nuk do të ketë stuhi për këtë javë në këtë regjion të Darmstad’it, madje temperaturat do të rriten dhe do të ketë rreze të…
Avioni ishte lodra e preferuar e tij, qysh në vegjëli. Por vite më vonë, avioni do të bëhej zyra e tij. Ajo që nisi si një lojë fëmijërore, tash e dhjetë vite është bërë profesioni i Gëzimit.Gëzim Sahiti, një 32 vjeçar nga Presheva, vendosi që ëndrrën e fëmijërisë ta shndërronte në realitet. Në vitin 2008, ai nisi punën si stjuard në një kompani të vogël fluturimesh, për të punuar më vonë në kompani lidere në fushën e aviacionit. Ndërkaq, në vitin 2016, ai nisi punë të re në Aeroportin e Prishtinës. Megjithatë, mendjen e zemrën i kishte në qiell. Andaj,…
Zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në Danimarkë takuan ministrin e Jashtëm Jepe Kofod dhe Vibeke Pasternak Jorgensen, këshilltare kryesore për punë evropiane e kryeministres. Në vazhdën e takimeve në vendet anëtare të BE-së, Dimitrov ka kërkuar nga vendet anëtare konfirmimin e sukseseve të vendit me zgjatjen e dorës për vazhdimin e procesit të integrimit. Osmani ka theksuar se edhe më tej përqendrimi i qeverisë mbetet te zbatimi i reformave për të sjellë më shumë rezultate në periudhën që vjen, të cilat do ta konfirmojnë përgatitjen e vendit për fillimin e bisedimeve këtë vit. Në takim është…
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka takuar në qeveri liderin e NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limajn.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar këshilltarja e Ramush Haradinajt, Donjeta Gashi, shkruan Gazeta Express. “Po Kryeministri në dorëheqje Haradinaj ka zhvilluar një takim me zotin Limaj me të cilin ka biseduar për të gjitha zhvillimet e fundit në vend”, ka deklaruar Gashi. Haradinaj ka thënë që në takim kanë biseduar për mocionin e së enjtes por jo edhe për koalicion. “Po disponim ka për koalicion por që nuk kemi diskutu për këtë pjesë, kemi folur për mocionin e së enjtës” është shprehur Haradinaj.…
Ilustrim Alsat 2019-08-20T13:43:25+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Bllacë janë gjetur rreth 180 rrënjë të kanabisit. “Më 19.08.2019, policët nga Njësiti për trafikime të jashtëligjshme në bashkëpunim me policët e SPB-Shkup dhe policisë kufitare në Bllacë, afër vendit të quajtur “Vrazhji Vir” kanë gjetur 180 rrënjë të kanabisit, si dhe pajisje për kultivim. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB. Loading…
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, pritet që të japë dorëheqje pasi e sulmoi ashpër me fjalë kryetarin e partisë së të djathtës ekstreme “Lidhja”, Matteo Salvini.Conte, profesor i drejtësisë që u bë i njohur vitin e kaluar pasi u zgjodh udhëheqës i koalicionit mes partisë “Lidhja” dhe lëvizjes “Pesë Yjet”, do të mbajë një fjalim në kuvend të martën në orën 15, rreth dy javë pas largimit të Salvinit nga koalicioni qeverisës. Partia “Lidhja” ka kërkuar mocion votëbesimi kundër kryeministrit Conte, por ai do t’i shmanget një veprimi të tillë në rast se ia dorëzon mandatin presidentit italian, Sergio Mattarella.…
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është takuar sot në Prishtinë me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi për mundësinë e heqjes së masave të vendosura për disa produkte të Maqedonisë së Veriut, që ka ardhur si rezultat i ndalimit të rasadit të peshkut nga Kosova.Ministri Shala dhe Bekteshi janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit të maqedonase me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova. Ministri Shala tha se vetëm pasi të…
Vetëm 24 orët e fundit, pesë raste janë raportuar për dhunë në familje në Kosovë, e prej të cilave shtatë persona janë arrestuarSipas njoftimit të Policisë një person është arrestuar në Han të Elezit pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. I dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. Edhe në Istog e Gjakovë janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Po…

