Alsat 2019-08-20T19:08:26+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot u takua me Jakub Al-Atiki, ambasador i Shtetit të Kuvajtit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje. Në takim, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, janë shkëmbyer opinione për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Kuvajtit, me ç’rast është shprehur gatishmëri e ndërsjellë për thellim të bashkëpunimit si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Presidenti Pendarovski e ka theksuar nevojën e avancimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, me futje të përmbajtjeve dhe formave të reja, ndërsa në funksion të hapjes së…
Author: almakos
Vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Serbi, e cila u njoftua për 29 gusht, është shtyrë, mësoi Tanjug në Ambasadën turke në Beograd.Presidenti turk nuk do të vijë në Serbi gjatë gushtit dhe shtatorit për shkak të “harmonizimit të terminit”, tha ambasada turke. Ishte paralajmëruar se gjatë vizitës së Erdoganit, presidenti serb dhe kreu i shtetit turk në mënyrë solemne do të zyrtarizonin fillimin e punës për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, e cila do të ndërtohet nga kompania turke “Tashyapi”. Vuçiq konfirmoi në hapjen e autostradës “Milos Veliki” se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Serbinë,…
Alsat 2019-08-20T18:58:47+02:00 Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar ndaj partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të cilat në komunikatat e tyre lidhur me inspektorin që po hetohet thanë se bëhet fjalë për vëllain e kreut të degës së BDI-së në Gostivar. Në këtë reagim të firmosur nga kreu i degës Bashkim Hasani është bashkangjitur edhe një dokument për të cilin Hasani thotë se është kontrata e shitblerjes së veturës së vëllait të tij. Në reagim thuhet gjithashtu se këto subjekte nuk gjejnë forma dhe mënyra për të shpifur dhe njollosur me qëllim përfitimin e pikëve politike.…
Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasuf Mjekiqit.Veterani i UÇK’së Nasuf Mjekiqi ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së leukemisë akute. Lajmin për vdekjen e tij e kishin konfirmuar familjarët e të ndjerit, duke shtuar se 42-vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë. Kujtojmë se Mjekqit i nevojiteshin 150 mijë euro për ta trajtuar sëmundjen e tij në Turqi./GazetaExpress
Një kamion transportues është kapluar nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”.Nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me rastin. Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri por për disa kohë, qarkullimi i automjeteve në autostradë është realizuar me vështirësi.
I ftuar në emisionin Frontal në T7, nënkryetari i OVL-UÇKsë, Nasim Haradinaj ka thënë se është një ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës.Sipas tij atë botë kur PDK kishte emrin Partia e Progresit Demokratik, në krye të saj ishte Bardhyl Mahmuti e pastaj me t’u ndërruar emri kishte ardhur Hashim Thaçi. “Mbledhja e parë ishte në Dardani në shtëpinë e Bardhyl Mahmutit, në atë kohë sa ishte Parti e Progresit në krye të saj ishte Bardhyl Mahmuti, në kryesi ishim unë e Ramiz Lladrovci”, ka thënë Haradinaj në Frontal./GazetaExpress
I ftuar në emisionin “Frontal” këtë të martë është nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.Ai duke folur për përplasjet e komandantëve në lidhje me gjykatën speciale tha se duhet hequr dorë nga përdorimi i emrit të UÇK-së për përfitime partiake . “Nuk i shoh si të dobishme, nuk do i ndihmojë në fushatën zgjedhore dhe tashmë ata e dinë, Ushtria është vlerë e gjithë popullit. Vetë fakti që këta po merren me luftën është se tash këta nuk kanë pas as një reformë bindësë për popullin por po dojnë më u shit me këtë trika të vjetra”, ka thënë Haradinaj. Më…
Edhe pse në ambientet brenda QKUK-së është rreptësishtë e ndaluar pirja e duhanit, kjo nuk po i ndalon pacientët që atë ta konsumojnë brenda sallave ku po qëndrojnë të shtrirë për kurim.Gazeta Express ka siguruar një video ku shihet një pacient i QKUK-së (nuk dihet se në cilin repart), duke pirë cigare brenda dhomës ku ishte i shtrirë. I njejti shihet me fasha në duar, si dhe duke pirë cigare anash shtratit të tij. Në të njejtën dhomë, siç dëgjohet edhe nga video ka edhe persona të tjerë, të shtrirë. “Çka sheh njeri në spital”, dëgjohet duke thënë një person./Express/
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka takuar të hënën kreun e PSD’së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës, Fatmir Limajn. Ai tregoi se vetë u ka bërë ftesë krerëve të këtyre dy partive për të biseduar, ndërkaq për Gazetën Express ka treguar se a do të takohet edhe me të parin e AAK’së, Ramush HaradinajMustafa ka thënë se do të takohet me Haradinajn, pasi sipas tij çdo takim është i vlefshëm dhe se nevojitet një proces zgjedhor i rregullt dhe transparent. Mustafa ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Haradinajn edhe pas zgjedhjeve. “Mendoj se do të takohemi. Çdo…
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke inspektuar linjën teknike në rrjetin e ujësjellësit duke filluar nga lagjja “Arbëria”e deri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.Sipas kompanisë rajonale të ujësjellësit ” Prishtina” inpektimi po realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, ku ne si ujësjellës nuk jemi duke u informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet. “Pa ujë të pijshëm, nga orët e hershme të ditës së sotme janë katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të lagjes ,, Arbëria,, dhe ,, Dardania ,, në…
Alsat 2019-08-20T16:43:26+02:00 Zjarret që kapluan rrethinën e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shuar plotësisht dhe për momentin nuk ka zjarre të reja në Shkup dhe rrethinë, njoftojnë nga Njësiti kundër zjarreve. Vatrat e zjarrit që nga mëngjesi i djeshëm patën kapluar një pjesë të pyjeve për rreth fshatit Lubin dhe Kondovë, zjarrfikësit arritur t’i shuajnë plotësisht vetëm më intervenimin nga ajri. Me kërkesë të Komunës së Sarajit, dje pasdite dy hidroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë fluturuar mbi zonën e përfshirë nga zjarri, në përpjekje për ta shuar atë pa rënë nata. Alsat Loading…
Deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se është pro ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe se kundërshtarët e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin si të ishte MetohiNitaj ka shkruar në Facebook se kjo pjesë e Kosovës nuk trajtohet si me qenë Metohi, prandaj autostrada e Dukagjinit sipas tij është e nevojshme si buka. “PO Autostradës së Dukagjinit. Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë. Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit! Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka. Nuk trajtohet…

