Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke inspektuar linjën teknike në rrjetin e ujësjellësit duke filluar nga lagjja “Arbëria”e deri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Sipas kompanisë rajonale të ujësjellësit ” Prishtina” inpektimi po realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, ku ne si ujësjellës nuk jemi duke u informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet.
“Pa ujë të pijshëm, nga orët e hershme të ditës së sotme janë katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të lagjes ,, Arbëria,, dhe ,, Dardania ,, në Prishtinë”.
“Derisa të detektohet saktësisht rrjeti, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kateve të larta të dy lagjeve të lartëpërmendura!”, bën të ditur ujësjellësi i kryeqytetit.



