Alsat 2019-08-20T08:27:00+02:00
Sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi do të ralizoj vizitë në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij kosovar Edrit Shala . Ky takim vjen si pasojë e kontestit tregtar mes Prishtinës dhe Shkupit.
Kontesti tregtar me Prishtinën filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe ikrave me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Më pas, Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit.
Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit./Alsat
Loading…



